TIRANE– Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm deputetin Tom Doshi, i cili në 2015-ën deklaroi se i kishin organizuar një atentat. Mësohet se gjykata ka dënuar me 1 vit burg ish-deputetin Mark Frrokun dhe Durim Bamin.

Pavarësisht kësaj mase Frroku nuk do të shkojë në burg, ndërsa për 1 vit dhe 4 muaj do të jetë në dispozicion për shërbim prove. Sakaq, edhe Bami duke qenë se ka qenë për një periudhë në burg dhe arrest shtëpie, e ka shlyer dënimin e tij.

Kujtojmë se Prokuroria e Tiranës në pretencën e saj këkoi dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi, ish-deputetin Mark Frroku edhe për Durim Bamin.

Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi. Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: