Në stadiumin “Principality” në Uells, mbrëmë kampioni i botës në boks, Anthony Joshua, mposhti pas 12 raundesh Joseph Parker, duke marrë mbi të tjera si WBA, IBF, IBO, edhe titullin WBO.

Sipas mediave britanike, anglezi në këtë sfidë të zhvilluar para 74.500 spektatorësh, përveç titullit fitoi në total edhe 20.5 milionë euro. Pra, 568.35 mijë euro për minutë, apo 1.71 milionë euro për raund.

Por, këto fitime do të rriteshin edhe më shumë në një ndeshje të mundshme me kampionin e ËBC-së, Deontay Wilder. Kjo pasi kërkesa dhe dëshira Joshua që të ketë një përballje me amerikanin është shumë e madhe në botën e boksit.

Vlen të theksohet se pavarësisht humbjes edhe Parker nuk doli keq nga kjo sfidë, me 33% të fitimeve që i takuan atij në total.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb