TIRANE– Tashmë të gjithë ata që nxjerrin si justifikim gjakmarrjen për të përfituar azil në vendet e BE-së, do ta kenë të pamundur. Kjo pasi Policia e Shtetit ka krijuar bazën e të dhënave për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri. Akses i shpejtë i informacionit vetëm për qëllime policore për evidentimin e të gjitha rasteve të ndodhura në vite, evidentimin e individëve dhe familjeve të prekura nga ky fenomen, evidentimin e individëve dhe shoqatave që merren me trajtimin e rasteve të pajtimeve.

Gjithashtu kjo bazë të dhënash do të shërbejë dhe parandalojë abuzimin me kërkesat për azil, duke shkëmbyer në kohë informacion të ndërsjelltë policor me partnerët e atyre vendeve ku shtetas të ndryshëm shqiptarë përfolin këtë motiv për të kërkuar azil. Për herë të parë, Policia e Shtetit po krijon një bazë të të dhënave për gjakmarrjen në Shqipëri, për evidentimin dhe historikun e individëve apo familjeve të prekura nga Gjakmarrja.

Gjatë viteve të fundit fenomeni i gjakmarrjes është keqpërdorur nga shtetas të ndryshëm shqiptarë për të përfituar statusin e azilantit në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Vazhdimisht Policia e Shtetit merr kërkesa nga homologët e tyre për verifikimin e deklaratave të shtetasve shqiptarë që pretendojnë se janë në gjakmarrje. Administrimi i një baze me këto të dhëna do të shërbejë për parandalimin e kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar. Baza e të dhënave do të ndikojë gjithashtu pozitivisht në punën e Policisë së Shtetit duke ofruar konsultimin e të dhënave dhe marrjen e informacionit në çdo kohë për fenomenin e gjakmarrjes në Shqipëri.
21271199_2027732580846436_7146659199494611822_n

21271318_2027732494179778_6269016823913551480_n (1)

21272466_2027732544179773_5493462290608560998_n

21370869_2027732524179775_4645996768812306744_n
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: