TIRANE- Ndonëse sot kryetari i PD-së Lulzim Basha doli të sqaronte foton me vëllain e Alfred Vladit, njërit prej porositësve të “Toyota”-ve ku u gjetën 3.4 mln euro të padeklaruara, një tjetër version për ngjarjen e jep deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Në një intervistë për “BalkanWeb” me gazetarin Erjon Skëndaj, deputeti jep më shumë detaje se vetë kryetari Basha. Ai shprehet se fotoja për të cilën flet Balla është realizuar në ditën e 26-vjetorit të themelimit të PD-së kur çdo qytetar hynte e dilte në selinë e kësaj partie.

Ata kanë publikuar një foto që komprometon liderin tuaj, me vëllain e një prej personave të ndaluar për 3.4 mln euro në dy Toyota Yaris?
Salianji: Ne që jemi në politikë, mund të jemi kudo mes njerëzve. Ne bëjmë foto me persona që nuk i njeh. Foto e asaj dite më kujtohet është dita e hapur e PD me rastin e 26 vjetorit të themelimit të partisë. Të gjithë qytetarët hynin në seli.

CFARE THA BASHA PER FOTON
“Parashtrimi i fotos vërteton vetëm se Balla është kapobanda, dhe e ka marrë atë foto nga banda e Elbasanit. Nuk e mbaj mend, dhe as nuk më ka prezantuar njëri me atë person. Një gjë mund të them, nëse është ai, ta marrin ta arrestojnë tani në këtë moment. Nuk e mbaj mend momentin e takimit. Disa thonë se mund të ketë qenë në kuadër të një fushate në Dibër, por s’e mbaj mend. Unë takoj mijëra njerëz. Personi në fjalë nuk më thotë gjë. Policia është njoftuar nga partnerët dhe ato janë para droge që pastrohen me garancinë e kupolës socialiste. Në këtë rast nga Balla. Sepse Taulant Balla është garantuesi i eurove”, u shpreh kryedemokrati Basha.

AKUZA E TAULANT BALLES
Taulant Balla tregoi dje në Kuvend një foto tek e cila pretendon se shfaqet vëllai i një prej porositësve të “Toyota”-ve me 3.4 mln euro, në zyrën e kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Balla nxjerr foton
“Ja ku është me vëllain e një prej personave të shpallur në kërkim A.V. dhe E.V. në zyrën e Lulzimit, kjo është e pakundërshtueshme. Këtë provë do ia dorëzoj drejtësisë”,- u shpreh Balla.
WhatsApp Image 2018-06-28 at 13.39.27
“Kjo është prova më e qartë që është jo një njeri i paaftë por budalla që njofton vëllain e mikut të mos i bjerë nga Ankona por nga Bari. Dua ta kem përballë për këtë çështje”,- tha Balla ndërsa tregonte me gisht personazhet në foto.
WhatsApp Image 2018-06-28 at 13.39.28
Më tej socialisti vijoi akuzat, duke e sfiduar kryedemokratin Basha me fjalët: “Besoj që Toyotën me euro e prisje ti”.

(m.a/e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb