BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Shqiperi
30 Maj 2013 - 19:50 | LAJME
TRANSLATE
 
Arrihet konsensusi, Kuvendi miraton 3 ligjet. Berisha: Do pėrvėloheni!
Arrihet konsensusi, Kuvendi miraton 3 ligjet. Berisha: Do pėrvėloheni!TIRANE- Pas rreth njė viti plot debate dhe apelit tė ndėrkombėtarėve ndaj 3 ligjeve tė cilėsuara si ligjet e integrimit, 3 draftet qė prisnin nė sirtar u miratuan sot me shumicė tė cilėsuar nė Parlamentin e Shqipėrisė. Votimi u bė gjatė seancės sė jashtėzakonshme tė thirrur nga kryeministri Berisha, pas debateve qė kaluan herė me tone fushate elektorale dhe herė nė akuza personale, mes disa deputetėve socialistė dhe kreut tė qeverisė.

Votimi i 3 ligjeve u bė pas propozimit qė bėri kreu i LSI Ilir Meta ditė mė parė ku duke iu drejtuar politikės sė majtė e sė djathtė, bėri thirrje qė tė miratohen ligjet sepse Shqipėria, sic theksoi ai, ka dhe njė shans pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat pėr BE, brenda kėtij viti.

Pas kompromisit qė propozi Meta, PS iu pėrgjigj pozitivisht ftesės me kusht qė ligjet tė miratohen para zgjedhjeve, por tė hyjnė nė Kuvend pasi tė vijė nė pushtet qeveria e re. E nė fakt, paketa e Brukselit hyn nė fuqi vetėm me krijimin e Kuvendit tė ri, ndėrsa kryeministri Berisha anashkaloi kėshtu njė referendum tė premtuar nėse opozita nuk i votonte 3 ligjet. Berisha nė fjalėn e tij tha se nė 235 ditė tė vitit ka kėrkuar ēdo orė votimin e 3 ligjeve qė i mbajti peng opozita. Sipas kryeministrit bllokimi ishte i qartė se u bė pėr interesa dhe rivaliteteve brenda sė majtės ndaj kėrcėnoi se kjo do i pėrvėlojė mė vonė ata.

E pavarėsisht se Berisha bėri thirrje qė tė miratohet dhe pr/ligji pėr amnistinė fiskale, por opozita nuk dha konsensus nė kėtė seancė tė fundit parlamentare.

VOTIMI
Kuvendi miratoi tė enjten nė seancė tė jashtėzakonshme tre draftet e integrimit, pr/ligjin "Pėr gykatėn e lartė"; "Pėr nėpunėsin civil" dhe rregulloren parlamentare. 

Pas debateve dhe replikash , deputetėt e mazhorancės dhe opozitės kanė bashkuar votat duke i dhėnė “OK” 3 ligjeve qė i hapin dritėn jeshile integrimit tė Shqipėrisė , shoqėruar me dispozitėn, sipas tė cilės ligjet hyjnė nė fuqi mė 1 tetor tė kėtij viti.

Pr/ligji "Pėr nėpunėsin civil", njė nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, nė kuadėr tė strategjisė pėr reformėn nė administratėn publike, u miratua me 107 vota pro dhe 2 abstenime. 

Kuvendi miratoi gjithashtu me 108 vota pro rregulloren parlamentare , si dhe me 108 vota pro dhe 1 votė kundėr pr/ligjin "Pėr gjykatėn e Lartė". 

Kryetarja e Parlamentit nė pėrfundim tė seacės, tha: "Kanė qenė cdo ditė nė rendin e ditės. Nuk e kuptoj pse e bllokuat 3 vjet dhe 300 ditė mos me marr statusin".

VOTAT
LIGJET PĖR GJYKATĖN E LARTĖ

108 pro, nuk ka kundėr, 1 abstenim 

LIGJI PĖR NĖNPUNĖSIN CIVIL
107 pro, nuk ka kundėr, nuk ka abstenim 

RREGULLORJA E KUVENDIT
108 pro, nuk ka kunder nuk ka abstenim 

MIRATOHET PAKETA E BRUKSELIT
100 vota pro 

AMNISTIA
Me 67 pro , shtyhet amnistia fiskale deri mė 31 dhjetor. 

META: VOTIMI I 3 LIGJEVE AKT POZITIV, STATUSI NĖ DHJETOR VARET NGA ZGJEDHJET
Ora 19:50- Kreu i LSI-sė Ilir Meta ka pėrshėndetur sot votimin e 3 ligjeve tė integrimit nė Kuvend. Nė rolin e iniciatorit pėr votimin e kėtyre ligjeve, Meta tha se parlamentarėt shqiptarė regjistruan sot njė akt tė rėndėsishėm pėr vendin qė I hapin rrugėn statusit tė vendit kandidat.
“Kuvendi shėnoi sot njė akt tė rėndėsishėm duke miratuar tre ligjet, qė ishte kushti mė minimal pėr marrjen e statusit, duke treguar njė akt tė pėrgjegjshėm ndaj tė ardhmes europiane dhe partnerėve ndėrkombėtarė. Tė tregohet mė shpesh fryma e bashkėpunimit politik nė interes tė qytetarit”, tha Meta. 

Sipas tij, Shqipėria ėshtė tashmė shumė praėn marrjes sė statusit kandidat nė BE, por sic theksoi Meta, test I rėndėsishėm mbeten edhe zgjedhjet e 23 qershorit.
“Pa asnjė diskutim qė ne jemi shumė pranė marrjes sė statusit, minimumi i domosdoshėm tashmė ėshtė realizuar. Sė dyti mbetet test kyē mbarėvajtja e zgjedhjev tė 23 qershorit. I ftoj tė gjithė tė tregojnė pėrgjegjshmėri maksimale, brenda dhjetorit do marrim statusin. Kjo e sotmja ishte ngjarje pozitive, nė kulmin e fushatės tregon se mund tė gjendet kompromisi nė tė mirė tė vendit, pavarėsisht retorikave ėshtė dhėnė njė mesazh shumė pozitiv”, tha ai mė tej. 

Pavarėsisht ngėrēit nė KQZ, Meta u shpreh se mė 23 qershor politika ka mundėsi tė arrijė standardet e kėrkuara.
“Tė respketohet kodi, tė evitohet gjuha e denigrimit nė fushatė, tė tregojmė njė nivel mė tė lartė si politikanė, tė kemi standard mė tė lartė komunikimi me njėri-tjetrin, besoj se nė kėtė drejtim janė tė gjitha mundėsitė qė zgjedhejt e 23 qershorit tė arrijnė standarde tė mira pavarėsisht KQZ. Kemi mundėsi tė ecim pėrpara, mė shpejt”, tha ai. 

SHBA, BE, OSBE: Pėrshėndesim miratimin e 3 ligjeve, u dėshmua konstruktivitet
Ora: 16:20 -
Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Bashkimi Europian dhe OSBE, nėpėrmjet ambasadorėve tė akredituar nė vendin tonė, kanė pėrshėndetur sot miratimin nė Kuvend tė 3 ligjeve tė konsideruara si ēelėsi pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat.

Ambasada Amerikane, nėpėrmjet njė deklarate tė shpėrndarė pėr mediat, inkurajon parlamentin dhe qeverinė e ardhshme, qė do tė dalė nga zgjedhjet e 23 qershorit, qė tė vijojnė pėrmbushjen e tė gjitha kritereve, nė mėnyrė qė Shqipėria tė marrė statusin e vendit kandidat.

“Ambasada mirėpret miratimin konsensual nga parlamenti tė legjislacionit tė rekomanduar nga Bashkimi Europian. Nxisim parlamentin dhe qeverinė e ardhshme t’i pėrkushtohen pėrmbushjes sė pėrparėsive tė mbetura dhe reformave tė tjera tė nevojshme nėpėrmjet konsensusit dhe bashkėpunimit me qėllim qė tė fitojnė njė opinion pozitiv nga Bashkimi Europian.”- thuhet nė deklaratėn e Ambasadės Amerikane.

Wollfarth: I hapet rruga realizimit tė reformave
Ambasadori i OSBE nė vendin tonė, Eugen Wollfarth pėrshėndeti sot miratimin e 3 ligjeve tė integrimit nė Kuvend. Sipas tij, votimi sot hapi rrugėn pėr realizimin e reformave tė mėtejshme tė Shqipėrisė.

“Nė fakt sot ėshtė njė ditė mjaft e rėndėsishme pėr Shqipėrinė se hapi rrugėn pėr hapa tė mėtejshėm pėr reformat. Unė mendoj se gjithė shqiptarėt kanė tė drejtė tė jenė tė lumtur sot dhe con drejt njė hapi konstruktiv. Ky ishte njė hap konstruktiv se hap rrugėn drejt reformave se ky ėshtė njė vit shumė vendimtar drejt BE”.

“Unė do tė doja nė fakt tė pėrgėzoja ata qė merren me kėto ligje dhe ata qė miratuan kėto 3 ligje.
Nė fakt OSBE ėshtė pjesė e sė ardhmes sė Shqipėrisė dhe dėshiron tė jetė pjesė e njė tė ardhmeje mė tė mirė tė Shqipėrisė, dhe integrimi europian do tė thotė mė shumė paqe mė shumė prosperitet. Unė besoj se ishte njė ditė goxha lehtėsuese dhe besoj se do jetė dhe hapja e njė dite edhe mė tė mirė pėr Shqipėrinė”.

I pyetur rreth cėshtjen ende tė pazgjidhur nė KQZ, Wollfarth theksoi se uron qė tek ky institucion tė plotėsohet me anėtarėt e duhur.
“Dua qė tė kemi njė KQZ tė plotė, por ta ndajmė nga procesi i miratimit tė 3 ligjeve. Por kur ndėrton tė ardhmen e njė vendi nuk mund tė jesh kurrė aq konstruktiv sa duhet”, tha ambasadori duke buzėqeshur.

Sequi: Provė se politika mund tė bashkėpunojnė pėr tė mirėn e vendit
Bashkimi Evropian mirėpret miratimi ne 3 ligjeve tė integrimit nė Kuvendin e Shqipėrisė. Nė njė prononcim pėr mediat, pas mbylljes se seancės sė jashtėzakonshme parlamentare ku mori pjesė, kreu i prezencės sė BE-sė, Ettore Sequi duke pėrshėndetur partitė politike tha se kjo ishte prova qė palėt mund tė gjejnė konsensus kur bėhet fjalė pėr tė mirėn e vendit.

“Ne e mirėpresim miratimi ne kėsaj pakete, 2 ligjet dhe rregulloren e parlamentit. Kjo vėrteton atė qė kam thėnė gjatė inaugurimit tė njė projekti. Shqiptarė kanė mundėsinė dhe kapaciteti dhe vullnetin e mirė kur duan tė punojnė. Miratimi i ligjeve ėshtė i rėndėsishėm jo vetėm se ėshtė kėrkuar nga Brukseli, por dhe prova qė vėrteton se palėt mund tė bashkėpunojnė kur ėshtė nė tė mire tė vendit. Ju e mbani mend kur fyle bėri prezantimin e kritereve tha se ishte me rėndėsishme qė ligjet tė kalonin nė parlamenti. Njė raport nė tė cilėn do tė pėrfshihen lufta kundėr krimit tė organizuar, Mendoj se ėshtė ditė e rėndėsishme qė u miratuan”, tha Sequi.

Nuk pati ndryshim nė tre ligji, ndėrkohė qė i vetmi i ėshtė qė tė hyjin nė fuqi pas qeverisė sė re?
“Mendoj se Parlamenti ėshtė sovran dhe sot u duk qė tė gjithė ishin dakord”

KQZ, nuk u gjet konsensus?
“Sic e thashė besoj se Shqipėria i ka kapacitetet tė punojė me angazhimin e duhur pėr tė arritur rezultate dhe miratimit i ligjeve e vėrteton kėtė gjė. Por, me kėtė rast dėshiroj tė pėrsėrisėsh njė gjė qė mendimin tonė ėshtė e rėndėsishėm” , tha Sequi duke theksuar se zgjedhjet lira janė kritike pėr funksionimin e institucioneve.

BERISHA NE “FACEBOOK”: PAS 236 DITE BLLOKIMI, TRI LIGJET U VOTUAN!
Ora: 15:50 -
Menjėherė pas miratimit tė 3 ligjeve tė integrimit nė Kuvend, kryeministri Berisha shkruan nė faqen e tij zyrtare nė “Facebook” se me kėtė votim fituan tė gjithė ata qė luftuan pėr tė ēuar pėrpara Shqipėrinė drejt rrugės europiane.

“Tė dashur miq, sot pas njė bllokimi nga Edi Rama prej 236 ditėsh tri ligjet u votuan nė Parlament. Me kėtė, fituan tė gjithė ata qė luftuan ēdo ditė pėr votimin e tyre, shqiptarėt, qe integrimin europian e kanė ėndrrėn, projektin mė tė bukur pėr tė ardhmen e tyre dhe ty fėmijėve tė tyre. Kurse ata qė me bllokimin pėr 236 ditė tė kėtyre ligjeve lanė pėr 1 vit Shqipėrinė pa statusin e vendit kandidat, vetėm sa lanė fytyrėn me ujėrat e pellgut tė zi tė bllokimit tė tyre. Pėrpara pėr statusin e vendit kandidat. Pėrpara drejt fitores!”,- shkruan kryeministri.

DEBATI ORE PAS ORE SOT NE KUVEND
KUVENDI MIRATON SHPĖRNDARJEN E FONDEVE PUBLIKE PĖR PARTITĖ PĖR ZGJEDHJET E 23 QERSHORIT
Ora 14:10
 Kuvendi miratoi tė enjten projektvendimin "Pėr shpėrndarjen e fondeve publike pėr subjektet zgjedhore pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 2013". 

Sipas p/vendimit, sasia e fondeve publike qė do t'u shpėrndahet kėtyre subjekteve pėr procesin zgjedhor tė 23 qershorit ėshtė 65 milionė lekė. Nga ky fond, PD dhe PS do tė pėrfitojnė pjesėn dėrrmuese. Kėshtu, Partia Socialiste, e cila ėshtė renditur e para nė zgjedhjet e 2009-s pėr numrin e votave, do tė sigurojė 26.115.596 lekė, ndėrsa Partia Demokratike, e renditur e dyta me 10 mijė vota mė pak, do tė marrė 25.688.615 lekė. 

Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė pėrfitojė 3.1 milionė lekė. Mbi 1 milion lekė arrijnė qė tė sigurojnė edhe dy parti tė tjera politike, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate. Me vlera mė tė ulėta vijojnė partitė e tjera, tė cilat kanė siguruar njė numėr mė tė vogėl votash nė zgjedhjet e kaluara, si Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, Partia pėr Drejtėsi, Integrim dhe Unitet, etj.
Tė 13 subjektet politike kanė siguruar nė 2009-n 1.467.424 vota dhe nė total do tė pėrfitojnė 61.750.000 lekė. Pjesa e mbetur nga fondi 65 milionė lekė do t’u shpėrndahet 53 partive tė tjera politike. Tė gjitha kėto parti tė mbetura do tė marrin nga 61 mijė lekė

KUVENDI MIRATON SHTYRJEN E AFATIT TĖ LIGJIT TĖ FJALES SE BORXHEVE TATIMORE E DOGANORE
Ora 14:05
Me 67 vota pro Kuvendi miratoi kėtė tė enjtė nė senacėn plenare tė jashtėzakonshme, shtyrjen e afatit tė ligjit tė faljes sė borxheve tatimore e doganore. Maxhoranca propozoi miratimin e ligjit pėr amnisti tė plotė ku pėrfshiheshin pėrvec faljes sė gjobave edhe legalizimi i aseteve, kapitaleve, etj, por nuk gjeti konsensusin e opozitės. Sėrish nė prill tė vitit 2011, kur u paraqit pėr herė tė parė ky ligj, opozita kundėrshtoi ta votonte, por kėtė radhė me argumentin se ėshtė njė ligj elektoral. Nė kėto kushte maxhoranca propozoi shtyrjen e afatit tė ligjit pėr faljen e borxhit deri nė fund tė muajit dhjetor tė vitit 2013.

NĖPUNĖSI CIVIL, KUVENDI MIRATON ME 107 VOTA P/LIGJIN
Ora 14:00
Kuvendi miratoi tė enjten nė seancė tė jashtėzakonshme me 107 vota pro dhe 2 abstenime pr/ligjin "Pėr nėpunėsin civil", njė nga 12 rekomandimet e Bashkimit Europian, nė kuadėr tė strategjisė pėr reformėn nė administratėn publike. Ligji do tė hyjė nė fuqi mė datė 1 tetor 2013.
I hartuar nga Departamenti i Administratės Publike dhe nga ekspertė tė huaj, ligji i ri sjell disa risi si: forcimi i institucioneve ligjzbatuese; departamenti dhe komisioni i Shėrbimit Civil; krijimi i shkollės sė Administratės Publike, etj.
Krijimi i trupės sė lartė tė nėpunėsve civilė ėshtė njė tjetėr risi e ligjit. E pėrbėrė nga drejtorėt e pėrgjithshėm dhe titullarėt e institucioneve vartėse, kjo trupė propozohet qė tė jetė pjesė e shėrbimit civil.
Rekrutimi i nėpunėsve tė rinj ėshtė njė tjetėr risi e ligjit tė ri pėr punonjėsit e administratės publike. Drafti parashikon marrjen nė punė tė nėpunėsve mė tė pėrgatitur, duke rritur kėshtu dhe standardet e pranimit nė shėrbimin civil.

MIRATOHET ME 108 VOTA PR/LIGJIN PER GJYKATA E LARTĖ
Ora 13:55
Kuvendi miratoi tė enjten me 108 vota pro dhe 1 votė kundėr pr/ligjin "Pėr Gjykatėn e Lartė", pjesė e 12 rekomandimeve tė Bashkimit Europian, dhe njė nga tre draftet e vendosura si kusht nga Brukseli, pėr marrjen e statusit tė vendit kandidat. Ligji do tė hyjė nė fuqi mė 1 tetor 2013.

Drafti, miratimi i tė cilit u refuzua pėr rreth 7 muaj nga opozita, ėshtė hartuar nė bashkėpunim me misionin EURALIUS. Ai pėrfshin tre shtylla kryesore qė lidhen me: emėrimin e gjyqtarėve, kriteret e tyre, si dhe afatet konkrete pėr zėvendėsim, kur ju mbaron mandati.

Risia e parė nė ligjin, tė cilit i ndryshohen dhjetė nene, ka tė bėjė me numrin e gjyqtarėve, i cili nga 17 shkon nė 19 gjyqtarė, tė cilėt do tė jenė tė ndarė jo nė dy dhoma qė ka sot Gjykata e Lartė, por nė 3 tė tilla dhe secila prej tyre do tė ketė nga 6 anėtarė. Pėrsa i pėrket gjykimit, p/ligji parashikon qė tė mos ketė kolegje vetėm me 5 gjyqtarė, por edhe me 3.

PATOZI: FALEMINDERIT ILIR META QĖ NA NXORRE NĖ PRITE EDI RAMĖN
Ora 13:21
Kreu i grupit parlamentar tė PD-sė, Astrit Patozi falėnderoi kreun e LSI-sė, Ilir Meta qė sipas tij u bė shkak pėr mbledhjen e seancės sė sotme parlamentare.

“Ju falenderojmė se nė mesin e fushatės elektorale, tani ju kanė rėnė tė gjitha akuzat. Faleminderit Ilir Meta qė e nxore ne pritė Edi Ramėn, me dashje apo pa dashje. Tė kemi kundėrshtar, por ti u bėrė shkak pėr tė mbledhur k ėtė seancė ku cdo shqiptar do tė dalė i fituar pėrvec Edi Ramės. Ilir Metėn mund tė akuzoj pėr 1 mijė gjėra, por jo se ka penguar integrimin, se ka pasur tė njėjtin qėndrim si para dhe pas ‘darkės sė ngjalave’ dhe marrėveshjes sė 1 prillit”, tha Patozi.

Numri 2 i Partisė Demokratike tha se sot ėshtė dita qė shqiptarėt do tė shohin se cfarė ishte nė gjendje tė bėnte kreu i PS-sė Edi Rama. Pėr tė marrė karrigen e kryeministrit. Sipas patozit, mė 23 qershor, opozita do tė ndėshkohet nga verdikti i sovranit.

“Shqipėria nuk bėhet as mė e mirė as mė e keqe pas votimit tė 3 ligjeve, ajo mbetet vendi i halleve tė pazgjidhura, por edhe e arritjeve mė tė mėdha gjatė mandateve tė kėsaj mazhorance. Jemi tmerrėsisht tė votuar, por nuk ka njė rast tė dytė kur fajtori shkėlqen me mungesėn e tij. Sot ėshtė dita pėr tė kuptuar se pėr shkak tė paranojės sė njė njeriu PS ėshtė rreshtuar kundėr interesave me jetike tė shqiptarėve. Sot ėshtė dita tė njohim Ramėn ‘lakuriq’, jo atė tė fitove tė vitit 2007, pasi nuk janė asgjė krahasuar me ditėn e sotme. Sot ėshtė dita pėr tė parė se cfarė ėshtė nė gjendje e tė bėjė mendje e fiksuar e njė drejtuesi i cili ėshtė fiksuar me karrigen e kryeministrit. Tani kanė rėnė tė gjitha alibitė e sforcuara tė kreut te PS-sė. Nuk flitet me pėr Fierin as pėr zgjedhjet”, tha ndėr tė tjera Patozi.

BERISHA THIRRJE ADMINISTRATĖS: SHPREHNI HAPUR PIKĖPAMJET PARTIAKE
Ora13:19
Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka bėrė thirrje punonjėsve tė administratės pėrvec, policisė sė shtetit, SHISH dhe forcave tė armatosura qė tė shprehin hapur pikėpamjet politike.

“Dua tė qartėsoj para opinionit publik disa momente tė rėndėsishme, por pėrballet dy qėndrime. Qėndrimi i bazuar mbi lirinė e qytetarit dhe qėndrimi i bazuar nė skllavėrim tė nėnpunėsit, i konceptuar nė mėnyrėn mė arkaike dhe urrejtjen mė tė madhe. Tani do tė bėj tė qartė dhe ju bėj thirrje tė gjithė punonjėsve tė administratės shtetėrore, pėrvec forcave tė armatosura, policisė se shtetit dhe shėrbimit informativ tė shprehin haptaz dhe tė mbrojnė haptaz vlerėsimin e tyre pėr programin qė duan, jeni njerėz tė lirė. Ka ikur koha,. Dėgjoni ish-kreytarin e Bashkisė, herė i quan robėr herė skllevėr, se kėtė koncept ka ai pėr punonjėsit e administratės”, beri thirrje Berisha. 

Berisha iu pėrgjigj akuzave tė Tahirit, ndėrkohė qė theksoi se deputetet socialiste dhe aleati i tyre Ilir Meta do ti japin llogari Ramės nėse humbin zgjedhjet.

“Njė njeri, gėnjeshtar nga gjykata e nxjerr njė formular, nuk ėshtė formular dogane dhe kontrabande. Ajo ėshtė fishė pėr cdo zgjedhėsh shqiptar. E pėrgėzoj zonjėn Ermira pėr pėrkushtimin e saj. Partia ka stadin e identifikimit personal, fizik vullnetar tė cdo zgjedhėsi. Normale, partia bėn studimin e prirjeve tendencave , tė zgjedhėsve. Partia merr mendimeve pėr programin e saj pėrmes zgjedhėsve. Ju dhe aleati juaj do jepni llogari kur tė humbni zgjedhjet ju po votoni pėr ta kallur atė, puna juaj”, shtoi Berisha.

TAHIRI: FIERI ĖSHTĖ CLIRUAR. KEMI RIVALITET BRENDA SĖ MAJTĖS PĖR ĒMIMIN E KARRIGES TĖNDE
Ora 13:50-Nė diskutim pėr pėrligjin pėr nėpunėsin civil, deputeti Sajmir Tahiri tha se qarku i Fierit ėshtė cliruar nga ngėrci. Mė tej Tahiri iu pėrgjigj Berishės lidhur me debatin rreth sė majtės pėr punėn e kryeministrit.
“Nėsse kishe hallin pėr Fierin, ta them unė z kryeministėr, Fieri ėshtė cliruar. Kėshilli bashkiak nuk tė pėrket me ėshtė cliruar, qarku i Elbasanit ėshtė cliruar. Mos u kap pas fijes sė barit me Fierin, ne i kthyem legjitimitetin qarqeve dhe mos qaj hall pėr cfarė ke dėgjuar, shko shih nė realitet.
Nėse ke hallin e Ramės, do e shohėsh si kryeministėr tė ardhshėm.
Nėse ke hall rivalitetin brenda sė majtės, nė fakt e kemi njė rivalitet se Meta thotė se do e marrėsh karrigen nė shpi me vete. Dhe ne ashtu themi karrigen me vete do e marrėsh nė shtėpi, por ama ta japim 1 euro. Ky ėshtė rivaliteti ta marrėsh falas, apo ta marrėsh me 1 euro”.

BERISHA-MAJKOS: KUR S’TĖ VOTOI MALIQI DO BĖHESH KURBAN NĖ TIRANĖ
Kryeministri Sali Berisha nė vijim tė fjalės sė tij nė Kuvend bėri dhe ironi me deputetet e opozitės. Teksa i ka ftuar ata tė votojnė tre ligjet dhe bashkė me ta edhe amnistinė fiskale, Berisha i ėshtė drejtuar deputetit tė PS-sė, Pandeli Majkos, kandidat nė listėn e Tiranės.

“Majko tė ka sjellė pėr kurban nė Tiranė, kur s’tė votojė Maliqi do tė votojė Tirana ty, mos mė thuaj mua”-tha Berisha.

BERISHA: UNĖ LIGJET I VOTOJ, POR VOTONI DHE AMNISTINĖ
“Ne ligjet do i votojmė por unė them votoni dhe amnistinė”, tha Berisha nė pėrgjigje tė Bushatit.

DITMIR BUSHATI: PSE PĖRZIENI AMNISTINĖ ME 3 LIGJET
Ora 12:45
-Nga ana e tij deputeti socialist Ditmir Bushati deklaroi se Kryeminsitri Sali Berisha nuk ka respekt pėr deputetėt pasi jo vetėm qė nuk ngrihet nė kėmbė kur flet, por tenton tė pėrziejė situatat duke futur nė votim 3 ligjet dhe amnistinė fiskale

AMNISTIA, BERISHA: TĖ LĖMĖ MĖNJANĖ INATET PARTIAKE
Ora 12:35
Kryeministri i vendit Sali Berisha i ka bėrė thirrje ligjvėnėsve socialist qė tė votojnė ligjin pėr amnistinė.

Berisha i tha deputetėve socialist se pėr shumė prej tyre ky ėshtė rasti i fundit pėr tė votuar, ndaj i ftoi qė tė vendosin bashkėrisht dhe tė lėnė mėnjanė inatet partiake.

“Urdhėroni ta votojmė si njė akt gjeneroziteti tė shtetit dhe e mbyllim kėtė seancėn me vendime shumėt ė rėndėsishme, nuk keni shkak refuzoni ligjin e amnistisė. Cfarė do u thuash zoti Majko biznesmenėve tė Tiranės qė kanė punėsuar qindra mijėra vetė. Cfarė do u thoni biznesmenėve tė Elbasanit, qė u pėrpoqėt ti pengoni tunelit tė paktėn jepeni amnistinė. Cfarė do u thuash biznesmenėve nė Korėė. Kryetari premtoi tė heqė gjobat e 1 marsit dhe kėtej hajde ti bėjmė qytetarėt e drejtė para ligjit. Pse vini me paragjykimit, pse vini me partitshmėri. Kini nevojė pėr konsultime merrni kohėn qė duhet. Si mund tė shkosh Mimi nė Lezhė dhe tu thuash nuk jam pėr amnistinė. Vali ti ja ke lėnė nė dorė Koēos nė dorė. Shko shif rrugėn e Qiparoit, i mori paret e qeverise fshatareve dhe nuk bėri rrugėn. Shteti ndėshkon shteti fal. Hajde amnisti totale. E the bukur. Del se ne kemi ndėshkuar demokratėt dhe nuk voton. Thua se kemi ndėshkuar socialistet hajde tė bėjmė amnistinė Pandeli”, tha Berisha .

Kryeministri ka ironizuar me deputet socialistė nė lidhje me kandidimin e tyre si dhe zhvillimet mė tė fundit brenda grupeve te tyre parlamentare. 

“Pandeli tė solli nė Tiranė pėr tė humbur dhe nuk fol dot. Ty te ka sjellė nė Tiranė pėr kurban. Kur nuk te votoi Maliqi pretendon te votoje Tirana. Ju lutem te votoni pėr amnistinė. Keni nevojė pėr mbledhje grupi, por nuk keni Rucin. Cfarė dėshironi bėjmė, nga njė anė akuzoni se kanė shkuar gjobat majtas hajde ti falim. Pėr shumicėn tuaj ėshtė rasti i fundit qė tė votoni pėr njė amnisti. Me cfarė shoh unė uraganin tim. Bashkim e njohe mbrume Kuēovėn apo jo. Bravo nuk e njohe, nuk e parė kurrė. Mos na fusni nė fushatė. Ju kėrkoj njerėzisht tė votojmė ligjin. Inatet ndėrpartiake nuk duhet tė bllokojnė dhuntinė e shtetit pėr tė falur. Shtetti nuk ėshtė gjakėsor, por ėshtė sovran ėshtė i dejtė, ėshtė nė tėrėsi. Tavo... Tavo.....po bėhen komplote kundėr tij dhe e besoj plotėsisht”, theksoi Berisha.

3 LIGJET, BERISHA SOT DO TI VOTONI POR DO PĖRVĖLOHENI. PO PSE NUK E PĖRMENDI FIERIN?
Ora 12:30-
Kryeministri Sali Berisha sapo mbėrriti nė seancėn plenare mbajti njė fjalim kushtuar 3 ligjeve ku akuzoi opozitėn se ‘varrosi’ statusin pėr interesa vetjake.

“Thirra kėtė seancė tė jashtėzakonshme tė Kuvendit me qėllimin qė parlamenti pas 235 ditėsh bllokim nga kryetari i PS ndaj 3 ligjeve pasi e nxorri vendin jashtė statusit tė vendit kandidat, shprehėn mė nė fund dėshirėn pėr tė votuar 3 ligjet. Shkaku themelor i thirrjes sė parlamentit ishte votimi i 3 ligjeve pėr tė cilat PD ka bėrė thirrje cdo ditė pėr votim. Nė votimin e sotėm, pasi u varros statusi pėr 1 vit, parlamenti kryen njė akt, me tė cilin kursen njė shumė tė konsiderueshme parash qė do tė pėrdorej pėr referendum, por parlamenti i bėn ligjet aktive, me votėn e tij dhe nė kėtė mėnyrė kursehen rreth 6 milionė euro pasi janė humbur disa qindra milionė euro nga shkelmi qė i bėri kreu i PS nga statusi i vendit kandidat”. 

Berisha i bėri thirrje opozitės tė kėrkojė falje pėr humbjen e statusit. Sipas kryeministrit, nėse opozita voton sot 3 ligjet, kjo ėshtė dėshmi se ata nesėr do pėrvėlohen.
“Ndaj shqiptaret duhen ta dinė mirė se ata qė shkelmuan hodhėn nė kosh 3 ligje qė kėrkoheshin pėr marrjen e statusit krijuan njė pellg tė zi me ujin e tė cilit po lajnė sot fytyrėn. Nėse ju i kėrkoni tė falur shqiptarėve pėr 235 ditė shkelmim tė interesave tė tyre, unė nuk kam asnjė koment, nėse ju e votoni sot pėr shkak tė rivaliteteve tė brendshme atėhere ky votim do ju pėrvėlojė. Ju tė jeni tė sigurt se do lani sytė me ujin e pellgut tė zi qė krijuat vetė”.
Madje Berisha pėrmendi dhe cėshtjen e ‘Fierit”.
“Kaq kam pėr ligjin. Po ku e keni Fierin, z Blushi ku ėshtė Fieri. Ja pra ku jeni ju, a jeni ngritur 30 herė kėtu dhe thatė Fieri, Fieri e bėtė njėlloj si Dushku dikur”.

RINIS SEANCA, BERISHA NĖ SALLĖ
Ora 12:19
 Seanca e jashtėzakonshme e Kuvendit ku pritet votimi i tre drafteve tė integrimit, pr/ligjit "Pėr gykatėn e lartė"; atij "Pėr nėpunėsin civil" dhe rregullores parlamentare, rinisi pas njė ndėrprerje tė shkurtėr tė kėrkuar nga grupi socialist i opozitės. Nė sallėn e Kuvendin ka mbėrritur edhe kryeministri i vendin Sali Berisha.

OKETA: SEANCA SOT JO SERIOZE
Ora 12:10-
Gazmend Oketa i FRD komentoi pėr "News 24" se mbledhja e kėsaj seance plenare tė sotme nuk ėshtė aspak serioze, jo vetėm pėr faktin sesi po rrjedhin ngjarjet deri nė zhvillimin e saj, por sepse nė prag tė zgjedhjes sė parlamentit tė ri nuk mund tė votohet reforma parlamentare aq shumė e diskutuar.

PS MBLEDH GRUPIN, QEVERIA CAKTON MBLEDHJE NĖ ORĖN 14:00
12:05
Grupi parlamentar i PS, po zhvillon mbledhjen e grupit nė kėto momente pėr tė vendosur se vendimi do tė marrin lidhur me 3 ligjet. Ndėrkohė, nuk dihet fati i seancės plenare, e cila sot ka njė axhendė tė ngjeshur dhe plot zhvillime. Ndėrkohė, nė njė njoftim zyrtar qeveria lajmėron mbledhjen e radhės rreth mesditės nė orėn 14:00.

NDERPRITET SEANCA, BALLA KERKOI MBLEDHJEN E GRUPIT TE PS
Ora 11:40
-Ndėrpritet seanca plenare pak minuta pasi ka nisur. Shkak ėshtė bėrė njė kėrkesė e deputetit socialist Taulant Balla qė kėrkoi shtyrje tė seancės. Balla tha se PS kėrkon tė mbledhė grupin parlamentar pėr tė vendosur se cfarė vendimi do tė marrin lidhur me 3 ligjet.

BRACE: SEANCA PO VONOHET, SKANDAL
Ora 11:00-
Deputeti socialist Erjon Braēe ka shkruar nė "Twitter" se kjo vonesė qė po ndodh pėr nisjen e seancės parlamentare, ėshtė skandaloze.
“Kjo qė po ndodh me Kuvendin ėshtė skandal. Kanė njė orė qe s’vijnė, as Topalli, as Berisha, as Bregu”, shkruan Brace. 
Ndėrkohė qė Brace shkruan kėto deklarata nė rrjete sociale, kryeministri Sali Berisha ishte duke kryer disa inaugurime nė Tiranė, njė projekt tek doganat, dhe nė Kamėz, Pallatin e Kulturės.

KUVENDI NIS SEANCA
Kuvendi i Shqipėrisė nisi seancėn plenare tė jashtėzakonshme, rreth orės 11:20 ( mė vonė se ora e paralajmėruar 10:30). Parlamenti nė seancėn e sotme krahas tre ligjeve tė integrimit ka vendosur nė axhendė edhe ligjin pėr amnistinė fiskale, kėrkesė kjo e pėrsėritur vazhdimisht nga komuniteti si njė domosdoshmėri pėr ēlirimin e eknomisė nė kushtet e rritjes sė presionit tė krizės ekonomike globale.

Mėsohet se nuk ėshtė pėrfshirė nė kėtė axhendė tė sotme tė Kuvendit, cėshtja e KQZ, ndersa ne llozhat e Kuvendit po ndjekin seancen dhe trupa nderkombetare te akredituar si ambasadore ne Shqiperi.

Kuvendi nisi debatet mes se majtes e se djathtes menjehere sapo kryeministri Berisha mori fjalen. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nė nisje tė seancės tha se kryeministri Sali Berisha ka zbatuar tė drejtėn e tij Kushtetuese pėr tė thirrur Kuvendin. “Tre ligjet kanė qenė nė rendin e ditės ēdo ditė pėr t’u votuar”, tha Topalli.

Pas hapjes sė seancės nga Topalli dhe leximit tė rendit tė ditės, nė emėr tė grupit socialist, deputeti Arben Ahmetaj tha se dy pr/ligjet ai "Pėr Gjykatėn e Lartė" dhe p/ligji "Pėr nėpunėsin civil", duhet tė kalojmė vetėm pėr votim, pa iu nėnshtruar diskutimeve.

"Kėto dy p/ligje duhe tė kalojnė vetėm pėr votim dhe kjo ėshtė e konfirmuar edhe nė rendin e ditės. Kjo do tė thotė qė pėr tė shprehur vullnetin duhet tė kishte nga njė diskutim pėr secilin grup parlamentar, ndėrsa pėr rregulloren e parlamentit mund tė regjistrohen emra tė tjer", tha deputeti Ahmetaj.

Ndėrkohė, deputeti Taulant Balla kėrkoi qė seanca tė shtyhej 10 minuta : “Kėrkoj 10 minuta pushim pėr njė mbledhje tė grupit tė PS”.

Qeveria shqiptare ka bėrė tė ditur nė njė njoftim zyrtar se kryeministri i ka kėrkuar zyrtarisht Parlamentit tė mbledhė Kuvendin nė njė seancė tė jashtėzakonshme tė enjten, ku pėrveē tre ligjeve tė ashtuquajtura tė integrimit, do tė kėrkojė miratimin e ligjit pėr amnistinė fiskale.

Pėr kėtė seancė, e thirrur me kėrkesė tė Kryeministrit Sali Berisha, socialistėt janė deklaruar se do tė pranojnė votimin e tre drafteve nėse ato do tė hyjnė nė fuqi nė shtator, ndėrsa kanė kėrkuar qė kjo ēėshtje tė mos ngatėrrohet me ligjin "Pėr amnistinė fiskale". 

3 LIGJET DHE AMINISTIA SOT NE SEANCE TE JASHTEZAKONSHME
Qeveria shqiptare ka bėrė tė ditur nė njė njoftim zyrtar se kryeministri i ka kėrkuar zyrtarisht Parlamentit tė mbledhė Kuvendin nė njė seancė tė jashtėzakonshme tė enjten, ku pėrveē tre ligjeve tė ashtuquajtura tė integrimit, do tė kėrkojė miratimin e ligjit pėr amnistinė fiskale. Sipas sqarimit nga kryeministria, bėhet fjalė pėr njė variant tė miratuar nga qeveria nė 23 mars 2011 dhe tė paraqitur nė Kuvend.

Nė mars 2011, qeveria miratoi projektligjin "Pėr legalizimin e kapitalit, dhėnien e amnistisė pėr disa vepra penale dhe faljen e njė pjese tė borxhit tatimor dhe doganor". Qeveria paraqiti njė variant, atė tė amnistisė, e qė nuk u arrit tė miratohej pėr shkak tė mosafrimit tė konsensusit nga ana e opozitės. Nė kėto kushte ligji u modifikua duke u kthyer nė njė proces faljeje. 

Procesi i amnistisė totale, sipas draftit tė atėhershėm, do tė pėrfshinte legalizimin e kapitalit, faljen e pasurive tė paluajtshme, tė pahipotekuara deri tani, faljen e gjobave, kamatvonesave e gjithė detyrimet ndaj tatimeve dhe doganave. 

Sipas draftit tė atėhershėm, nė rrethin e subjekteve qė pėrfitojnė nga procesi i legalizimit tė kapitalit pėrfshihen: personat fizikė apo juridikė qė deklarojnė, brenda kushteve tė parashikuara nga ky ligj, shuma nė tė holla, pasuritė e luajtshme dhe tė paluajtshme, dhe/apo diferenca pozitive qė rezultojnė nga rivlerėsimi i aseteve tė parashikuara nga ky ligj e gjithashtu ēdo shtetas i Republikės sė Shqipėrisė, i cili brenda kushteve tė parashikuara nė kėtė kre, deklaron shumėn nė tė holla. 

Ndėrkohė ligji pėr faljen parashikonte tė faleshin vetėm gjobat dhe kamatėvonesat pėr detyrimet e papaguara nė dogana dhe tatime. Pėr ēdo gjobė ose kamatė tė papaguar dhe qė do tė amnistohet, mund tė vihet njė pėrqindje, por sigurisht kjo lloj amnistie lė jashtė kapitalet.
Nė atė kohė, nė mungesė tė bashkėpunimit tė opozitės, Kuvendi miratoi variantin e dytė, atė tė faljes, qė ishte mė e ngushtė, nuk kishte tė gjithė spektrin e amnistimit. Varianti i pranuar nuk u prit mirė nga biznesi pasi sipas tyre kėrkoheshin siguri pėr mos penalizim nga ana e adminsitratės tatimore pas deklarimit vullnetar nga ana e biznesit. Nė kėto kushte biznesi nuk u pėrfshi nė kėtė proces. I vetmi zė qė njohu sukses ishte rivelerėsimi i banesave. Edhe kjo pjesė e amnistisė pavarėsisht se nga qeveria u deklarua si i suskeshsėm u rihap sėrish nė kohėn kur shumė emigrantė pritet tė kthehen dhe mund tė pėr itojnė pėr tė rivlerėsuar banesat e tyre.

(d.b/e.m/er.nu/ma.ar/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga turi mė 30-05-2013 nė 18:11
bie poshte dhe teza e integrimit se kush komunist do te integrohet ne perendim?!!!

Dėrguar nga besi mė 30-05-2013 nė 18:08
ju fitoren PD ekeni pase te sigurt.po tani e keni te padiskutueshme.

Dėrguar nga deni mė 30-05-2013 nė 18:06
po shyqyr me ne fund,po duket sikur edhe te PS po marrin vesh pak nga politika.

Dėrguar nga dibrani, greqi mė 30-05-2013 nė 18:05
Tani kuptohet shum bukur se ish-enveristat nuk e kane hallin as tek integrimi,as tek kushtetuta,askunt pervec se marrjes me cdo lloj menyre te pushtetit qofte edhe me lufte te armatosur.Burimi i te gjith te keqijave jane mllefet dhe inatet partiake te vjetra te PPSH-se qe "rilindja mavi"po ben cmos qe ti ringjalle prap.Cfar prisni o shqipetare nga keta?

Dėrguar nga mondi mė 30-05-2013 nė 18:02
Barra me e madhe te ju bie kote qe beni zhurm saper Edvinin nuke ka gjo ne dore Ju vazhdoni Sta heqe kushe pushtetin i joti eshte Po kaqe gogol ky Edi per ju po hapni syte e mendoni pere popullin se prej saje jeni ne karrike ote te djallezuar Na respektoni pere te mire te Shqiperis Ne vende qe kridikoni veten pere kto te mira apo te keqijat qe njzerni nga goja shifni more se qpo i beni ktij vendi saper Tre lligj nuke ka noj gje te madhe vone do e shofim europen ktu tmerr azgje me shum

Dėrguar nga ai qe di mė 30-05-2013 nė 17:44
I paska rreshtuar para kompjuterit te gjithe cerrat rama. Nuk just vjene pak turpe nga vetja kur shkruani keto komente???

Dėrguar nga tani mė 30-05-2013 nė 17:38
ca rendesie kane ligjet, ti njesoj do humbasesh o sal, njesoj.

Dėrguar nga templari007, jerusalem mė 30-05-2013 nė 17:21
@@templari007, nuk eshte gje une mendova se duhet me shume, kryesore eshte qe ti kupton, ti gjthashtu mund te spjegon vetes ne menyre letrare.

Dėrguar nga Edvin Bastardi, i PiS-es mė 30-05-2013 nė 17:15
MESAZH NGA DAJREXHIU:

Une ju cova me duart e mija drejt thertores ne 21 Janar per ate te cilin sot e kap nga veshi dhe qe mi ferkon bo…me lezet. Ne do ta ridhisim Shqiperine me keq se ci punuam Tiranes ndersa ju o popull do vazhdoni ti bini dajres deri sa ta cponi.

Dėrguar nga @templari007 mė 30-05-2013 nė 17:14
para se te kritikosh te tjeret.. te duhen minimumi 360h leksion gjuhe-letersi!
 Vazhdimi komenteve:   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10    
       Shqiperia
20 Shtator 2014
Papa Francesku në Tiranë, LRI aksion pastrimi nga mbikalimi i Rinasit deri në hyrje të Tiranës
Lëvizja Rinore për Integrim po zhvillon sot një aksion për pastrimin e mbeturinave, nga mbikalimi për në Rinas deri në hyrje të Tiranës. Nisma është ndërmarrë në kuadër të vizitës së Papa Franceskut.
KOMENTO
       Kosova
20 Shtator 2014
Thaçi: Vizita e Papës, vë në pah bashkëjetesën fetare. Kurti: Frymëzues për popullin
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka përshëndetur vizitën e Papës në Tiranë, e cila nis nesër me takime me zyrtarët më të lartë shtetëror të Shqipërisë. Albin Kurti letër Papës: Politika e njohjes, çështje delikate për Vatikanin
KOMENTO
       Rajoni
19 Shtator 2014
Tensione në marshimin e 1 vjetorit të vrasjes së këngëtarit grek Fyssas
Me parulla antifashiste dhe muzikë e vargje nga këngët e Pavlos Fyssas, dhjetëra miq të këngëtarit që humbi jetën një vit më parë, kanë zhvilluar një marshim antifashist në kujtim të tij
KOMENTO (3)
       Bota
20 Shtator 2014
Lirohen 49 turqit e rrëmbyer nga xhihadistët e ISIS-it
Dyzet e nëntë qytetarë turq, të mbajtur peng që prej muajit qershor nga xhihadistët e Shtetit Islamik në Irak u liruan dhe u kthyen sot në mëngjes në gjendje të mirë shëndetësore në Turqi, njoftoi kryeministri turk, Ahmet Davutoglu.


KOMENTO
       Sport
20 Shtator 2014
Tevez: Milani rival për Scudetto
Sulmuesi i Juventusit, Carlos Tevez, e ka etiketuar Milanin si rival serioz për Scudetton, derisa dy gjigantët italianë sonte do të përballen në derbin e javës në Serie A, ndeshje që zhvillohet në San Siro.
KOMENTO
       Kulture
18 Shtator 2014
Përurohet skulptura kushtuar 40 martirëve në oborrin e Katedrales së Shkodrës
Përurohet skulptura kushtuar 40 martirëve të Kishës, në Shkodër. Skulptura simbolizon vuajtjet e klerikëve nga regjimi i komunizmit, e cila u vendos në oborrin e Katedrales së Shkodrës.
KOMENTO (3)
       Metropol
20 Shtator 2014
Mbesa e Berishës: E paskeni merituar torturën e Enver Hoxhës
Ajo njihet për ‘shpërthimet’ e saj në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për mbesën e Sali Berishës, Dasara Malltezi, e cila ka një shqetësim për të gjithë dashamirësit e diktatorit Enver Hoxha.
KOMENTO (1)
       Teknologji
20 Shtator 2014
Krijohet 'Facebook-u pėr tė pasurit', 9000 dollarė pėr t’u regjistruar
Nėse keni para pėr tė harxhuar dhe u janė mėrzitur sajte tė tilla si Facebook dhe Twitter, ėshtė krijuar njė rrjet i ri social posaēėrisht pėr tė pasurit. Me 9000 dollarė mund t’i bashkoheni rrjetit social pėr tė pasur, Netropolitan. 6000 dollarė ėshtė tarifa e regjistrimit plus 3000 dollarė taksė vjetore.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės nė Tiranė, AK: Vatikani duhet tė njohė pavarėsinė e Kosovės
 
 
BALKANWEB.TV
Radio Vatikanti: Dekorimi i Tiranės pėr Papėn mė i veēanti
 
 
BALKANWEB.TV
Brazil, peshkatarėt kapin njė anakondė gjigande
 
 
BALKANWEB.TV
Hetimi i Prokurorisė/Shpenzimet e BSH-sė, 120 mijė dollarė pėr zarfa e kartolina
 
 
BALKANWEB.TV
Tregtarėt e Dinamos: Protesta kur tė vijė Papa, tė shohė mjerimin tonė
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės, Instituti Gjeoshkencave: Fundjava me mot tė mirė
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si duken videot dhe fotot me iPhone 6!
 
 
BALKANWEB.TV
Mirditė, pėrdhunohet njė 13 vjecare, nė kėrkim fqinji i sė miturės
 
 
BALKANWEB.TV
Pinotti-Kodhelit: Falenderoj Shqipėrinė qė po ēon municione kundėr ISIS
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papės, policia blindon Tiranėn, 2500 trupa nė gadishmėri. Ja masat
 
 
BALKANWEB.TV
Makina e Papes mbėrrin nė Tiranė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama nė Kavajė: Bėni trotuare ku tė ecė e tėrė familja, jo burri para e gruaja ti vijė mbrapa
 
 
BALKANWEB.TV
Ja ēfarė mund tė bėni zyrėn tuaj gjatė orarit tė punės
 
 
BALKANWEB.TV
Skocia i thotė “Jo” pavarėsisė nga Britania
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrurohet skulptura kushtuar 40 martirėve nė oborrin e Katedrales sė Shkodrės
 
 
 
 
FOTOGALERI
Kim Kardashian, forma gjithmone nė dukje
 
 
FOTOGALERI
Dy gėzime nė njė ditė, Belen feston sot ditėlindjen dhe pėrvjeton e martesės
 
 
FOTOGALERI
Sofia Loren feston 80 vjetorin
 
 
FOTOGALERI
Brazil, peshkatarėt besdisin anakondėn gjigande
 
 
FOTOGALERI
Sheshi “Nėnė Tereza” nė pritje tė Papa Franceskut, drejt fundit pėrgatitjet
 
 
FOTOGALERI
Apple, te gjithe nė radhė pėr iPhone 6
 
 
FOTOGALERI
Pasagjerėt mė tė paedukatė nė botė, ja fotot!
 
 
FOTOGALERI
Demi Moore me thinja, harron tė lyejė flokėt
 
 
FOTOGALERI
Motrat Dreshaj, njėra mė seksi se tjetra
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, twerking me flamurin meksikan, “tėrbohen” autoritet
 
 
FOTOGALERI
Rama: Nė Kavajėn e lėnė nė mėshirė tė fatit po ndėrtohet sheshi i ri evropian
 
 
FOTOGALERI
Vishu Rita Ora!
 
 
FOTOGALERI
Kjo kėngė ka kaq shumė fundshpina
 
 
FOTOGALERI
Ofron tė dashurėn me qira, pėr tė mbledhur para pėr iPhone 6
 
 
FOTOGALERI
Skocia voton kundėr ndarjes nga Anglia, zhgėnjehet Patrioti
 
 
FOTOGALERI
Stėrvitja e astronautėve nė shpellat e Sardenjės
 
 
FOTOGALERI
Courtney Stodden: Nuk dua mė jetė tė egėr, dashuroj burrin tim!
 
 
FOTOGALERI
Kelly Brook vjen me “Selfie” tė ēmendur