BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
Horoskopi Ditor
Dashi
Dashi 21/3 - 20/4
Do keni nevoje për me shume ngrohtësi dhe emocione sot ne jetën tuaj ne çift dhe partneri do jete i gatshëm t’ua plotësojë sa me shpejt dëshirat.
Demi
Demi 21/4 - 20/5
Jeta juaj ne çift do ece ne rrugën e duhur gjate kësaj dite. Do kuptoheni për mrekulli me atë qe keni ne krah dhe nuk do ju ngelet me asnjë çështje pa sqaruar.
Binjaket
Binjakët 21/5 - 21/6
Venusi do ndikoje pozitivisht gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Si ju ashtu edhe partneri do jeni me humor te mire dhe do argëtoheni pa fund me njeri-tjetrin.
Gaforrja
Gaforrja 22/6 - 22/7
Do diskutoni gjere e gjate me partnerin tuaj sot lidhur me disa çështje te rëndësishme dhe me ne fund do ju gjeni nga një zgjidhje. Periudha e stresuar do marre fund.
Luani
Luani 27/7 - 23/8
Jeta juaj ne çift nuk do jete aq e bukur sa ju e kishit ëndërruar megjithatë vështirësi apo probleme te mëdha nuk do ketë. Me mire merrini gjerat me pozitivizëm.
Virgjeresha
Virgjëresha 24/8 - 22/9
Jeta juaj ne çift do kaloje një faze delikate gjate kësaj dite. Nuk do bini dakord për shume gjera me atë qe keni ne krah dhe ne disa momente situata mund t’iu dale jashtë kontrollit.
Peshorja
Peshorja 23/9 - 22/10
Pas një periudhe jo shume te favorshme për jetën tuaj sentimentale, sot gjerat do fillojnë te marrin një tjetër drejtim. Do kaloni çaste fantastike dhe do ndiheni me te lumtur se kurrë me pare.
Akrepi
Akrepi 23/10 - 22/11
Mirëqenia dhe harmonia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do kaloni çaste te mrekullueshme te cilat nuk keni për t’i harruar aq lehte.
Shigjetari
Shigjetari 23/11 - 21/12
Nuk do merreni vesh si duhet sot me atë qe keni ne krah dhe here pas here mund te lindin debate goxha te forta. Mos u bëni kokëfortë, por mundohuni qe here pas here te hapni rruge.
Bricjapi
Bricjapi 22/12 - 20/1
Dite shume e tensionuar dhe e mbushur me debate te forta kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mezi do prisni te mbaroje dita.
Ujori
Ujori 21/1 - 20/2
Do jeni sharmante gjate kësaj dite dhe gjithçka do shkoje për mrekulli sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do keni një komunikim te fortese partnerin.
Peshqit
Peshqit 21/2 - 20/3
Dite shume normale dhe here pas here rutine kjo e sotmja për te dashuruarit. Asgjë nuk do ece si ju e kishit menduar. Merrni kohen e duhur për ta njohur atë.