Ditën e shtunë në ndeshjen ndaj Alavesit, Barcelona do të ketë një detaj shtesë në fanellën e saj. Detaji i zbuluar nga Footy Headlines, përfshin logon e La Ligës, që do të mbahet nga Barcelona meqëata janë kampionët në fuqi të kompeticionit për sezoni 2-17-2018.

Ky proces është tashmë i përshtatur në shumë kampionate dhe kompeticione të ndryshme. Inspiruar nga logo e La Ligas, ajo përfshin një qarkore e artë e cila do të mbahet në fanellat e lojtarëve nga lojtarët e Barcelonës.

Në atë logo, do të jetë i vendosur përshkrimi, ”17/18” që tregon për sezonin, kur Barcelona e fitoi titullin e kampionatin. Kjo llogo do të mbahet në pjesën anësore të fanellës së Barcelonës.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb