ITALI – Policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh 37-vjeçarë në Milano këtë fundjavë, teksa në makinën e tyre BMW po transportonin një sasi kokaine, shkruan Milano Corriere.

Gjatë kontrollit rutinë të çiftit shqiptar, karabinierët kanë parë një nervozizëm të madh tek drejtuesi i mjetit.

Përpara kontrollit të imtësishëm, policia gjeti në çantën e gruas 1700 euro, dhe kur u pyet se nga kishin dalë këto para, ajo nuk bindi me justifikimin e saj.

Në makinën BMW X5 të çiftit shqiptar si të famshit “Bonnie e Clyde” u gjet një sasi prej 30 kilogramësh kokaine, e cila po të shitej në treg kapte shifra deri në qindra mijëra euro.

Identitetet e shqiptarëve nuk u bënë të ditur nga mediat italiane.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: