TIRANE – Pas një sezoni të gjatë me projekte të reja Elvana Gjata ka udhëtuar drejt Nices, në Francë, aty ku mbrëmjen e sotme do të mbajë koncert diva e muzikës pop, Beyonce dhe bashkëshorti i saj, Jay Z.

Dihet tashmë që Elvana është një adhuruese e Beyonce dhe këtë e ka treguar shpeshherë, frymëzim për muzikën e saj, model për performancat e jashtëzakonshme.
Kjo nuk është hera e parë që Elvana ndjek nga afër një koncert të Beyonce.

Dy vjet më parë, ajo ishte në Gjermani, kur ylli i pop-it bëri disa koncerte. Ndërsa sonte, këtë emocion të përsëritur do ta jetojë pesëfish. Bashkë me të, në Nice janë edhe çifti Ami dhe Ermali, si edhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayışman, dhe bashkëshortja e tij, Almeda Abazi.

Pak para se të fillojë koncerti, Elvana, Ermali, por edhe Amarda e çifti i njohur kanë ndarë me të gjithë miqtë virtualë emocionet e një eventi, të cilat do të donin të gjithë t’i jetonin.

Në një foto ku ka dalë bashkë i gjithë grupi, Ermali shkruan: “Kur vjen puna te Beyonce & Jay Z, jemi të gjithë fansa…” Ndërsa pak minuta më pas, bashkë me Amin, ai ka postuar edhe një foto duke treguar biletat.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb