Policia britanike ka identifikuar autorët e dyshuar të sulmit kundër ish spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia, që ka ndodhur në Salinsury, në Mars.

Një burim anonim pranë hetimit ka thënë që autorët e dyshuar janë indentifikuar nëpërmjet pamjeve të telekamerave të instaluara nëpër rrugët e qytezës.

Në tentativën e helmimit me agjentin nervor Novichok duket se janë përfshirë shumë rusë. ’Investiguesit besojnë që kanë identifikuar fajtorët e dyshuar në sulmin me Novichok, nëpërmjet telekamerave të sigurisë dhe kanë bërë një kontroll të personave që kanë hyrë dhe dalë nga vendi në këtë periudhë. Hetuesit janë të sigurt që të dyshuarit janë rusë’, ka thënë burimi.

Policia mendon që rusë të ndryshëm janë përfshirë në tentativën e vrasjes së ish agjentit rus dhe vajzës së tij dhe po kërkojnë më shumë se një të dyshuar, thotë agjencia Association Press.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb