GJIROKASTER– Reshjet e shiut gjatë orëve të natës së kaluar kanë shkaktuar rrëshqitje të dherave në Qarkun e Gjirokastrës. Gazetarja Brikena Metaj raporton për “BalkanWeb” se në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, lëvizja e automjeteve është mundësuar me një kalim deri në orën 11:00, pasi një masiv dherash kishte bllokuar rrugën.

Në pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” dukej se balta kishte vërshuar mbi rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në këtë aks rrugor.

Mësohet se rrëshqitja e dherave ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm, dhe pas ndërhyrjes së punonjësve të mirëmbajtjes është mundësuar pastrimi i rrugës dhe është liruar qarkullimi në të dy krahët e rrugës.
rreshqitje-dherash-ne-gjirokaster-1
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb