TIRANE-Pas përgjigjes së kreut të PD, Lulzim Basha rreth thirrjes që i bëri kryeministri, ku i kërkonte dialog për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, kreu i ekzekutivit ka reaguar sërish në Facebook.

Basha theksoi më herët  se i vetmi ‘pakt’ që ka nevojë Shqipëria është pakti për Kushtetutën dhe shtetin ligjor duke shtuar se mbështet 4 kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian. Por kryeministri thotë në statusin e fundit në Facebook se Basha rifilloi avazin dhe nuk do dialog.

“Rifilloi avazi!Jo ne, po edhe SHBA/BE e kanë gabim! Dhe prapë s’duan as dialog kur u thua votat ne i kemi po duam zgjidhje të përbashkët”- thotë Rama në statusin e tij.

tbn

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: