Ka përfunduar ndeshja midis Bajernit të Mynihut dhe Eintraktit të Frankfurtit me fitoren e skuadrës së drejtuar nga Niko Kovaç. Trajneri kroat arriti të fitonte betejën me ish-skuadrën e tij dhe me një rezultat bindës, 5-0.

Në këtë ndeshje shkëlqeu Robert Levandovski i cili shënoi një “hattrick” në këtë ndeshje. Goli i katërt u shënua nga Kingsli Koman duke treguar se është një lojtar që meriton një vend në formacionin e kampionëve të Gjermanisë.

Ndërkohë goli i pestë që vendosi dhe rezultatin final të ndeshjes, u shënua nga Tiago Alkantara./panoramasport/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: