BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
18 Mars 2013 - 23:30 | LAJME
TRANSLATE
 
Pedofili: Vrava Julianin 11-vjeēar. Policia kėrkon trupin nė Sharrė. Dyshohet dhe pėr njė fėmijė tjetėr tė abuzuar
Pedofili: Vrava Julianin 11-vjeēar. Policia kėrkon trupin nė Sharrė. Dyshohet dhe pėr njė fėmijė tjetėr tė abuzuarTIRANĖ - Ardian Prenjasi pranon nė polici: “Kam vrarė 11-vjeēarin Julian Ēela”. Dėshmia rrėqethėse konfirmohet nga burime tė Policisė sė Tiranės pėr TV "NEWS 24". Njė ditė pas arrestimit, Ardian Prenjasi, cilėsuar tashmė si ‘monstra e Laprakės’ ėshtė dėrguar nė banesėn e tij nė kėtė zonė pėr tė rindėrtuar nė prani tė hetuesve skenėn e krimit, ku si ka thėnė vetė i ka marrė jetėn 11-vjeēarin, Julian Ēela, i zhdukur 5 muaj me pare. 

Por vrasja e Julianit u zbulua vetėm pas rrėmbimit dhe abuzimit qė kreu pedofili me njė 10-vjeēar, tė cilin vetėm fati e shpėtoi nga kthetrat e vdekjes. 10-vjeēari A.C ėshtė mbajtur peng dhe abuzuar seksualisht pėr 24 orė nė njė shtėpi nė Laprakė, nga maniaku seksual Ardian Prenjasi. 

A.C. u denoncua si i zhdukur nga familjarėt e tij pasditen e sė shtunės dhe vetėm tė dielėn, policia ka mundur ta gjejė tė miturin dhe ta lirojė nga "kthetrat" e maniakut seksual, i cili, pasi e kishte abuzuar, po pėrpiqej t'i merrte dhe jetėn.

Zbulimi shokues, u bė nga miqtė e Prenjasit, punėtorė nė Ndėrmarrjen e Pastrim-Gjelbėrimit, tė cilėt kishin "mėsyrė" nė shtėpinė e kėtij tė fundit, pėr shkak se prej dy ditėsh ai mungonte nė punė dhe nuk dinin asgjė pėr fatin e tij. Pasi kanė thirrur nė emėr tė tij dhe s'kanė marrė pėrgjigje, ata kanė hyrė nė shtėpi pėrmes dritareve, ku kanė zbuluar krimin makabėr.

Por, krimet e Ardian Prenjasit duket se nuk paskan fund. Prokuria ngre dyshimet se njė tjetėr fėmijė ėshtė bėrė pjesė e veprimtarisė kriminale tė Prenjasit. Sot policia vijon kerkime intensive pėr gjetjen e trupit tė tė miturit, Julian Cela, djali i nendrejtorit tė Antiterrorit nė SHISH.

Njė ditė mė parė, Prenjasi tha se trupin e vrarė tė Julianit e hodhi tė mbėshtjellė me batanije nė kazanėt e plehrave dhe pa sesi makina e mbeturinave e mori bashkė me plehrat. Sot monstra shton dėshminė e tij duke theksuar se trupin e kontrolloi dhe e gjeti nė Sharrė. Ai tregoi me gisht dy vende nė Sharrė, ku sipas tij ėshtė hedhur trupi i Julianit.  Ndėrsa Ministria e Drejtesise nisi po sot procedimin ndaj dosjes gjyqėsore tė pedofilit nė vitin 2008.

19 MARS - E DASHURA E PEDOFILIT NĖ LOT: KAM FJETUR ME NJĖ MONSTĖR, NUK E DIJA QĖ VRITESHIN FĖMIJĖ
Ora: 07:29 -
Ardian Prrenjasi tė varet nė litar. Nuk duam t’ia shohim mė fytyrėn, ka vrarė fėmijė. Na la vajzėn nė mes tė katėr rrugėve. Mė vjen turp tė mė shohė njeri. Ndihem keq nga komshinjtė. Kujt ia merrte mendja se ai ishte njeri i tillė…”. Beglije B., gjyshja e Valbona P., vajzės 24-vjeēare, e cila bashkėjetonte prej njė viti e gjysmė me “monstrėn” Ardian Prrenjasi, ndihet e shokuar nga krimi makabėr qė ėshtė zbuluar, ku protagonist ėshtė 45-vjeēari qė ishte futur si dhėndėr nė shtėpinė e tyre. E moshuara jeton e vetme nė apartamentin gjashtėkatėsh, ngjitur me godinėn e ish-Shkollės sė Partisė nė Laprakė. Mbrėmė kishte rėnė nė flinte qė nė orėn 20.00, pasi ndodhej krejt e vetme, nė shtėpinė qė vėshtirė se mund tė quhej e tillė, pasi kishte vetėm njė dhomė. “Jam e mėrzitur nga gjithė kjo qė ndodhi. S’e besoja kurrė qė Ardiani mund tė bėnte njė gjė tė tillė. Ai sillej mirė me Valbonėn. Mezi siguronin bukėn e gojės, por nuk na e merrte mendja qė tė bėnte gjėra tė tilla. As bojėn nuk duam t’ia shohim mė. Na turpėroi. Tė varet siē tha dhe nėna e tij”, - thotė gruaja. Tejet e tronditur, 72-vjeēarja rrėfen pėr “GSH” njohjen e mbesės sė saj me Ardianin, bashkėjetesėn e tyre, si dhe plot detaje nga jeta e “errėt” e njeriut “monstėr”….
Znj.Beglije, kur e keni takuar mbesėn, Valbonėn pėr herė tė fundit?
E takova sot (dje) nė drekė. Erdhi rreth orės 13:00. Sapo ishte lėnė e lirė nga policia. Njė polic i kishte dhėnė 300 lekė tė paguante biletėn e autobusit, pasi as lekė nuk kishte me vete. Jetojnė nė kushte tė kėqija.
Ēfarė biseduat me tė?
Valbona nuk pushonte sė qari dhe thoshte ‘si kam fjetur nė njė krevat me njė monstėr’. Ajo kurrė nuk ka ditur se burri i saj vriste fėmijė. Madje shpesh shoqja e saj i ka lėnė Ardianit disa herė t’i mbante tė birin dhjetė vjeē.
Po tani, ku ndodhet Valbona?
Erdhi dhe e mori babai. Kanė ikur pėr nė Peshkopi.
Ju fliste ajo pėr jetėn qė bėnte me Ardianin?
Po. Mė thoshte qė “kalojmė mirė”. Nuk ankohej kurrė. Jetonin nė njė dhomė me qira, dhomė e vogėl, por e trajtonte mirė, nuk e rrihte, pėrpiqeshin tė hanin bukė. Ja tani ēfarė na doli, na hodhi baltė. Mbesa ime nuk ka bėrė asgjė, s’e dinte ēfarė bėnte ai. Ku njihen njerėzit sot!
Si ėshtė njohur Valbona me Ardianin?
Valbona ka qenė e martuar mė parė me njė burrė nė Gostivar nė Maqedoni. Ėshtė ndarė, se kishte sherre me kunatat. Duke qenė nė fshat, e kishte tė vėshtirė tė gjente burrė, pasi flisnin pėr tė, se e kishte ndarė burri i parė. Njė komshi i Ardianit ndėrhyri dhe u njohėn. Nuk bėmė as fejesė, as asgjė.
Po familjen e tij, e njihnit?
Jo, nuk i njihnim, pasi ne nuk bėmė hyrje-dalje sipas zakonit. Dinim vetėm sa na kishte treguar vetė ai.
E dinte mbesa se Ardiani ka qenė mė parė i martuar dhe arsyet pėrse ishte ndarė?
Ai na ka thėnė, edhe neve, edhe Valbonės, se ėshtė ndarė nga gruaja e parė se ajo e tradhtonte. Na ka treguar se me tė ka pasur dy fėmijė.
Ardiani, vinte ndonjėherė t’ju vizitonte?
Po. Vinte njė herė apo dy herė nė muaj. Vinte tė pinte kafe nė 6 tė mėngjesit kur mbaronte punėn, dhe merrte dhe Valbonėn me vete kur ajo qėndronte tek unė. Valbona vinte shpesh tė mė shėrbente, se unė jetoj e vetme.
Si ishte sjellja e tij?
Sillej shumė mirė. Asnjėherė nuk kishim pėr ta besuar se bėnte gjėra tė tilla. Na vjen zor se si kemi futur nė shtėpi njė njeri tė tillė. Ai ishte shumė i urtė, i qetė. Punonte natėn vonė. Kujt ia merrte mendja se vriste fėmijė?!
Gjatė bisedave qė keni bėrė me mbesėn, a ju ka lėnė tė nėnkuptonit se nė shtėpinė e saj ndodhte ndonjė gjė e pazakontė?
Jo. Asnjėherė s’mė ka vėnė nė dijeni tė ndonjė halli. Ajo nuk dinte asgjė. Nė shtėpinė e saj ēdo gjė ishte normale, ajo nuk ka vėnė re asnjė gjė tė ēuditshme tek sjelljet e Ardianit.
Kush i vizitonte nė banesė mbesėn dhe Ardianin?
Personi qė i vizitonte ishte njė e njohura e Ardianit; vinte shpesh me djalin e saj tė vogėl 10-vjeēar tek shtėpia e tyre. Ka pasur edhe raste kur ajo e ka lėnė Ardianin vetėm me djalin e saj, por nuk dimė t’i ketė bėrė gjė.
Po Valbona, ēfarė jete ka bėrė?
Valbona ėshtė fėmija i parė i vajzės sime. Jetojnė nė hall tė keq. Valbona nuk ka qenė asnjė ditė nė shkollė dhe nuk di shkrim e kėndim. Jeta e saj ka qenė e vėshtirė. U martua kur ishte 20 vjeēe dhe u nda shpejt. Tani ka mbetur nė mes tė katėr rrugėve. Kush martohet me tė tani qė ndodhi dhe kjo gjėmė?! (Marre nga Gazeta Shqiptare)

18- MARS, FAMILJA E ‘MONSTRĖS’ PRENJASI KĖRCĖNOHET ME TELEFON
Ora 20:21- Pas ngjarjes sė rėndė qė ka tronditur opinionin publik, ku 45-vjeēari Ardian Prenjasi i cilėsuar si “monstra e Laprakės” vrau njė 11 vjeēar, ka shokuar edhe familjarėt e tij, tė cilėt nuk ndihen vetėm tė kėrcėnuar, por edhe tė turpėruar pėr aktin e rėndė duke e dėnuar njėkohėsisht atė. Sanije Prenjasi, nėna, vėllezėrit dhe motra e 45 vjeēarit shprehen njėzėri pėr dėnimin e tij me vdekje.

Ndėrkaq familjarėt e tij pretendojnė se nga njė telefonatė anonime nė celular ata janė kėrcėnuar. “Do t’ju zhdukim si familje ka qenė kėrcėnimi i bėrė mbrėmjen e kaluar nė celularin e vėllait tė vogėl tė pedofilit 45 vjeēar”.

“Na vjen turp dhe ndjehemi me tė vėrtetė tė kėrcėnuar, madje fill mbas telefonatės lajmėruam Policinė e cila ka dislokuar poshtė pallatit njė polic, i cili na ruan” deklaruan familjarėt e tij. Por policia deklaroi se nuk ka asnjė denoncim pėr kėrcėnimin e tyre.

MONSTRA PRENJASI, DREJTUES TĖ LARTĖ TĖ POLICISĖ SĖ TIRANĖS MBLEDHJE
Ora 19:36- Ngjarja e rėndė e zbuluar mbrėmė, ku njė pedofil i quajtur Ardian Prenjasi kishte marrė peng dhe po tentonte tė vriste njė fėmijė 10-vjecar nė zonėn e Laprakės, ndėrsa mė pas ka dėshmuar se ka vrarė edhe Julian Celėn, djalin e Drejtorit tė Antiterrorit nė SHISH, ka bėrė bashkė sot drejtues tė lartė tė policisė sė Tiranės. Mėsohet se krerėt mė tė lartė tė policisė sė kryeqytetit po zhvillojnė njė mbledhje me dyer tė mbyllura, e cila ka nisur rreth orės 18:30. Cėshja kryesore e diskutimit ėshtė pikėrisht, mostra Ardian Prenjasi.

CAUSHAJ PER NEWS 24: KEMI LOKALIZUAR ZONĖN NĖ SHARRĖ PĖR GJETJEN E TRUPIT TĖ FĖMIJĖS
caushaj , drejtori policise Ora 17:23-
Drejtori i Policisė sė Tiranės, Bernard Caushaj, nė njė intervistė pėr gazetarin e News 24, Spartak Koka tregon me detaje krimet e ‘monstrės’ Ardian Prenjasi dhe si po shkojnė hetimet pėr gjetjen e trupit tė pajetė tė Julian Celės, djalit tė Drejtorit tė Antiterrorit nė SHISH. 

Sipas tij, ėshtė lokalizuar zona nė Sharrė ku mund tė jetė hedhur edhe trupi i viktimės, ndėrsa pėr tė zbardhur detaje tė krimeve tė Prenjasit, Caushaj shton se po bashkėpunohet edhe me shtetin fqinjė, Greqinė. 

“Ėshtė legalizuar zona nė tė cilėn janė hedhur plehrat nė Sharrė. Ka shkuar grupi hetimor dhe specialistėt, kanė marrė mjetet dhe njerėzit e nevojshėm pėr kėtė lloj zbulimi”, shprehet Caushaj.

“Pėr tė plotėsuar dosjen e tij po marrim tė dhėna edhe nga policia greke me tė cilėn po bashkėpunojmė pėr tė parė tendencat pėr krime tė tjera”, tha Caushaj mė tej.

Drejtori i Policisė ka rrėfyer se si ėshtė gjetur 10-vjecari A.C dhe se si fatmirėsisht ai ka arritur t’i shpėtojė vrasjes. Pasi, sic tregon Caushaj, manstra Prenjasi kishte bėrė gati njė litar ku do ta varte, ndėrsa e kėrcėnonte me njė thikė.

“Dua tė them qė ėshtė njė krim monstruoz dhe i rėndė. Qė nė momentin e parė tė denoncimit nga prindi i 10-vjecarit nė komisariatin nr 3 tė policisė u bė vlerėsimi maksimal. Mbasi u mor informacioni se fėmija ishte zhdukur qė ditėn e parė nė orėn 9 dhe nuk ishte dukur, u intervistua i ati, ku u bė prezente se kishim tė bėnim me njė fėmijė tė urtė. Menjėherė strukturat e policisė u njohėn me fotot e 10-vjecarit, u bėnė me dhjetėra kopje nė tė gjitha komisariatet e patrullat. U kontrolluan tė gjitha rrugicat e lagjes dhe kryesisht rrugės “Bujar Kaloshi”, u vėrejt qė popullsia aty ishte heterogjene. Nga i ati i tė miturit na u tha se pėrballė shtėpisė sė tij ishte njė shtėpi dykatėshe nė katin e parė tė sė cilės banonte njė person me qera dhe se mbrėmjen e kaluar atė kishin ardhur ta kėrkonin shokėt. Aty na lindėn dyshimet, menjėherė ju dhamė orientime patrullave tė shikonin nė kėtė shtėpi. Kėtu dyshuam se kishim tė bėnim me njė person qė mund tė kishte lidhje me zhdukjen e Julian Celės, banesat e dy djemve janė larg nė vijė ajrore vetėm 70 metra. Morėm informacionet se kėtu banonte Ardian Prenjasi, i cili kishte lindur dhe banonte dikur nė Prrenjas e mė pas ishte transferuar nė Tiranė ku punonte nė ndėrmarrjen e pastrim-gjelbėrimit. Cuam agjentėt tanė tė flisnin me kolegėt e tij, na thanė qė nuk kishte shkuar nė punė. Pastaj kontaktuam me pronaren e shtėpisė e cila na tha se nuk kishte ēelės poshtė, por dhamė urdhėr qė tė depėrtohej poshtė. Sapo mėsuam emrin e tij, morėm tė dhėna se ky person kishte tendenca pėr pedofili. Nga specialistėt e policisė u vu re se autori mbante poshtė lavamanit fėmijėn dhe nėn presionin e njė thike e kėrcėnonte qė tė mos bėrtiste. Ai ka tentuar t’ju shpėtojė policėve, madje ka tentuar tė godasė me thikė njėrin nga punonjėsit. Nė momentin e parė ishte agresiv. Pasi u kėqyr e gjithė banesa, u pa gjendja psikologjike e fėmijės, morėm psikologė, morėm punonjėsen tonė agjenten e policisė gjyqėsore qė foli me fėmijėn. Mė pas u shoqėrua si autori dhe fėmija. Pasi u ngrit grupi hetimor po prisnim nga momenti nė moment tė nxirrte gjėra tė reja. Impenjimi i tė gjitha strukturave ishte maksimal dhe fatmirėsisht arritėm tė shpėtojmė jetėn e A. C nė limitet e tij dua tė them, se po e kėrcėnonte. Madje nė banjon e shtėpisė mbante edhe njė litar, nė formėn e lakut dhe kishte pėrgatitur ta varte aty fėmijėn”, tha Caushaj. 

Caushaj mė pas tregoi momentet kur Prenjasi ka rrėfyer krimin e tij monstruoz atė tė rrėmbimit dhe vrasjes sė tė miturit Julian Ēela.
“Gjatė punės sė ushtruar, punė kėmbėngulėse dhe intensive u arrit qė autori tė pranonte edhe krimin e mėparshėm u pėrball me prova tė pakontestueshme. Kur mėsuam se autori kishte pasur nė banesėn e tij edhe Julian Celėn dhe sipas shpjegimeve tė tija kishte arritur ta mbyste e mė pas e ka fshehur kufomėn pėr ta hedhur nė plehra. Ishte njė moment shokues pėr tė gjithė ne, qė shumica janė prindėr, po edhe ata qė s’janė janė qytetarė. Ky ėshtė rast i paprecedent, i rrallė madje nuk ka ndodhur asnjėherė qė njė fėmijė tė humbė jetėn nga njė njeri me deviacione seksuale, pedofil. Me Julianin nuk ka pėrdorur mėnyrėn e varjes me litar, por kėto janė gjėra qė i pėrkasin hetimit, shumė tė dhimbshme”, tha mė tej Caushaj. 

Pasi shprehu ngushėllimet pėr familjen e Jualian Celės, babia i tė cilit ėshtė Drejtor i Antiterrorit nė SHISH, Cuashuj ngre pyetjen se a do kishte qenė e mundur shpėtimi i jetės sė Julian Celės. “ I bėmė kėto analiza dhe arritėm nė konkluzionin se krimi ėshtė kryer shu8mė shpejt nga autori, brenda dy orėsh, nė tė njejtėn shtėpi”, shtoi Caushaj.

NĖNA E PEDOFILIT: E KEMI BĖRĖ LANET. FĖMIJĖT E TJERĖ I KAM TĖ PAFAJSHĖM
Ardian Perrenjasi 
Ora 14:50
-Sanije Prenjasi, e ėma e Ardian Prenjasit shprehet pėr News24 se fėmijėt e saj tė tjerė nuk kanė kryer asnjė krim.
“Pėr krimet tė pėrgjigjet vetėm Ardian Prenjasi. E kemi bėrė lanet tė gjithė”.


BANORET E PRRENJASIT KERKOJNĖ DENIMIN ME TE RENDE PER PEDOFILIN VRASES
Ora 14:38 -
Banorėt e qytetit tė Prrenjasit, ku ka jetuar pėr njė kohė tė gjatė pedofili Ardian Prenjasi, vazhdojnė tė jenė tė shokuar nga zbulimi i krimeve tė tmerrshme tė kryera nga 45-vjeēari ndėr vite.

Ndėrsa kėrkojnė qė drejtėsia tė jetė e pamėshirshme nė dhėnien e masės ekstreme tė dėnimit pėr pedofilin vrasės, qytetarėt e Prrenajsit lėshojnė akuza tė ashpra ndaj policisė, prokurorisė dhe gjykatave qė nuk e kanė vlerėsuar rrezikshmėrinė e shfaqur jo nė njė por nė disa raste tė monstrės Ardian Prenjasi.

Ne foto kerkimet per Julianin ne Sharre
sharre plehrat
DYSHOHET SE PRENJASI KA ABUZUAR EDHE ME NJĖ DJALĖ QĖ I LIHEJ NĖ KUJDESTARI
Ora 13:05
-
Ndėrsa vijojnė hetimet intensive pėr gjetjen e trupit tė 11-vjeēarit Julian Cela, policia ka ngritur tė tjera dyshime qė lidhen me pedofilin Ardian Prenjasi. Mėsohet se 45-vjeēari kujdesej shpesh pėr djalin e mitur tė shoqes sė bashkėjetueses sė tij, me tė cilin dyshohet se ka abuzuar seksualisht. Mėsohet se policia po heton edhe mundėsinė qė Prenjasi tė ketė pasur edhe bashkėpunėtorė.


I ZOT I BANESĖS KU JETONTE PRRENJASI: ZOTI MĖ PASKA RUAJTUR FĖMIJĖT
Qiramarresit 
Ora 12:40
-Lefter Muka, i zoti i banesės ku jetonte me qera Ardian Prenjasi shprehet i tronditur rreth ngjarjeve qė kanė ndodhur nė banesėn e tij. Muka theksoi se fati ka shpėtuar fėmijėt e tij.
“Nuk e di si mi ka ruajtur Zoti fėmijėt. Nuk e imagjinoj dot se ēfarė ka ndodhur aty. Unė nuk dija gjė, goca mė telefonoi dhe mė tha qė policia ka ardhur nė shtėpi. Shkova, me tha policia a ke ēelės tė banesės, ju thashė qė nuk kam njė ēelės. Ata shpėrthyen derėn. Nuk e di ēka ndodhur aty, tani do shkoj tė shoh ēfarė ka ndodhur nė banesėn qė jepja me qera”.
Muka tha se nuk kishte miqėsi me Prenjasin. “Jo nuk e njihja mirė, thjesht jetonte njė kat sipėr meje”.

FLET PĖR "NEWS 24" DJALI I TEZES SĖ JULIAN CELĖS
Djali i tezes se Julian Celes 
Ora 11:30- Algert Sella, djali i tezes sė viktimės, Julian Ēela pohon pėr "News 24" se pedofili vrasės ka dhėnė 2 vende ku mund tė ketė groposur viktimėn. “Policia nuk ka filluar ende gėrmimet. Ai ka treguar 2 vende qė thotė se i ka hedhur, nuk dimė gjė mė tepėr. Ai thotė se ka 2 vende dhe ne deri tani kemi pritur. Njė gropė e madhe nė Sharrė dhe njė mė lart. Dje tha ndryshe qė e hodhi nė njė kosh mbeturinash, sot tha qė i ka hedhur trupat vetė nė Sharrė. Ne duam drejtėsi, atėherė nėse nuk e venė ata, tė na i lenė nė dorė dhe i vemi ne drejtėsi”, tha djali i tezes sė viktimės.

PROKURORI: PRENJASI PO HETOHET EDHE PĖR DHUNIMIN E NJĖ FĖMIJE TJETĖR
Ora 11:20-Gazetari Spartak Koka bėn tė ditur se prokurorėt kanė ngritur njė sėrė dyshimesh se pėrvec Julian Celės, fėmijės A.C, njė tjetėr fėmijė nė Tiranė ėshtė dhunuar nga Prenjasi.

LIRIMI I PEDOFILIT NĖ VITIN 2008, MINISTRIA E DREJTĖSISĖ: DO VERIFIKOJMĖ DOSJEN
Ne foto gjyqtarja Shefkie Demiraj, dha gjoben per Prenjasin
shefkije demiraj 
Ora 11:00
- Ministria e Drejtėsisė do tė verifikojė vendimin e dhėnė nga gjykata nė 2008 ndaj Ardian Prenjasit, ku akuzohej pėr rrėmbimin e njė fėmije.
Burime nga Ministria e Drejtėsisė pranė News24 thanė se pritet qė inspektorėt tė sekuestrojnė dosjen ndaj Prrenjasit.
"Ministria e Drejtėsisė nis inspektimin nė Gjykatėn dhe Prokurorinė e rrethit Gjyqėsor Tiranė pėr ēėshtje penale nė ngarkim tė shtetasit Adrian Prenjasi.
Pas ngjarjes tronditėse tė ndodhur dje nė Tiranė ku njė mitur u dhunua dhe e mbajt peng nga shtetasi Adrian Prenjasi dhe njė tjetėr (sipas dėshmisė sė autorit dhėnė organeve tė policisė) ėshtė vrarė prej tij dhe pasi u njoh me faktin se ky shtetas ėshtė dėnuar me gjobė nga gjykata, pėr veprėn penale tė tė “heqjes sė paligjshme tė lirisė” ndaj njė tjetėr tė mituri Ministri i Drejtėsisė ka kėrkuar menjėherė inspektimin nė Prokurorinė dhe nė Gjykatėn e Rrethit Gjyqėsor Tiranė pėr rastin nė fjalė”., citon ne nje deklarate te saj Ministria e Drejtesise.

Sipas Ministrisė sė Drejtėsisė, inspektimi do tė kryhet nga Drejtoria e Pėrgjithshme Ēėshtjeve tė Drejtėsisė me objekt kontrollin e veprimeve procedurale nė procedimin penal nr.1623, viti 2008 nė ngarkim tė tė pandehurit Ardian Prenjasi, i akuzuar pėr veprėn penale tė “heqjes sė paligjshme tė
lirisė” parashikuar nga neni 110/1 i K.Penal, me hetime paraprake tė pėrfunduara me vendim dėrgimi pėr gjykim. Pėrfunduar sė gjykuari me vendimin penal nr.1555 datė 14.11.2008 tė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė.
Tė gjitha rezultatet e inspektimit do ti bėhen te ditura opinionit publik brenda njė kohe tė shkurtėr.

PROKURORIA KĖRKON MASĖ ARRESTI PĖR PRENJASIN VETĖM ME AKUZĖN E RRĖMBIMIT TĖ FĖMIJĖS
Ora 10:30- Prokuroria kėrkon masė arresti pėr Prenjasin vetėm pėr akuzėn e rrėmbimit tė fėmijės, A.C. Sipas prokurorisė, trupi i Julianit nuk ėshtė gjetur.

PEDOFILI DĖRGOHET NĖ SHTĖPI E SHARRĖ, DO RINDĖRTOJĖ SKEMĖN SI E VRAU JULIANIN
Ora 10:00-Njė ditė pas arrestimit, Ardian Prenjasi, cilėsuar tashmė si ‘monstra e Laprakės’ ėshtė dėrguar nė banesėn e tij nė kėtė zonė pėr tė rindėrtuar nė prani tė hetuesve skenėn e krimit, ku si ka thėnė vetė i ka marrė jetėn 11-vjeēarin, Julian Ēela.

Dėrgimi i tij nė banesė nė Laprakė ėshtė bėrė nga forcat e policisė, nė masa tė rrepta sigurie.

I dėnuari me parė pėr pedofili ne Greqi ėshtė ēuar nė banesėn ku jetonte me qira, pranė familjes se viktimave tė tij tė fundit, ku nė prani tė hetuesve do tė rindėrtojė skemėn e vrasjes sė vogėlushit Cela.

Pas dėrgimit nė banesė, Prenjasi ėshtė dėrguar dhe nė Sharrė pėr tė treguar ku mund tė jetė fshehur trupi i Julianit tė vogėl.

FAMILJARĖT E PEDOFILIT VRASĖS "NGUJOHEN" NĖ SHTĖPI
Ora 09:00
-Nė lagjen nr 1 tė qytetit tė Prrenjasit jeton prej afro gjysėm shekulli familja e pedofilit vrasės Ardjan Prenjasi. Tė tronditur nga krimet e 45- vjeēarit monstėr, i dėbuar pėr kėtė shkak nga familja rreth 15 vite, ata sapo kanė dėgjuar lajmin e tmerrshėm janė " ngujuar" nė banesėn e tyre pasi i druhen hakmarrjes.
Derėn e shtėpisė qė nga pasditja e tė dielės ia kanė hapur vetėm policisė dhe pėr momentin pėr gjithkėnd pėrfshi edhe tė afėrmit, tė futesh aty duket gati njė mision i pamundur. Pėr pak kohė me nėnėn dhe me dy prej tre vėllezėrve tė tij tė pranishėm nė banesėn e tyre, kemi mundur tė komunikojmė natėn vonė gjatė tė dielės pa kamera dhe aparat fotografik si tė dėrguar tė "News 24" dhe 'Gazeta Shqiptare".

18 MARS - E ĖMA: MOS IA DĖGJOFSHA EMRIN, VARENI NĖ LITAR
Ne foto: Ardian Prenjasi, i ri, vite me pare
foto e mostres
Ora 07:00 -
Fill pas arrestimit tė "monstrės", 45-vjeēarit Ardian Prenjasi, familjarėt e tij i bėnė thirrje drejtėsisė tė japė dėnimin maksimal pėr tė. Dy vėllezėrit, nėnėn 75-vjeēare dhe motrėn, i gjejmė nė shtėpi. Ndėrsa kanė mbyllur dyer dhe dritare, ata vetėm qajnė e mallkojnė. Nė njė prononcim pėr "GSH", e ėma, Sanije Prenjasi tha se i biri ishte dėnuar nė Greqi pėr pedofili me 4 vjet burg. Edhe atje, akti monstruoz ishte kryer ndaj njė fėmije tė njė ēifti emigrantėsh shqiptarė. "Qė pas kthimit nga ushtria kemi konstatuar devijime. Ėshtė dėnuar nė Greqi pėr pedofili me 4 vjet burg. Pas kthimit qė andej, kujtuam se u rehabilitua, u fejua. Kur ishte nė prag tė martesės, njė rast tjetėr ndodhi nė Prrenjas. E denoncuan sėrish, filloi procesi gjyqėsor, por nuk ėshtė dėnuar", - tregon e ėma. Edhe vėllezėrit e 45-vjeēarit "monstėr", Besnik dhe Fabian Prenjasi pohojnė se ai ėshtė denoncuar pėr pedofili, madje dyshohet tė jenė 4 raste nė Prrenjas. "Qė atėherė e dėbuam nga shtėpia. Ka ardhur vetėm njė herė pėr njė sebep, me kėmbėnguljen e gjithė fisit. Prej njė viti e gjysmė u lidh me njė vajzė tė mirė dhe menduam se do martoheshin dhe s'do kishte mė probleme", - shprehen ata. Familja kėrkon nga drejtėsia qė ta varė nė litar Ardianin. "Nuk kemi pėr t'ia parė mė bojėn. Ishalla e dėnojnė sa mė shpejt, me dėnimin mė maksimal. Na ka ēnderuar, na ka varrosur tė gjallė dhe nuk dimė se si ta ngushėllojmė atė familje qė ka humbur djalin", - thotė Sanije Prenjasi. I vėllai Besniku shkon mė tej: "Nuk e meriton t'ia pėrmendim mė emrin. Plumbi ėshtė pak. T'ia presin mishin copa-copa. Jo vetėm qė ka bėrė krime ndaj tyre, por edhe ndaj nesh. Kur dėgjova pėr krimin, mendova si tė mė kishte ndodhur pėr fėmijėn tim", - shprehet vėllai Besniku. 

Ne foto Julian Cela
julian cuni
RRĖFIMI TRONDITĖS I ‘MOSTRĖS’: JULIANIN E VRAVA DITĖN QĖ E RRĖMBEVA, E HODHA NĖ PLEHRA
Ora 21:57-
Zbulohen detaje tė reja dhe tronditėse nga rrėfimi i 45-vjeēarit Ardian Prrenjasi para Policisė sė Tiranės.
“E kam vrarė Julian Ēelėn qė ditėn qė e rrėmbeva mė 30 nėntor, pasi sapo e futa nė shtėpi filloi duke bėrtitur. Nuk e njihja mė parė, por e futa nė shtėpi pasi i thashė tė mė blinte njė paketė cigare. Trupin e kam mbėshtjellė me njė batanije dhe e kam hedhur nė koshin e plehrave pranė shtėpisė nė njė kohė kur erdhi makina e grumbullimit. Kam qėndruar nė kėmbė nė cep tė rrugės dhe kam parė kur makina mori koshin ku kisha hedhur kufomėn dhe e hodhi nė karrocerinė e saj. Mė pas kam hyrė i qetė nė shtėpi”,- kjo ka qenė dėshmia e Ardjan Prenjasit pėr grupin e hetimit.

Zgjidhet kėshtu nė mėnyrė tragjike misteri i zhdukjes sė djalit tė Nėndrejtorit tė Antiterrorit nė SHISH, Skėnder Ēela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nėntorit tė vitit 2012.

45-vjeēari i arrestuar mesditėn e djeshme si autor i rrėmbimit tė 10-vjeēarit me iniciale A.Cani ka dhėnė dėshminė rrėqethėse pėr tė miturin Julian Ēela nė Komisariatin Nr. 3 Tiranė. Gazetari i TV "NEWS 24", Spartak Koka raportoi se Prenjasi, pasi ka pranuar krimin ai fillimisht nuk ka dhėnė detaje pėr vendin ku mund tė ketė fshehur kufomėn e tė miturit si dhe as rrethanat e vrasjes.

Ardian Prenjasi, baba i 3 fėmijėve, i divorcuar, ėshtė kapur dje nė flagrancė, pasi pasditen e se shtunes kishte rrėmbyer njė tjetėr fėmije 10-vjeēar, tė cilin po bėhej gati ta vriste tė dielen, nė shtėpinė ku jetonte me qera nė Laprakė.

Ardian Prrenjasi rezulton si person me precedentė penal, pasi ėshtė akuzuar se ka abuzuar seksualisht me tė miturin si nė shtetin grek ashtu edhe nė vendlindjen e tij Librazhd.

RASTI I JULIAN ĒELĖS
Jualin Ēela, djali i nėndrejtorit tė Antiterrorit nė SHISH, rezultonte i zhdukur prej 30 nėntorit 2012. 11-vjeēari ishte shpallur nė kėrkim ndėrkombėtar.
Pėr herė tė fundit, 11-vjeēari Julian Ēela ėshtė parė nė njė qendėr interneti nė rrugėn “Pandi Dardha”. Pronarja e qendrės sė internetit ka treguar pėr "News 24" se dikush e kishte kėrkuar Julianin tė dilte nga interneti, e qė nga ajo ditė askush nuk e ka parė mė.

"News 24" dhe 'BalkanWeb' njoftuan qė prej ditės sė parė pėr humbjen e tė miturit dhe apelin e babait me shpresė pėr gjetjen e djalit. Tė afėrm tė Julianit nė "Facebook" shpėrndanė foto tė djalit tė vogėl me shpresėn se dikush do ofronte ndonjė tė dhėnė. 

“SKANDALI”, GJYKATA DĖNOI VETĖM MĖ GJOBĖ ‘MOSTRĖN’ PĖR RRĖMBIMIN E NJĖ TĖ MITURI
Gjykata e Tiranės nė nėntor tė vitit 2008 ka dėnuar vetėm me njė gjobė prej 600 mijė lekėsh shtetasin Ardian Prrenjasi, i cili akuzohej atė kohė pėr rrėmbimin e njė fėmije.

Ndėrkohė qė kjo neglizhencė ka bėrė qė sot nė vitin 2013, Ardian Prrenjasi tė pėrdhunonte njė fėmijė si dhe tė rrėmbente dhe vriste Julian Ēelėn, 11-vjeēarin e zhdukur nė nėntor 2012. 

NDĖRPRITEN KĖRKIMET NĖ SHARRĖ
Ora 21:30
Ndėrpriten kėrkimet nė zonėn e Sharrės, pėr gjetjen e kufomės sė Julian Ēelės. Vėshtirėsitė pėr shkak tė errėsirės kanė bėrė qė ekspertėt tė ndėrpresin kėrkimet pėr ti rinisur sėrish nė orėt e para tė mėngjesit tė ditės sė hėnė, sė bashku me autorin e krimit.

VĖLLAI I ‘MOSTRĖS”: MERITON TĖ VRITET
Ora 21:00
“Vėllai im meriton tė vritet”. Kėshtu e ka dėnuar Besnik Prenjasi, veprimin e tė vėllait Ardian Prenjasit, i cili ka abuzuar seksualisht me njė tė mitur, ndėrkohė qė sot doli nė dritė krimi monstruoz me 11-vjeēarin Julian Ēela.

Nė njė prononcim pėr "News 24", Besniku rrėfen se Ardiani ka pasur probleme mendore qė pas kryerjes sė ushtrisė, ndėrkohė qė familja ka 15 vite qė e ka dėbuar.

“Ardian Prenjasi ka pasur probleme qė pas kryerjes tė ushtrisė. E kemi dėbuar nga shtėpia qė prej 15 vitesh. Nuk kemi komunikuar me Ardianin. Meriton tė vritet. Ai ka qenė i dėnuar me 4 vite nė Greqi”, shprehet i vėllai.

BURGAJ: SHPĖTUAM 1 FĖMIJĖ NGA MOSTRA
Ora 20:20
Kreu i Policisė sė Shtetit Hysni Burgaj nga Komisariati Numėr 3 u shpreh se reagimi i shpejtė i policisė shpėtoi nga kthetrat e mostrės Ardian Prenjasin njė tjetėr fėmijė, teksa shtoi se detaje tė reja do bėhen nė orėt nė vijim pėr fatin e kufomės sė Jualin Ēelės, viktimė e maniakut serial tė fėmijėve.

“Mund tė them ėshtė njė reagim shumė i shpejtė i policisė lidhur me parandalimin e njė ngjarjeje tjetėr tė rėndė nga njė mostėr. Tė dhėna tė tjera do i merrni me detaje mė vonė. Ardian Prenjasi ėshtė edhe vrasėsi i Julian Ēelės.

KĖRKIMET E POLICISĖ NĖ SHARRĖ
Ora 20:00
Nė familjen Ēela janė hapur dyer e mortit ku familjarė dhe miq kanė shkuar pėr tu gjetur pranė prindėrve tė vogėlushit Julian Ēela, ndėrkohė qė pak minuta mė parė mėsohet se familjen e ka vizituar edhe Hysni Burgaj, kreu i Policisė sė Shtetit pėr ngushėllimet e rastit.

Gazetari i TV "NEWS 24" Mariglen Mėrtiri raporton se policia po vijon kėrkimet intensive pėr gjetjen e kufomės sė 11-vjeēarit nė zonėn e Sharrės, pasi maniaku vrasės Ardian Prenjasi ka dhėnė detaje pėr vendodhjen e trupit tė pajetė. Ndėrkohė, forca tė shumta policie po mbledhin provat tė tjera nė banesėn e 45-vjeēarit.

ĒAUSHAJ: PO PUNOJMĖ PĖR GJETJEN E TRUPIT TĖ JULIAN ĒELĖS
Ora 19:30
Strukturat e Policisė sė Tiranės kanė ndaluar shtetasin Ardian Prenjasi, i cili kishte fshehur nė banesėn e tij njė tė mitur 10-vjeēar, tė larguar njė ditė mė parė nga shtėpia, si dhe pėr vrasjen e tė miturit 11-vjeēar, Julian Ēela, i zhdukur prej 30 nėntorit tė vitit 2012.

Nė njė deklaratė pėr shtyp, pasditen e sė dielės, Drejtori i Policisė sė Tiranės, Bernard Ēaushaj, u shpreh se “nė bashkėpunim me sektorin e Statistikės dhe Informacionit Kriminal nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Tiranė, u arrit tė siguroheshin informacionet e para pėr shtetasin me tendenca kriminale tė abuzimit me tė miturit. Nga kėto informacione rezultoi se shtetasi Ardian Prenjasi, 45-vjeē, lindur nė Prenjas dhe banues nė Laprakė, kishte tė dhėna dhe mė parė pėr abuzime seksuale me tė mitur. Nė vlerėsim tė kėtij informacioni, nė banesėn e tij u gjet i fshehur fėmija 10-vjeēar dhe shtetasi Ardian Prenjasi. Nė cilėsinė e provės materiale iu gjetėn njė litar dhe njė thikė qė janė pėrdorur pėr t'i bėrė presion tė miturit”.

policia
Drejtori i Policisė sė Tiranės informoi gjithashtu se "falė njė pune intensive dhe tė mirėorganizuar, nė njė kohė rekord, policia grumbulloi provat e mjaftueshme dhe tė pakontestueshme se shtetasi Ardian Prenjasi ėshtė autor i dyshuar i vrasjes dhe fshehjes sė trupit tė tė miturit Julian Ēela, 11-vjeē, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nėntorit 2012”. Ēaushaj bėri tė ditur se policia do tė vazhdojė punėn pėr zbardhjen e plotė tė veprimtarisė kriminale tė kėtij shtetasi dhe gjetjen e trupit tė tė miturit 11-vjeēar Julian Ēela.

GJENDET 10-VJEĒARI I ZHDUKUR. AUTORI DYSHOHET SE KA GISHT EDHE NĖ RASTIN E JULIAN ĒELĖS
Ora 15:15
10-vjeēari me iniciale A.C i zhdukur qė prej ditės sė djeshme gjendet nė banesėn e komshiut tė tij Ardian Prrenjasi nė zonėn e Laprakės. Burime nga Policia e Tiranės bėjnė me dije se vogėlushi u gjet nė banesėn e Ardian Prenjasit, ndėrkohė qė dyshohet se ėshtė mbajtur 24 orė nėn presionin e dhunės fizike dhe psikologjike. Po tė njėjta burime dyshojnė se 45-vjeēari ka kryer veprime tė turpshme me pengun, duke e abuzuar seksualisht. 

Ka patur dyshime tė familjarėve dhe fqinjėve mbi 45-vjeēarin qė kanė venė nė lėvizje policinė, pasi banesa e  tij ndodhet pranė familjes Cela. Mėsohet se 45-vjecari, i cili punonte shofer nė ndėrmarrjen e pastrim gjelbėrimit nė Bashkinė e Tiranės, prej dy ditėsh nuk ishte paraqitur nė punė. Kolegėt tė cilėt kanė tentuar tė futen nga dritarja e banjos sė shtetasit Ardian Prenjasi kanė ngjallur edhe dyshimet tek familjarėt dhe komshinjtė e 10-vjecarit tė zhdukur, tė cilet kanė sinjalizuar policinė pėr ketė fakt. 

Strukturat e policisė menjėherė pas dyshimeve tė ngritura kanė ndėrhyrė me forcė mesditėn e sotme, nė ambientet e banesės sė Ardian Prenjasit babai i tre fėmijėve, i divorcuar nga Librazhdi qė prej disa muajsh jetonte me njė femėr nė Tiranė. Gjatė momentit tė arrestimit ai ėshtė kapur me njė thikė dhe litar nė dorė. Arma e ftohtė dhe litari me tė cilin ėshtė kapur nė flagrancė ka bėrė qė blutė e Tiranės tė ngrejnė dyshime se 45-vjecari kishte si qėllim edhe vrasjen e fėmijės.

Nga hetimet paraprake mėsohet se 45-vjecari Ardian Prenjasit, dyshohet edhe pėr zhdukjen e Julian Ēelės, djali i nėndrejtorit tė antiterrorit nė SHISH, Skėnder Ēela, i cili rezulton i zhdukur prej 30 nėntorit 2012. 
Shtepia e 45 vjecarit
DYSHIMET PĖR JULIAN ĒELĖN 
Ka tė dhėna tė sigurta qė ka elementė nė banesėn e Ardian Prenjasit edhe tė 10-vjeēarit Julian Ēela, i cili prej nėntorit tė vitit 2012 rezulton i zhdukur. Sipas burimeve tė policisė po bėhet ekzaminimi i plotė dhe ka dyshime qė 45-vjeēari ka rrėmbyer edhe Julian Ēelėn, pasi dy fėmijėt jetojnė vetėm 100 metra larg njėri-tjetrit nė zonėn e Laprakės.

BABAI: NUK E NJOH ARDIAN PRENJASIN
Pas gjetjes sė tė birit, tė zhdukur Sajmir Cani nė njė prononcim pėr "News 24" deklaron se nuk e njeh Ardian Prenjasin dhe nuk ka asnjė ide sepse mund tė ketė grabitur djalin e tij. Cani rrėfen se 10-vjeēari humbi dje rreth orės 17:30, dhe menjėherė ai ka bėrė denoncimin nė polici. Cani shton se Ardian Pėrrenjasi prej 1 viti jeton nė zonėn e Laprakės, por ai nuk ka asnjė kontakt me tė. 

"Dje nga ora 17:30 ka dalė tė lozė me shokėt. Dhe nga ora 19:00 dolėm ta kėrkojmė nė internet nė lagje, bėmė denoncim dhe policia na ndihmoi dhe e gjetėm. Komshi i jonė ėshtė, por nuk e njohim. Nuk e di sa kohė banon pranė nesh. Kur e mėsuam nuk dinim ē’tė bėnim. Ēdo gjė ja lemė nė dorė policisė dhe drejtėsisė, djali ėshtė nė shkollė nė klasė tė katėrt", u shpreh babai i 10-vjeēarit. 

(nė foto: SAJMIR CANI)
Babai i djalit te rrembyer


GJYSHJA: JEMI HABITUR
“Nuk di gjė, jemi habitur. Kėtė njeriun nuk e njoh. Djali kishte gjysėm ore qė kishte humbur. Gjysėm ore ka qenė i humbur dhe pastaj babai ka dalė pėr tė gjetur. Ne jemi tė ardhur nga Burreli”, u shpreh gjyshja.

DĖSHMITARĖT: 45-VJEĒARI AFRONTE FĖMIJĖT
“Kam dyshuar se erdhi mbrėmė njė grua 12:30 tė natės. Pastaj, sot erdhėn punėtorėt e ndėrmarrjes sė vet. Dhe na thanė se kanė humbur. Aty dyshova. Punėtorėt e ndėrmarrjes erdhėn u futėn nga banjo. Unė i pyeta dhe ato mė thanė njėri ka munguar dje tjetri ka dy ditė qė nuk kishte shkuar nė punė aty dyshova unė. Unė nuk e kam njohur, ka 3 vjet qė ka ardhur”,- u shpreh njė tjetėr dėshmitar.

“Ka dy tre muaj qė banon kėtu. Ai nuk fliste me njėri. Erdhėn punėtorėt e ndėrmarrjes e kėrkuan pėr punė, hapėn dritaren e banjos dhe ne aty dyshuam. Lajmėruam policinė se nuk u hap dera. E shoqja nga Peshkopia kishte ik tek shtėpia vet. Ai ishte i afrueshėm me fėmijė, i conte me ble paketa, gjėra. Fėmijėt i afronte tė gjithė sikur thonin, i qeraste”, tha njė dėshmitar tjetėr, i cili se 10-vjeēari e njihte 10-vjeēarin tjetėr Julian Ēela pasi banojnė nė tė njėtėn zonė.

“Unė jam komshiu ngjitur. Dje nė darkė nėna ime 70-vjeēare ka parė njė femėr pranė banesės sė tij dhe njė makinė. Ajo e ka pyetur nėnėn time se ē’bėnte natėn dhe nėna i tregoi se po kėrkonin njė djalė tė humbur. Pas 5 minutash nėna tha se e pashė femrėn qė iku me makinė”, u shpreh njė tjetėr komshi.
(e.m/d.b/er.nu/m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga ilmi, ch mė 18-03-2013 nė 10:16
POLICIA NUK DUHET TĖ NDALUR TĖ KĖRKUARI SE FĖMIJA MUDET TĖ JET GJALL EDHE SE THOT QĖ E KA VRA NUK DO TĖ THOT SE ĖSHTĖ E VĖRTET DERISA TĖ GJINDET TRUPI.

Dėrguar nga adi_pr, Prishtine mė 18-03-2013 nė 10:14
Duhet vrare kete maniak!!!

Dėrguar nga era mė 18-03-2013 nė 10:13
Burgu nuk eshte zgjidhje per kete specie monstruoze. S'ka kuptim te mbahet me buke nga taksat edhe te prinderve te cileve u ka abuzuar apo vrare femijet.Me ato para me mire te ushqehen femijet e rruges.Keta specie duan tredhje dhe karrige elektrike pa ua bere sh te gjate.

Dėrguar nga ajax, tirane mė 18-03-2013 nė 09:15
varje, varje, na falni per kete ekstremizem.Por nuk ka gjuhe tjeter per kete monster.Ngushellime per familjen e ndaj dhimbjen me ta.

Dėrguar nga Sali Baba dhe 3 hajdutet, tirane mė 18-03-2013 nė 09:06
@antifa jane gjykatat e saliut mos i ngaterro gjerat apo,,,shefi

Dėrguar nga Eri, Prishtine mė 18-03-2013 nė 09:05
U prehsh ne paqe Julian Cela. Lajmi yt eshte nga ata qe te ben te ulerasesh me te madhe. Ngushellime familjes, ju jam prane me mendime ne kete dite te tmerrshme per ju.

Shteti shqiptar e ka humbur luften me krimin, duhet kthyer rendi dhe qetesia menjehere ne ate vend, por ai koalicion mafiozesh qe eshte aktualisht ne pushtet nuk mundet ta bej.

Dėrguar nga Anonim, Itali mė 18-03-2013 nė 08:49
Me kafshen duhet te sillesh pa meshire. Ky varjen e ka pak. Te vdese nen torture po te behet e mundur te jete i ndergjegjshem deri ne fund..

Dėrguar nga burbuqja mė 18-03-2013 nė 08:41
NUK ESHTE ETIKE
qe te prezantoni te miturit me foto te plote e te qartė, aq me teper kur jane viktima.

Dėrguar nga ajeti, genova it mė 18-03-2013 nė 08:41
denim kapital ketij perbindeshi (NGUSHELLIME TE PERZEMERTA FAMILJES)

Dėrguar nga Glauk, Tirane mė 18-03-2013 nė 08:38
Me vjen shume keq dhe ngushellime familjes. Eshte shume e rende kjo qe ka ndodhur. Gjyklatesi qe e liroi patjeter ne burg duhet te shkoje.Policia ? Me shume vonese ka reaguar dhe tregoi qe eshte e paafte. Persona te tille te skeduar dhe qe jane ne listat e policise si pedofila duhet te mereshin ne pyetje qe diten e pare te zhdukjes se Julianit duke qene se banoka edhe ne ate zone.
 Vazhdimi komenteve:   1   2   3   4   5   6   7   8   9   10    
       Shqiperia
23 Tetor 2014
Kuvendi shkarkon sot dy anëtarët e KLD-së, Cefën dhe Lelçaj
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet të miratojë shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Çefa dhe Lulzim Lelçaj.
KOMENTO
       Kosova
23 Tetor 2014
Jahjaga: Pranimi në KON, lajm i mrekullueshëm
Pas urimit të Kryeministrit në detyrë Hashim Thaçi, pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar e ka uruar edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
KOMENTO
       Rajoni
23 Tetor 2014
Vuante nga depresioni, 22 vjeçari pret organin gjenital
Një maqedonas i ri 22 vjeçar në qytetin e Koçanit, në një gjendje depresive pas marrëdhënieve me të dashurën e tij ka prerë organin e tij gjenital. Vendimin e rëndë, maqedonasi e ka marrë në shtëpinë e tij, pas një situatë krize me të dashurën e tij.

KOMENTO
       Bota
23 Tetor 2014
Harper: Kanadaja nuk është e imunizuar nga terrorizmi
Një hapje vdekjeprurëse zjarri në parlamentin kanadez tregoi se vendi nuk është i imunizuar nga terrorizmi, deklaroi kryeministri kanadez, Stephen Harper në një fjalim drejtuar kombit
KOMENTO
       Sport
23 Tetor 2014
Sot vendimi i UEFA-s, media serbe paragjykon: Serbia merr 3 pike në tavolinë
Mediat serbe paragjykojnë vendimin që pritet të jape UEFA sot për ndeshjen e 14 tetorit në stadiumin 'Partizan' të Beogradit, ndeshje e cila u ndërpre pas valëvitjes së disa simmboleve shqiptare dhe dhunës që pasoi ndaj futbollistëve të kombëtares sonë.
KOMENTO
       Kulture
22 Tetor 2014
Rama: Kryeministria, ekran i gjallė i betejės kundėr kancerit tė gjirit
Kryeministri Edi Rama nėpėrmjet njė postimi nė rrjetin social bėri tė ditur se nesėr Kryeministria do tė shndėrrohet nė njė ekran tė gjallė pėr tė luftuar kancerin me informacion
KOMENTO (3)
       Metropol
23 Tetor 2014
“Miss Globe" në Shqipëri, Serbia tërhiqet nga gara
“Miss Serbia" është tërhequr nga gara e "Miss Globe", që prej 11 vitesh mbahet në Shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga producenti Petri Bozo, njëherësh organizator i saj.
KOMENTO
       Teknologji
23 Tetor 2014
Probleme me matematikën?! Ju vjen në ndihmë aplikacioni i ri
Imagjinoni se sa të lehta do të ishin ditët tuaja në gjimnaz nëse do të kishit aplikacionin PhotoMath. Gjithçka që duhet të bënit, është t’i shkrepnit një foto problemit tuaj matematikor duke përdorur kamerën e telefonit, dhe përgjigja do të dilte direkt në ekran.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Moti pėr sot 23 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
E jashtėzakonshme, ky ėshtė momenti kur ujėvara shkon lartė
 
 
BALKANWEB.TV
“Zoti President mos ma prek tė dashurėn!” Obama: Nuk kisha ndėrmend
 
 
BALKANWEB.TV
Demokratėt mbledhje me dyer tė mbyllura, kundėr rritjes sė gjobave
 
 
BALKANWEB.TV
Kanada, tė shtėna me armė nė parlament, policia vret autorin
 
 
BALKANWEB.TV
Gjyqi ndaj Frrokut, pyetet dėshmitari i mbrojtur. Fatmir Vladi nuk e ndryshon dėshminė
 
 
BALKANWEB.TV
Marrėveshja pėr rikthimin e PD nė Kuvend, Bylykbashi: Rama tė ngrihet nė nivelin e Nanos
 
 
BALKANWEB.TV
Moody’s: Ekonomia shqiptare e qėndrueshme nė nivelin B1
 
 
BALKANWEB.TV
"Energjia", Rama: S'ka rritje ēmimi. Debitorėt 5 ditė afat pėr faturat, pėrndryshe vepron ligji
 
 
BALKANWEB.TV
Klandestinėt e kapur nė Gjirokastėr: Pėrpiqemi tė shpėtojmė, Siria ėshtė e frikshme
 
 
BALKANWEB.TV
Totozani debat me Xhafaj: Po e ktheni institucionin nė sekretariat teknik
 
 
BALKANWEB.TV
Paketa e re fiskale, nė Janar cmimi i karburantit shtrenjtohet me 12 lekė pėr litėr
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krimi ka kapur shtetin, tė paprekshmit janė nė parlament
 
 
BALKANWEB.TV
Panariti: Jo monopole nė industrinė e miellit, do hartojmė paketėn integrale tė brumrave
 
 
BALKANWEB.TV
Ndahet kėsti i radhės, Veliaj: Do zerojmė tarifat pėr fėmijėt e tė pėrndjekurve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Leo DiCaprio shih cfarė ke humbur
 
 
FOTOGALERI
Mė tė adhurueshėm se kėlyshėt, ja portret e qenve tė vjetėr
 
 
FOTOGALERI
Bora ‘zbardhon’ nė Kosovė
 
 
FOTOGALERI
E jashtėzakonshme, ky ėshtė momenti kur ujėvara shkon lartė
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux do tė martohen?
 
 
FOTOGALERI
Njė zanė seksi bombė si Katie Price
 
 
FOTOGALERI
Ish-sulmuesi i Milanit, Robinho akuzohet pėr pėrdhunim nė grup
 
 
FOTOGALERI
Taylor Swift: S’kam nevojė pėr meshkujt pėr tė gjetur frymėzimin
 
 
FOTOGALERI
Aktroja Gomez vesh ēorape me sandale
 
 
FOTOGALERI
Kanada, tė shtėna me armė nė parlament, policia vret autorin
 
 
FOTOGALERI
Indi, dentistėt operojnė pacientėt nė rrugė pėr pak qindarka
 
 
FOTOGALERI
Casye Batchelor tregon gjoksin e saj tė ri
 
 
FOTOGALERI
Donte tė takonte ish-tė dashurin me ēdo kusht, futet nga oxhaku por ngec keq
 
 
FOTOGALERI
Ja ēfarė ndodh nė njė universitet tė Gjermanisė
 
 
FOTOGALERI
Flutura i futet nė vesh, ja fotot e nxjerrjes sė saj
 
 
FOTOGALERI
Kimberley Garner, harron tė veshė diēka
 
 
FOTOGALERI
Mediat azerbajxhanase ne fokus viziten e Ilir Metes
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus, gjithmonė me kėmbėt pėrpjetė