Qeveria Amerikane ka kërkuar konfiskimin e 4,000 bitcoin-ëve të cilët u zunë gjatë një sulmi ndaj tregjeve të zeza, monedha të cilat së bashku kapin shifrën e 24 milion dollarëve.

Sipas të dhënave të Departamentit të Drejtësisë, monedhat u morën nga dy persona, Ryan Farace dhe Robert Swain të cilët thuhet se janë marrë me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës në “darkweb” tregjet e zeza online.

Dy të akuzuarit shisnin drogë në këmbim të bitcoin, një shumë e grumbulluar përgjatë periudhës Nëntor 2013 deri në Qershor 2017.

Qeveria kërkon konfiskimin jo vetëm të 4,000 bitcoinëve por edhe të 5.6 milion dollarëve të përfituara nga dy të pandehurit përmes shitjes së drogërave.

Aprovimi i një kërkese të tillë do të përbënte konfiskimin e radhës të monedhave kriptografike nga autoritetet Amerikane të cilat do të jenë subjekt i një ankandi në treg.

Kjo nuk është hera e parë që autoritetet kanë konfiskuar bitcoin. SHBA-të kanë përfituar së shumti nga bitcoinët e konfiskuar nga Rruga e Mëndafshit me 80,000 bitcoin të nxjerra në ankand gjatë periudhës 2013-2014.

Po këtë vit 3,800 bitcoin u shitën në ankand për 51 milion dollarë, njofton CryptoWorld.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: