TIRANE- Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas ceremonisë së mbajtur sot në nder të Pjetër Arbnorit, për të cilin u vendos edhe një bust pranë Parlamentit.

Përmes një postimi në “Facebook” Basha theksoi se ‘Mandela e Ballkanit’ u kthye sot në vendin që i takon. Teksa e cilësoi Arbnorin simbol të qëndresës, Basha tha se ai mbetet model frymëzimi edhe sot.

REAGIMI I BASHËS
Mandela i Ballkanit u kthye sot në vendin ku i takon.
Pjetër Arbnori, burri i mençur dhe simbol i qëndresës antikomuniste, vazhdon të mbetet frymëzim në sfidat me të cilat përballemi çdo ditë.
28 vite burgim nuk arritën të shtypnin ëndrrat dhe idealet e një njeriu të etur për liri.
Rojtari i ri i Parlamentit do jetë aty për të na kujtuar se në fund të tunelit ka gjithmonë dritë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb