KORCE – Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 6.

Në momentin e zjarrit në banesë ka pasur edhe familjarë, mëson BalkanWeb.

Njëri prej tyre ka marrë lëndime në përpjekje për të shuar flakët. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë duke lokalizuar flakët.

Policia po punon për zbardhjen e shkaktu të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: