GENOVA- Dhjetra banorë që janë detyruar që të largohen nga banesat e tyre pas shembjes së urës Morandi në Genova, kanë protestuar para autoriteteve.

Ata kërkojnë që të kthehen në shtëpitë e tyre, për të marrë sende personale apo dhe kafshë shtëpiake, që i ‘braktisën’ sapo ndodhi ngjarja, shkruan ‘Republica’. “Kemi dalë vetëm me pizhame” dëgjohet teksa thotë e irrituar një qytetare, ndërsa shumë të tjerë nuk i ndalin lotët.

Sakaq, deri më tani 664 persona janë evakuuar, ndërsa kanë braktisur kështu banesat e tyre, pasi ato paraqesin rrezik për shembje. Kujtojmë se ministri i Brendshëm italian pohoi se të gjitha ato banesa që rrezikojnë shembjen do të rindërtohen nga e para brenda vitit. Ndërkohë, dje qeveria italiane vendosi që të shpallë ditë zie ditën e shtunë, ditë në të cilën do të zhvillohet edhe ceremonia mortore e viktimave që humbën jetën në tragjedi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: