Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj ka thënë dorëheqje. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se ka pranuar dorëheqjen e Reshitaj, ku sipas tij, ajo ka arsyetuar se deri te ky vendim ka ardhur për arsye “personale”.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka falënderuar Reshitajn për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka shkruar në Facebook kryeministri Haradinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: