Eliminimi në fazën e grupeve i Gjermanisë ka gëzuar më shumë se këdo tifozët e Brazilit të cilët nuk mund ta harrojnë atë humbje poshtëruese 1-7 të 4 viteve më parë në gjysmëfinalen e Botërorit.

Për këtë arsye menjëherë pas eliminimit në “Rusi 2018” brazilianët i kanë përgatitur funeralin Gjermanisë. Në videon e mëposhtme shihen disa tifozë të ‘seleçaos’ të cilët mbajnë 2 arkivole në krahë duke i përcjellë në banesën e fundit.

Duhet theksuar se kjo është një mënyrë e ekzagjeruar për t’u hakmarrë që i kalon kufijtë e sportit. Gjithsesi edhe kjo ndodh në këtë Botëror.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb