TIRANE– Komisioni i Ligjeve është mbledhur sot, ku kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku po raporton për veprimtarinë e Prokurorisë për vitin 2017. Që në nisje opozita ka thënë se mbledhja për raportimin e veprimtarisë së kryeprokurores nuk është e përcaktuar në kalendarin e punimeve dhe duhet të anulohet, por kryetari i Komisionit Ulsi Manja tha se kjo nuk është e vërtetë sepse kalendari i punimeve është miratuar bashkë me opozitën.

Debatet:
Edi Paloka: Zgjedhja e Arta Markut si kryeprokurore është anti-kushtetuese.

Vasilika Hysi: Arta Marku do raportojnë për 5 rekomandimet.

Silva Caka: Është bërë një kërkesë nga PD-LSI dhe kemi kërkuar të anulohet mbledhja, pasi nuk është përfshirë në draft kalendarin e punimeve për të raportuar Arta Marku. Dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI kanë kërkuar të anulohet kjo mbledhje.

Ulsi Manja: Jam vënë në dijeni për këtë kërkesë të PS dhe LSI që raportimi i Prokurorisë mos ishte sot. Kolegë ky është programi i miratuar deri në fund të sezonit (tregon dokumnetin) ku thuhet ndër të tjera se do diskutohet edhe raporti i veprimtarisë së prokurorisë për vitin 2017. Kur është miratuar ky kalendar ka qenë edhe opozita dhe është një punë normale që bën çdo komision. Per kerkesen e dy kryetareve të grupeve parlamentare te PD dhe LSI unë sapo e dhashë përgjigjen.

Gent Strazimiri: Mbledhja e sotme është klandestine. Ora dhe data bëhet që të jenë të gjithë të pranishëm.

Ulsi Manja: Raportimet vjetore futen automatikisht në rend dite.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: