Nga Ornela Manjani
Agjencia e Trajtimit të Pronave publikon listën me 10 mijë dosje ish-pronarësh, që janë në proces shqyrtimi nga kjo agjenci. Kërkuesit janë në qarkun e Korçë. Në listën e përditësuar jepet numri i dosjes dhe data e aplikimit, gjeneralitet e kërkuesit, sipërfaqet e njohura për kompensim, dosjet për pronarët që kanë marrë vendim negativ dhe dosjet që duhet të plotësohen. Dosjet janë të viteve 1993 deri në vitin 2008. Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vënë në dispozicionin të pronarëve formularin-tip, “Informacion në lidhje me ecurinë e dosjes”, i cili duhet të plotësohet dhe të dorëzohet në ‘Agjenci’ për t’u njohur me fazën në të cilën ndodhet shqyrtimi i saj. Agjencia Trajtimit të Pronave është e detyruar që brenda 15 ditëve nga momenti i dorëzimit të kërkesës t’i kthejë përgjigje pronarit në lidhje me ecurinë e dosjes.

FORMULARI
Formulari i aplikimit për informacion në lidhje me ecurinë e dosjes është i ndarë në tri seksione. Aplikanti duhet të plotësojë gjeneralitet, adresën dhe të jetë i pajisur me mjet identifikimi në momentin e aplikimit. Në seksionin e dytë duhet të jetë përshkruar në mënyrë të saktë se në lidhje me çfarë kërkon informacion pala e interesuar, në këtë rast pronari që ka aplikuar për kthim e kompensim prone. Dhe në seksionin e fundit janë të specifikuara pesë dokumentet që duhet të disponojë pronari në momentin e aplikimit.

APLIKIMI
Për t’u njohur me ecurinë e dosjes, subjekti duhet të plotësojë dhe të paraqesë dorazi ose me postë pranë ATP-së kërkesën përkatëse me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes, fotokopje të kartës së identitetit, dëshmi trashëgimie dhe prokurë të posaçme. Në faqen zyrtare të ATP-së mësohet se subjekti plotëson kërkesën me shkrim për informim në lidhje me ecurinë e dosjes pranë Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun, në ‘Agjenci’. Më pas, kërkesa i kalon zyrës së protokollit, e cila pasi e protokollon, ia dërgon të gjitha kërkesat e ardhura drejtorit të përgjithshëm. Kreu i AKKP-ës ia delegon kërkesat sektorit përkatës për ndjekje dhe zbatim. Më pas, sektori përkatëse përgatit informacionin e kërkuar dhe njofton subjektin. Në përfundim të shqyrtimit, subjekti paraqitet pranë zyrave të ATP-së për të tërhequr shkresën e kthimit të përgjigjes në lidhje me ecurinë e dosjes ose i dërgohet me postë, sipas kërkesës. Aplikimi për kërkesën për informim mbi dosjen nuk ka kosto.

Dokumentacioni që duhet të paraqisni
Formulari-tip
Fotokopje e kartës së identitetit
Kopje vendimi nga ish-KKP/AKKP (nëse ka)
Dokumente të tjera

Listën e plotë me emrat e gjeni sot në Gazeta Shqiptare print, në çdo pikë shitjesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: