Të paktën 8 kafshë kanë ngordhur pasi një xhaguar u arratis nga kopshti zoologjik Audubon në New Orleans dhe i masakroi.

Fillimisht ngordhën katër lama, një lloj i rrallë zogu (emu) dhe një dhelpër. Të dielën u raportua se më vonë ngordhi një lama tjetër dhe një dhelpër.

Xhaguari u kap dhe u kthye në strehën e tij pasi u qetësua nga një ekip veterinerësh.

Asnjë njeri nuk u lëndua dhe kopshtin zoologjik u rihap të dielën.

Kopshtin zoologjik i mori lamat në mars nga ferma në Alabama dhe Misisipi. Lama që vdiq të dielën ishte e fundit që jetonte në kopshtin zoologjik.

Një dhelpër e plagosur është nën monitorimin e veterinerëve. Nuk është e qartë sesi kafsha arriti të shpëtonte ndërsa po hetohet ngjarja.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: