TIRANE- Përveç banorëve në zonën e Shkozës, një tjetër banore që jeton në zonën e “Kodrës së Priftit” ka denoncuar prishjen e banesave për zgjerimin e rrugës.
Në videon e dërguar në adresën e “BalkanWeb” duket momenti kur një fadromë prish një vilë dy katëshe, ndërsa një tjetër pranë saj pothuajse është shembur.
Qytetarja në fjalë shpreh shqetësimin se askush nuk i ka lajmëruar më parë, deri në momentin që fadromat iu shkuan në shtëpi.
Videoja dhe fotot nuk kanë nevojë për shumë koment.
(BalkanWeb)