TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka dhënë sot pretencën duke kërkuar dënimin me 1 vit burg për deputetin Tom Doshi dhe ish-deputetin Mark Frroku.

Pretenca është dhënë gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Tiranës, ku gjithashtu organi i akuzës ka
kërkuar 1 vit burg edhe për Durim Bamin. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar, secili prej tyre sipas Prokurorisë duhet të kalojë 8 muaj pas hekurave.

Të tre akuzohen për kallëzim të rremë për “atentatin” e supozuar ndaj deputetit Tom Doshi.
Dosja e kësaj çështjeje të shumëpërfolur qëndroi për muaj të tërë e bllokuar në Gjykatën e Lartë dhe më pas ka lëvizur në Gjykatën e Krimeve të Rënda dhe më pas sërish në Gjykatën e Lartë.

Çështja bëri bujë në vitin 2015, kur deputeti Tom Doshi tha publikisht se kishte zbuluar një atentat që do të bëhej ndaj tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb