TIRANE- Përveç akuzave në drejtim të opozitës, kryeministri Edi Rama nuk kurseu as batutat, që nga ‘kanotiera e sulmuesit’ e deri tek vizioni i liderit Lulzim Basha.

Kreu i qeverisë theksoi me ironi se e vetmja gjë që ka në dorë PD-ja është kanatierja e ‘sulmuesit’, që sipas tij e ka Berisha, të cilën opozita sipas tij e than dhe lanë.

“Përgjegjësinë nuk e kuptoni, nuk e thithini. Me ngushëllimet e mia të përzemërta, ngushëlloj zgjedhësit tuaj. Ju jeni jetim ata jo. Ne do qeverisim njerëzit pa i ndarë në; tonët dhe tuajt. Në fund miqësisht, thoni ça të doni, hajdeni këtu. Miqësisht, kur të jeni vetëm bëjani vetes këtë pyetje, për ça mund t’ju votojnë shqiptarët. Për vizionin e ri? Laj thaj. Ju për vizion keni kanatieren e re të sulmuesit të Saliut. Ju jeni turp i gjallë, rrëmujë para porte dhe të dalë ku të dalë. Apo do t’ju votojnë për lider; laj-thaj, arno rrobat e vjetër, dhe t’u thuash lojtarëve ‘merruni me këmbët e lojtarëve se topat i shohim’. Ju ejani bjerini këmbëve këtu me kanotierën e sulmuesit këtu. Ju nuk keni faj, unë këtë e dëshmoj para shqiptarëve; ju nuk keni faj.”, tha Rama.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: