TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të një qytetari thotë se po përgatitet lirimi i një trafikanti me lidhje familjare me nëndrejtorin e kufirit për Shqipërinë.

Sipas denoncuesit, më datë 25 ose 26 korrik do të dalin në gjyq 39 personat e arrestuar për trafik njerëzish në SHBA, Kanada e Angli por se nga këta, 4 do të lirohen me kusht, mes tyre edhe Artur Karaj, vëllai i nëndrejtorit të kufirit.

STATUSI I BERISHËS
Përgatitet lirimi i trafikantit vëlla i narkodrejtorit të lartë të Noriegës!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb
“Respekte zoti Berisha. Ky lajm është 99% i vertetë më dt. 25 ose 26 do zhvillohet gjyqi ndaj 39 personave të arrestuar për trafik të qenieve njerëzore USA Kanada Angli një finalizim i Operacionit nga policit e Europol e Interpol në vendin tonë e me këto dt. të sipërpërmendura pritet të lirohen me kusht ose detyrim paraqitje 4 persona mes këtyre është Artur Karaj vëllai i nëndrejtorit të kufirit për Shqipërinë z.Xhevahir Karaj që deri në vitin 2013 ishte i pa punë i shkarkuar e i larguar nga Policia e Shtetit pas çuarjes për ndjekje penale mbas vizitës së ish-kryeministrit të asaj kohe në Vlorë z. Fatos Nano. Xhevahir Karaj në çdo kontroll që bën për analizë pune në pikat kufitare merr zarfin e radhës me mijëra euro brenda e me këta qindra mijëra euro ka shkolluar dy djemtë e tij në Angli e Gjermani në ditët kur gjykata mbyllet pritet lirimi i Artur Karajt si i pafajshëm. ju lutem anonim”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb