TIRANË- Kryeprokurorja Arta Marku prezantoi sot në Komisionin e Ligjeve raportin vjetor të 2017-s për institucionin që drejton, ndërsa nuk i kurseu fjalët kur vjen puna për t’ju dëgjuar zëri.

Ajo foli për më shumë procedime penale për korrupsion gjatë këtij viti, për debate profesionale mes prokurorëve dhe u ndal në shifra konkrete por kjo me sa duketi hoqi vëmendjen anëtarëve të komisionit.

Ndërsa ata u dëgjuan teksa bënin muhabet, zonja Marku ngriti disi zërin dhe kërkoi të mbahej qetësi.

Kërkesës së saj iu përgjigj kryetari Ulsi Manja i cile e këshilloi ta përmblidhte diskutimin. Në këtë rast, zonjës Marku i takoi të vendoste sërish pikat mbi “i”.

Arta Marku:
Mabani pak qetësi ju lutem
Ulsi Manja: Po dhe ju raportin disi më të Më përmledhur…
Arta Marku: E shoh që jeni lodhur por prokuroria ka punë

Me të thënë këtë, ajo vijoi me raportimin, ndërsa zoti Manja ndërhyri disa herë për të vënë qetësi.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb