NGA: BRIKENA METAJ
GJIROKASATER- Nëse 2016-a cilësohej një vit problematik për kultivimin e kanabisit në Qarkun e Gjirokastrës, 2017 duket se ka dhënë rezultate konkrete në këtë drejtim. Sipas raportimeve zyrtare të policisë, në 2017-ën është reduktuar rreth 90% e sipërfaqes së mbjellë, ndërsa ulja e kultivimit të bimëve narkotike shkon në 100fish. Rezultatet kanë dalë gjatë takimit sensibilizues të organziuar ditën e sotme me pjesëmarrjen e task – forcës në Gjirokastër dhe praninë e Zv/Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme Aida Hajnaj.

Gjatë takimit u theksua nevoja e bashkëpunimit mes të gjitha palëve, sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi qytetar, ndërsa u theksua se objektivi kryesor i këtij viti është dalja e Shqipërisë nga harta e vendeve që kultivojnë kanabis. Drejtoresha Hajnaj theksoi se tashmë ka nisur zbatimi i masave në terren dhe çdo punonjës policie do të mbajë përgjegjësi ligjore nëse në zonën që mbulon kultivohet kanabis.

2016 e rendiste Gjirokastrën në qarkun më problematik në kultivimin e kanabisit me një rritje prej 7.2 % në këtë qark, ndërkohë që në të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë ende 8.3% e rasteve të identifikuara nga policia ishin të pagoditura. 2017-a solli përmirësim të kësaj situate, por sfida e policisë mbeten zonat e thella malore të qarkut që vijojnë të cilësohen si zona risku, ndërsa nuk përjashtohen rastet e sasive të grumbulluara të kanabisit, të kultivuar një vit më parë, që ende nuk kanë mundur të hidhen në treg.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: