Edmond Bego biznesmeni 48 vjecar i arrestuar dy ditë më parë në Greqi, pritet të dalë sot para gjykatës së shtetit fqinj për t’u njohur me masën e sigurisë.

Biznesmeni shqiptar, i njohur si mik i Aldo Bares, u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen. Bego u ndalua për llogari të shtetit Italian pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës.

Arrestimi i tij ka hapur një tjetër front lufte mes opozitës dhe maxhorancës. PD akuzoi qeverinë se i ka siguruar mbështetje dhe se policia nuk e ka arrestuar me gjithë dënimin në Itali. Por nga ana tjetër maxhoranca distancohet nga Bego dhe thotë se ai u lirua nga Gjykata e Lartë që i uli dënimin duke drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb