TIRANE– Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të PD se ai ka lidhje me biznesmenin e arrestuar në Greqi për llogari të Italisë, Edmond Bego. I pyetur nga gazetarët për këtë çështje gjatë konferencës me dy deputetët gjermanë, Balla tha se e njeh biznesmenin familjarisht, por nuk i është ofruar mburojë politike.

“Lidhur me akuzat e gojëtarëve të PD do i përgjigjesha vetëm njërës. A ka qene sundimi i ligjit i njëjtë edhe për këtë person, apo ka siguruar mburojë politike? Për ne dhe për mua personalisht sundimi i ligjit është dhe duhet të jetë i njëjte për të gjithë. Personin në fjalë e njoh, njoh bashkëshorten e tij dhe fëmijët, por kurrë nuk i është ofruar një mburojë e tillë politike dhe përgjigjen për ketë e ka dhënë dje policia e shtetit. Në fund të kësaj historie do kemi një pjesë të Babale të serisë 3.Personi nuk ka qënë në kërkim. Pas verifikimit që zgjat 40 ditë, do të shohim nëse personi ka pasur ndonjëherë nevojë për mburojë politike. I njëjti person nuk mund të kryejë të njëjtin dënim për një vepër që e ka kryer 10 vjet më parë. Nëse PD ka dyshime, të shkojë në prokurori të bëjë kallzim penal. E sfidoj PD-në që të çojë çështjen në prokurori. Siç edhe ndodh në Gjermani”- tha Balla.

Edmond Bego, biznesmeni shqiptar që u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, është arrestuar për llogari të shtetit Italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë). Edmond Bego do të qëndrojë në burgun e Korfuzit në pritje të kërkesës për ekstradim nga autoritetet italiane.

Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se Bego i cili rezulton me disa emra dhe një biznesmen i suksesshëm në Shqipëri ka pranuar për policinë greke se është personi i kërkuar por ka deklaruar se e ka kryer dënimin. Sipas ligjeve greke, afati për pritjen e kërkesës nga Italia është 10 ditë. Nëse urdhri i arrestit është në fuqi, atëherë Bego ekstradohet drejt Italisë dhe duhet të përballet me drejtësinë atje. Nëse ky urdhër ka rënë, Bego lirohet me vendim të kryetari të gjykatës së Apelit në Korfuz dhe kthehet në Shqipëri.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb