Denoncimi i fortë i Bashës: Rama përdori këtë kriminel të kërkuar nga Interpoli për të fituar zgjedhjet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bërë një denoncim të fortë ditën e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” ndaj kryeministrit Edi Rama.

Ai ka zbuluar me emër dhe foto, një kriminel që sipas tij kërkohet nga Interpoli, dhe që kreu i qeverisë e ka përdorur për fushatat e tij në vitet  2017, 2015, 2013, 2011, 2009.

Basha nxorri live në emision foto të Durim Keçit me Blendi Klosi, dhe pjesëmarrjen e tij në takimet e Partisë Socialiste.

Kreu i PD tha se ekzistojnë dhe tabulate telefonatash, ku tha se thuhet: “Sa të jetë Edi Rama kryeministër, nuk ka bir … të eskktradojë Keçin në Itali”.

“Pse nuk është ekstraduar, mund të humbasë rrugës, mund ta çojë në shtëpi e të arratiset, ashtu si Mark Frroku pasi takoi në Pukë Edi Ramën

Në Shijak e Durrës Keçi ka bërë namin, falë tij e mori pushtetin Edi Ramëa dhe Vangjush Dako

Lista e Interpolit kontrollohet nga Rama, ai e vendos se kush do arrestohet dhe jo. Rama nuk i çon në burg, se Rama është bosi i bosëve,” tha Basha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: