Ardian Cuculi ishte një nga emrat e përfolur për t’iu bashkuar Flamurtarit për sezonin e ardhshëm, por së fundmi duket se destinacioni i mbrojtësit ka ndryshuar.

Sipas portalit “Opinion.mk” 31-vjeçari ka firmosur një kontratë 1-vjeçare me klubin e Kukësit. Kështu, në rast se plotësohet në kohë dokumentacioni i nevojshëm Cuculi mund të luajë në ndeshjen e kthimit të “Europa League” kundër Torpedos.

Kujtojmë se Cuculi luan si mbrojtës i krahut të djathtë, por edhe si qendërmbrojtës. Prej 3 sezonesh ai ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, por më parë ka mbajtur veshur edhe fanellën e Partizanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb