Njëzet e tetë vjet me një lente kontakti në sy. Kjo është ajo që i ka ndodhur një gruaje në Britani që e kishte humbur lenten pas një goditjeje të marrë gjatë një ndeshje “badminton” në moshën 14-vjeçare.
28 vjet më vonë, një okulist zbuloi lenten në sy gjatë një rezonance.

Historinë e kanë treguar, në revistën Bmj Case Reports, mjekët e spitalit dhe të Universitetit të Dundee në Skoci.

Gruaja, tani 42 vjeç, iu ishte nënshtruar disa analizave mjekësore për problemet në syrin e majtë: qepalla ishte fryrë dhe kishte rënë mbi sy.

Oftalmologu që e vizitoi i bëri një rezonancë dhe mjekët gjetën një cist 8 me 6 milimetër, brenda të cilit ishte lentja e ngurtësuar e humbur në atë ndeshje 28 vjet më parë.

Ishte nëna e pacientes që kujtoi incidentin, gjatë së cilit vajza u godit nga topi. Vetëm pas zbulimit të lentes gruaja kujtoi që herë pas here qepallë “binte” pak, por pa dhënë shqetësime të mëdha.

“Ndoshta lentja ka hyrë në qepallën e sipërme pas traumës – shkruajnë autorët që kanë rindërtuar historinë në revistën mjekësore – dhe ka qenë atje për gjithë këtë kohë. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi inflamacionin gati tre dekada më vonë”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: