TIRANE- Në një kohë kur Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) po zhvillon seancën e dyte për vlerësimin e vendimit të KPK nëse ish-kryeprokurori, Adriatik Llalla, do t’i nënshtrohet ose jo procesit të vettingut, vjen reagimi nga avokati i tij, Sokol Hazizaj.

Ky i fundit i pranishëm në seancën e sotme tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi i drejtësisë ishte në përmbajtje të së drejtës. Ai tha se klienti i tij i kishte mbaruar mandati i kryeprokurorit, ndërsa shtoi faktin se nëse ai jep dorëheqje nga sistemi, rivlerësimi ndërpritet.

Mes të tjerash avokati tha se dorëheqja e Llallës nga sistemi është akt sublim, ndërsa shtoi se ish-kryeprokurori i hapi rrugë të tjerëve.

“Neni 179/b i Kushtetueses thotë; përpos parashikimit të sistemit të vlerësimit garanton sistemin e të drejtës citon në pikën 3 të saj; të gjithë gjyqtarët, duke përfshirë edh ata të Kushtetues, edhe prokurorët, edhe prokurorin e Përgjithshëm, i nënshtrohen rivlerësimit. Çka ndodhur në të vërtetë? Për shkak të qenësisë, që i mbrojturi prej meje në kohën që filloj procesi i rivlerësimit ishte në detyrë ende, ka nisur rivlerësimi. Pas përfundimit të mandatit dhe me kërkesë të tij prokurori i përgjithshëm emërohet në detyrën e mëparshme, ose në Gjykatën e Apelit. Në raport me diskutimin në këtë dispozitë, është provuar se subjekti i rivlerësimit Llalla ka ushtruar mandatin e plotë të prokurorit të përgjithshëm, pra nuk është si rastet e shkarkimit. Ka përfunduar mandatin që ia dha Kuvendi i Shqipërisë dhe për shkak të dispozitave, përfundoi mandatin. Jo vetëm kaq, por ligjbërësi, besoj tek ai, ndaj e konstatoj elementin korruptiv, ndaj edhe i dha mundësi njerëzve jo për t’u dorëhequr nga analiza e korrupsionit, por për të respektuar të drejtën themelore të tij. Ne nuk kemi ardhur të mbrohemi nga fajësia. Jo për të kundërshtuar komisioneren, por për të mbrojtur një shtetas që ka konsumuar në kohë të plotë mandatin. Ai e ka ushtruar këtë mandat. Në këtë rast procesi i rivlerësimit ndërpritet. Çfarë ka bërë subjekti Llalla? Ka hequr dorë nga e drejta për t’u kthyer në detyrën e mëparshme, si dhe nga çdo e drejtë tjetër”, pohoi avokati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: