Eden Hazard pritet të jetë një nga protagonistët e ditëve të ardhshme. Duket se lojtari i Çelsit, ka nisur një luftë midis Realit dhe Barcelonës.
Barcelona nuk ka hequr dorë nga përpjekjet për ta transferuar Eden Hazardin e Chelseat këtë verë, sipas Onda Cero.
Barça ka menduar sesi ta transferojë belgun. Sipas radio stacionit spanjoll, Barcelona është e gatshme ta ofrojë Ousmane Dembelen plus një shumë parash për Hazardin.

Hazard është futbollist për të cilin drejtuesit e klubit katalanas janë shumë të interesuar . Siç raporton SPORT, drejtuesit kanë biseduar me agjentin e lojtarit për të konfirmuar se ai dëshiron ta braktisë Çelsin dhe të vijë në ligën spanjolle.

Pas Kupës së Botës 2018 në Rusi, ku Hazard zuri vendin e tretë me Belgjikën, ai foli për të ardhmen duke lënë të kuptohej se dëshiron të largohet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb