TIRANE- Deputeti i PD, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e Krimeve të Rënda e cila shfuqizoi masën ‘Arrest shtëpie’ ndaj Tahirit duke e lënë në ketë mënyrë të lirë ish ministrin e Brendshëm të akuzuar për implikim në trafik droge me grupin Habilaj.

Përmes një postimi në Facebook, Klevis Balliu thotë se Prokuroria është e kapur nga Edi Rama dhe i bindet urdhrave të tij dhe jo ligjit. Sipas tij, drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet dhe demokracia është në rrezik.

Statusi i plotë:
Prokuroria e kapur nga EDVINOVIÇI fakton se i bindet urdhrave të tij dhe jo ligjit
Kryenarkotrafikanti Saimir Tahiri fiton lirinë nga drejtësia e kapur.
TURP, TURP, TURP!
Drejtësia është vënë në shërbim të mafies në pushtet.
Kriminelët, të veshur me kostumin e politikanit, po fitojnë çdo ditë lirinë me urdhër të Ramës.
Ku është Vettingu në Drejtësi?
Shqiptarët duhet të marrin në dorë:
FATET E TYRE
TË FËMIJËVE TË TYRE
TË KOMBIT TONË
Demokracia është në rrezik
5vb
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb