TIRANE-Kreu i PD Lulzim Basha ka replikuar me kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së Kuvendit. Basha tha se Rama ka përgjegjësi për largimin e shqiptarëve jashtë vendit.

Duke iu referuar krimit dhe drogës, Basha tha se ‘peshkatari është peshku më i madh’, por Rama iu përgjigj me ironi se këtë shprehje ja ka vjedhur Nard Ndokës. Kryedemokrati replikoi sërish.

“Rama ty nuk të ka caktuar njeri sekretar të PD. Ti ke përgjegjësi për largimin e shqiptarëve nga vendi. Ti nuk je pjesa e zgjidhjes. Ti je ‘peshku’ madh nuk mund të jesh dhe peshkatari. Ti je peshku i madh… Bluaje pak se sot mund të duket një fjalë nga unë dhe nesër do ja dëgjosh krismën”- tha Basha.

Rama tha më herët se: ‘Po marr fjalën të vë në vend nderin e një filozofi, Lulzim Basha tha ‘Peshkatari është peshku më i madh. Unë e ftoj Ndokën t’i zgjidhi me gjyq për të drejtën e autorit.

Bëri shumë herë pyetjen cfarë përgjegjësie të mbaj unë, cmund të mbajë kreu i PD nga humbja në humbje, ska c’të mbajë, se Saliu është si është është kush është përgjegjësinë kur humbi e mbajti’.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: