Argjentina u mund sot me rezultatin 4-3 nga Franca në 1/16 duke i dhënë fund kështu Botërorit. Me eliminimin e amerikano-jugorëve pyetja që është ngritur tani në të gjithë botës është ‘a ishte ky Botërori i fundit për Messi-n që pak ditë më parë mbushi 31 vjeç?’

Përgjigjen kësaj pyetje pritet t’ia japë vetë futbollisti por ende nuk dihet se kurrë. Ndërkohë le të kthehemi te ndeshja e sotme aty ku Pual Pogba ka bërë një gjest të veçantë.

Mesfushori francez menjëherë pas ndeshjes nuk ka nisur të festojë, por është nisur drejt Messi-t për ta ngushëlluar ku duket ne foto teksa i ka hedhur dorën në qafë.

Një gjest që është pëlqyer shumë nga tifozët në të gjithë botën.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb