Vetëm pak kohë pasi e ka lansuar modelin M2 Competition, vjen edhe pasardhësi

Vetëm pak muaj pasi e lansoi M2 Competition, si zëvendësues i modelit M2, duket se nga e njëjta linjë e prodhimit vjen një kupe edhe më e fuqishme dhe e egër Burimi brenda fabrikës së BMW-së në Mynih, ka bërë të ditur për BMW Blog, se po përgatitet një edicion i limituar i M2 CS, por vetëm për tregun amerikan.

Për këtë makinë që do të jetë më e lehtë se M2 Competition, shpërndarjet pritet të fillojnë që nga muajt e parë të vitit 2020.

Humbja e peshës nuk ka qenë e lehtë për këtë makinë, pasi e ka motorin e M4 të rëndë dhe të fuqishëm, që ofron deri në 425 kuajfuqi.

Nga i njëjti burim, bëhet e ditur se në edicion të limituar, do të lansohet edhe M2 CSL, por disa muaj më vonë.

Sikurse E46 M3 CSL edhe M2 CSL do të jetë shumë më i lehtë, i fuqishëm dhe me shumë përparësi teknologjike.

Këto lajme nuk janë konfirmuar, vetëm se kohë më parë, BMW ka bërë të ditur se është e interesuar të kthejë brendin CSL për ta zëvendësuar GTS.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: