TIRANE– Kryeministri Edi Rama dhe 14 ministrat e tij, përfshi edhe zëvendëskryeministren janë betuar para Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ashtu siç ishte përcaktuar më herët, kryeministri Edi Rama iu drejtua bashkë me ministrat e rinj, në institucionin e Presidencës në orën 17:00.

Duke nisur nga kryeministri, të gjithë ministrat pasi vunë dorën mbi Kushtetutë, firmosën një nga një emrat e tyre dhe më pas shkëmbyen dorën me presidentin Ilir Meta.

Pjesë e kësaj ceremonie, në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit, është edhe Gramoz Ruçi. Ky moment shënon zyrtarisht dhe përfundimin e procedurave ligjore dhe nisjen zyrtarisht nga puna të saj. Më pas kabineti qeveritar bëri edhe një foto zyrtare me Presidentin Meta, ashtu siç ishte përcaktuar edhe në axhendën zyrtare. Po ashtu, Rama nuk nguroi të pozonte pranë Metës, pavarësisht se mes tyre ka pasur ‘gricje’ në distancë, në kohën kur presidenti ishte aleati i tij në qeveri.


“Në Institucionin e Presidencës, ora 17:00 zhvillohet ceremonia e betimit të Anëtarëve të Keshillit të Ministrave” thuhej në njoftimin e Presidences.

Miratimi i qeverisë dhe programit të saj në Kuvend u bë mëngjesin e sotëm pas një seance maratonë që nisi të martën në orën 09:00. Në diskutimet dhe debatet mbi qeverinë pothuajse folën të gjithë deputetët, ndërsa opozita (PD dhe LSI) u shprehën kundër.

Mësohet se pas betimit në Presidencë, do të mbahet mbledhja e parë e qeverisë “Rama2”.
betohen-ministrat-meta

betohet-rama-te-meta

betohen ministrat RAMA

betohen ministrat rama 1

mninistrat betohen te meta

KABINETI I RI QEVERITAR
1. Zoti Edi Rama, Kryeministër
2. Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre
3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme
4. Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes
5. Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm
6. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
7. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
8. Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë
9. Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë
10. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës
11. Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
12. Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
13. Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit
14. Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën
15. Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
(el.sp/ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: