Klubi i Milanit ka njoftuar nëpërmjet një komunikate zyrtare se gjatë kontrolleve rutinë të programuara për sportistët profesionistë në Itali, futbollisti kroat Ivan Striniç, ka probleme me zemrën.

Mbrojtësi që iu bashkua këtë merkato vere ‘djallit’ më saktë vuan nga një hipertrofi e zemrës, por detaje të tjera do të dalin nga analizat që do zhvillohen në ditët në vijim.

Si rrjedhojë, lojtari do të duhet të ndërpresë të gjithë aktivitet fizike derisa të sqarohet gjithçka në lidhje me shëndetin e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: