BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
04 Dhjetor 2010 - 07:50 | LAJME
TRANSLATE
 
Me faj Zoti apo Berisha?
Nga: MEGI AJTYRESA
Me faj Zoti apo Berisha?Të dhanë vetëm nji emën: Shkodra.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
U zgjove e përgjakun sa herë
e u kqyre në pasqyrën tande.
Me emën grueje u lave ndër ujna
t’lumejve dhe ndeje me petka të reja
në shkamb
e ndritun ballë diellit mbi fusha. (Martin Camaj)

Ndërsa po lexoja sot këto vargje të Camajt, ndjeva dhimbje për qytetin tem.
Rrullat jo nga plakja por nga përdhosja e vazhdueshme që po i bëhet këtij qyteti të bëjnë të kesh neveri për këdo që e merr guximin ta permendi. Këtë dhuratë te Zotit njeriu e merr përsipër ta shkatërroje pa pikë mëshire duke ia vënë fajin vetë Zotit. Sa turp.
Nën buzëqeshjen klasike të neveritshme marrin përsipër të dalin e përveç të tjerash të flasin pa mendu, madje kur dëgjova fjalinë; - “kenkan mledh tan ujnat e Ballkanit me ardh n’Shkoder” kuptova përfundimisht se ku po jetojmë, se kush na drejton.
Po nuk kan faj këto Zotni se ndërkohë që bëjnë jetë pashallarësh larg këtij realiteti, shkojnë sa herë krijojnë tragjedi për të dhënë mend.
Po çfarë i duhen mendt e pushtetarëve të pamend fshatareve fisnike të Nënshkodrës? Po çfarë i duhen mendt e këtyre pushtetarëve të paskrupullt, qytetarëve të Shkodrës?
S’kanë çka t’i duhen se tash ujnat ia kanë marrë edhe pak pasuni që kishin, ia kanë marrë shpi e miradi e sot gjenden rrugëve këto “anëtarë të tragjedive natyrore” që po bëhen gati të përmujshme.
Po prapë Zoti e ka fajin, që na vuri në zonën ma të bukur të Shqipnisë, që na rrethoi me Bunën, Drinin e Kirin, na dhuroi liqenin e Shkodrës dhe bregun e detit.
Sa fajtor është Zoti!
Vetëm për diçka bëri “mirë”, që na dhuroi këto njerëz që në 20 vjet vetëm shkatërruan, vetëm përdhosen, vetëm ia morën frymën këtij qyteti.
Këto njerëz që përdorën me pafytyrësi dhimbjen e madhe të këtij qyteti, gërmun plagën që krijoj komunizmi për t’ia përdor përjetësisht, duke kriju një mendësi po aq të frikshme sa komunizmi. Këto mbajnë emrin demokrat, po se çfarë dijnë këto zotni mbi demokracinë një Zot e din.
Po diçka mesa duket e kanë harru këto pushtetarë se Shkodra nuk harron aq kollaj sa ju mendoni. Nuk ua fal këto tragjedi, herën e parë ia lamë fajin kohës, se kjo ndoll një herë në njëqind vjet, po tani nuk munden ma me ba të marrin se të tillë nuk janë.
Degjova Zv. ministrin e Ekonomisë, Transportit dhe Energjetikes ndërsa paturpësisht thoshte qe ne i kemi marrë masat, i kemi thenë banoreve të largohen. Po se si mund të largohen këto njerëz nga e vetmja gjë që kan? Kësaj pyetje aspak retorike zv. ministri duhet të ketë një përgjigje për t’i kthyer.
Mesa duket njerëzit e kanë kuptuar tashmë që shpresë më tek qeveria nuk mund të kenë, por vetëm të shpërndahen në kisha e xhamia që t’i luten Zotit për ditë me diell. Edhe sot kur po flisja në telefon me gjyshen më tha; - Nan jena ba me cu mesh sa her nxihet qilla, se n’dorë të Zotit kena met.
Ndërsa duhet të kishin një shpërblim për këto njerëz demokrat në shpirt, kjo qeveri i përgjigjet me tragjedi.
Pyetja është; A do mjaftohet Berisha duke bërë të njëjtat premtime çdo pak muaj?
A nuk u premtua në janarin e 2010-ës thellimi dhe sistemimi Bunës? Të njëjtën retorike dëgjova dhe sot.
Në rezolutën e seancës të jashtëzakonshme në janar 2010 u miratua se: - Qeveria të përparojë të gjitha projektet që i japin zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë parandalimit të fatkeqësive të ngjashme natyrore. Ju zoti kryeministër, çfarë prezumoni me afatgjatë, se nëse kemi të njëjtin koncept mbi afatgjatësinë nuk mund të jetë një tetë mujorësh.
Ky premtim u bë në janar 2010, ku në fakt janë dhënë vetëm 150 mije $ për të ngrit argjinaturat, një shifër kjo e papërfillshme, por edhe me investimin e tyre u fillua vetëm në muajin tetor.
E reja për njerëzit që i dëgjojnë nuk është fakti i përmbytjeve, se kjo pritej, por e reja është se si ka mundësi që këto pushtetarë të japin prapë të njëjtat argumente si një vit më parë. Nëse këto njerëz nuk kanë memorie, kanë regjistrime në media apo kudo qoftë që t’i kujtojnë vetes se sa të paskrupullt janë.
Një vit më parë thanë që Zoti desht? Po ca i kemi bërë ne Zotit, qe ai desht me ne.
Ktu ka vetëm një përgjigje, që nuk është Zoti po njeriu që nuk ka kuptu akoma se pse rri në karrige pushtetesh kur nuk ben asgja për njerëzit e vendit te tij.
Njerëz që nuk dijnë akoma se çfarë misioni kanë në këtë vend.
A nuk është turp t’i përgjigjeni Shkodrës kështu?
A ka shpërblim më të mirë për një qytet që i besoj këtyre njerëzve tash 20 vjet?
A keni dhimbje të tjera për ti fal?
Mesa duket mos pasja e dinjitetit sot është trend, por të paktën kur flitni për Shkodrën ulni kryt e kërkoni falje.
Ulni kryt në emër të besimit qe ju dha ky qytet.
Ulni krytë në emër të premtimit për demokraci, qe nuk ia dhatë kurrë.
Ulni kryte në emer të premtimeve.
Ulni kryt e kërkoni falje se ju e dini në “ndërgjegjen” tuj se keni pse ta bani.
Uluni me kamë në tokë e mos na flitni për arritjet e mëdha të qeverisë po hiqni ujin nga shtëpitë e njerëzve, se ndërsa ju flisni për miliona e miliarda investime, e nesërmja e Shkodrës është prapë frika se uji mbase nuk ndalet ma veç n’çati e n’sofer.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga ela, lac mė 04-12-2010 nė 18:12
zonjat e ps te shohin fustanet e tyre dhe takat se nuk kane fytyre te shkojne ne shkoder. eshte natyra ajo qe po ben cmenduri ne te gjithe evropen dhe fati i keq i shkodraneve qe i zuri perseri. ju lutem zonjat e ms 20% shkoni ne shkoder dhe ndihmoni njerezit nese jua mban dhe mos hapni panik te njerzit. por ju nuk keni shpirte jeni milionere per vete.me vjen sh keq per gjithe shkodren dhe gjithe shqiperine qe po kalon kete situate.

Dėrguar nga Dedė Gjon Luli, Tirane-Albania mė 04-12-2010 nė 17:08
FAJTOR:BERISHA + NANO,QE PER 20 VJET SHATERRUAN SHQIPERINE:
ARSYET REALE TE PERMBYTJEVE
1-SHKATERRIMI I PLOTE BARBAR I PYJEVE.
2-SHKATERRIMI I SHTRATIT TE LUMENJVE
3-MENAXHIM I KEQ I HIDROCENTRALEVE NE VERE-PUNE ME KAPACITET MINIMAL.
4-MOS INVESTIM PER BUNEN,KANALIZIME DHE SISTEM TE FUQISHEM POMPIMI.
5-POPULLI QE PROTESTO PER PARTINE DHE JO PER HALLET E VETA.

Dėrguar nga astrit, Tirane mė 04-12-2010 nė 16:16
Je shume e sakte moter, por ky apel ne radhe te pare i duhet drejtuar intelektualeve te Shkodres, te ciles nuk i mungojne, por rrine ne heshtje. Si pranojne keta intelektuale te tallet me popullin e Shkodres ai qe s'duhet te jete kryeminister, duke kerkuar te ndertoje tunele e rruge, kur uji po mbyt njerzine ne te gjithw Shqiperine?

Dėrguar nga USA mė 04-12-2010 nė 14:26
Po kjo artikullshkruese nga cili skalion na doli!?Nga gjuha e perdoru duhet te jete detashmenti i 99-shave te bosit te leprave.Ne kohete te veshtira duken njerezit dhe keto si puna e kesaj kane marre persiper detyren e poshterimit te personalitetit te vetvetes.Me sa pak kacidhe e shesin dinjitetin keta cupelina.Moj cupeline e di ti se shkodranet skane qejf te degjojne ate "mesian"tuaj gjatosh me tul buke ne vend te trurit dhe kur lexojne ato qe shkruan ti jane gati te te presin me "krahe hapur".

Dėrguar nga Niko, Shqiperi mė 04-12-2010 nė 12:44
Eshte e pabesueshme kur lexon keta njerez qe duan te perfitojne politikisht me nje fatkeqesi natyrore. Heshtni te pakten, se po te ishit ju, nuk do te luanit edhe gishtin me te vogel. Dikur e permbytet Tiranen edhe me ujin e liqenit artificial, pa rene as nje pike shiu nga qielli.

Dėrguar nga studenti, gjermani mė 04-12-2010 nė 12:27
E si mund ta kete fajin Zoti me keto cudira qe ndodhin ne shqiperi! Nuk eshte ndonje habi qe ne dimer te kete reshje shiu edhe debore, cudia me e madhe eshte qe edhe vete qeveritaret e dine kete gje, por prape nuk kane marre asnje lloj mase parandaluese per ti paraprire cdo fatkeqesie natyrore. Nuk ka dore Zoti ne kete situate te renduar ne shqiperi. Cdo dite permbytet nje qytet ne shqiperi, nuk eshte pare kurre ne bote qe te lundrosh me varka, gomone ose me skaf ne mes te qytetit!

Dėrguar nga Kol Gega mė 04-12-2010 nė 12:11
O Ajtyresa...po ca po flet o goce? Si i kerkoke Saliut e Zhozit te ulin kokat.Ju te gjithe e dini qe ata paguhen nga serbet per te shkaterruar Shqiperine.Ju e dini se atyre as qe u behet vone se c'fare po ndodh,perkundrazi fshehtas po gezohen kur shohin te njejtet injorante qe u genjyen vjet.Ata po tallen,Ajtyresa. Dhe te njejten gje po beni edhe ju.Ju jeni ne brendesi te politikes,ju dini se c'fare thone dosjet per keta kryetare,ju dini prapaskenat,kush i paguan,pse,sa,kur...Dhe c'fare po beni?

Dėrguar nga mirdash, shqiperi mė 04-12-2010 nė 10:12
cfare mendimi kane intelektualet e peticionit pro berishes pas permbytjes se peste vecanerisht ata qe po e provojne ne kurriz apo tek njerzit e tyre.do te doja mendimin e zonjes rajmonda pashko dhe zotit edmond tupja

Dėrguar nga vlora, vlore mė 04-12-2010 nė 09:36
ne fakt eshte bere refleks sa here degjohet per shkodren, kujtesa ime lidh fjalen qytetpropartisedemokratike. dhe te vjen keq qe qyteti kryesor i partisedemokratike nuk ndihmohet nga ata vete. uroj qe te shihni ju shkodranet me ne fund realitetin me sy

Dėrguar nga Nje popull i kthyer ne tufe delesh !!!, Shkodra mė 04-12-2010 nė 09:06
Ku esht "elita" Shkodrane qe nuk ndihet?!
Ku eshte "elita"Shqiptare e nenshkrimit te deklaratave kunder protestuesve anti Sali Gerdecit?!
Ku eshte populli shkodran qe me aq te madhe na mbahet e vetlavderohet si popull qe nuk pranon padrejtesit e as nenshtrohet?!
ēfare prisni tju bejne akoma qe te ngriheni e te protestoni kunder kesaj keq qeverisjeje?!
Mos po prisni qe tju leshojne mbi krye te gjithe ujin e kaskades se Drinit njeheresh?!Sa zhgenjim,
Shkodranet ky "mit" fallco i protestes!
 Vazhdimi komenteve:   1   2   3   4  
       Shqiperia
19 Shtator 2014
Itali, shkėmbim zjarri nė Milano, vritet njė shqiptar dhe njė afrikan, njė plagoset
Njė shqiptar dhe njė afrikan janė vrarė me armė zjarri nė Milano Mėsohet se ngjarja ka ndodhur nė orėt e vona tė sė enjtes nė periferi tė Milanos nė njė rrugė nė zonėn Bruzzano
FOTO/Itali, vritet njė shqiptar e njė afrikan, njė i plagosur

KOMENTO
       Kosova
19 Shtator 2014
Deputeti i VV: Nuk na duhen ndërkombëtarët
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visa Ymeri në një debat në emisionin “Click”, tha se PDK është pengesa e zgjidhjes së ngërcit politik.
KOMENTO
       Rajoni
17 Shtator 2014
Greqi, Athanasiu letër Lagarde: Na jep detaje për kërcënimet që ke marrë
Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar drejtoreshës së përgjithshme të FMN, Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me referimet e saj, gjatë një interviste për gazetën “Financial Times”
KOMENTO (10)
       Bota
18 Shtator 2014
Gazetari i rrëmbyer nga ISIS: Ju tregoj të vërtetën për Shtetin Islamik
Militantët e Shtetit Islamik kanë publikuar një video në të cilën shihet një person, i cili e identifikon vetën si një gazetar britanik i ciki thotë se "do të tregoj të vërtetën" rreth ISIS-it dhe se si mediat perëndimore po manipulojnë me publikun.
KOMENTO
       Sport
18 Shtator 2014
Interi siguron fitoren e vështirë ndaj Dnipron
Gjysma e parë e takimit të zhvilluar në NSK Olimpijs’kyj në Kiev nuk dhuroi gola, ndërsa shansin më të mirë e pati Konoplyanka për vendasit në fillim të ndeshjes
KOMENTO
       Kulture
18 Shtator 2014
Përurohet skulptura kushtuar 40 martirëve në oborrin e Katedrales së Shkodrës
Përurohet skulptura kushtuar 40 martirëve të Kishës, në Shkodër. Skulptura simbolizon vuajtjet e klerikëve nga regjimi i komunizmit, e cila u vendos në oborrin e Katedrales së Shkodrës.
KOMENTO
       Metropol
18 Shtator 2014
Bleona puth policėt amerikanė: Kėtu ndihem e sigurt
Pasi kaloi njė javė stresuese pas njė sulmi tė ushtruar nė automjetin e saj nė Milano, ku i grabitėn 500 mijė euro bizhuteri dhe veshje, Bleona Qereti mė tė fund ka mbėrritur nė New York, ku “ndihet e sigurt”.
KOMENTO (5)
       Teknologji
19 Shtator 2014
Apple njeh Kosovën
Apple ka lëshuar zyrtarisht iOS 8 për iPhone, iPad dhe iPod touch. Sistemi më i ri mobile sjell shumë risi për sa i përket tastierës, mesazheve.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Emisioni "Le Iene" pėr drogėn e Lazaratit: Kanabisi nė Europė nėpėrmjet Igumenicės
 
 
BALKANWEB.TV
Lirimi i Fullanit, Apeli: Bashkėpunoi me Prokurorinė, s’ju shmang hetimeve
 
 
BALKANWEB.TV
Aksioni i INUK-Pogradec, ngujohet nėna me djalin 7 vjec: Mė shembin shtėpinė, por mbrohen resortet
 
 
BALKANWEB.TV
Problemet me tekstet, Rrokaj: Pėrgjegjės Shtėpitė Botuese dhe MAS
 
 
BALKANWEB.TV
Raporti i OSBE: Qeveria vizion ambicioz, polarizimi politik ka dėmtuar Kuvendin
 
 
BALKANWEB.TV
Shqipėria gati tė mirėpres Atin e Shenjtė, ja video mesazhi nė Facebook
 
 
BALKANWEB.TV
Didi: Asnjė rrezik nė Shqipėri pėr Papa Franēeskun, kemi marrė masa
 
 
BALKANWEB.TV
Kuvendi shkarkon Fullanin si Guvernator, 5 tė majtė kundėr. Rama nuk voton
 
 
BALKANWEB.TV
Sot 70 vjet nga ēlirimi i Gjirokastrės, nė parakalim dhe foto e Enver Hoxhės
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Vlora e Ramės dhe Koēos nė gjendje alarmante, Parlamenti i asgjėsuar
 
 
BALKANWEB.TV
PD, Bode: Buxheti shtesė, mashtrim shtesė i Edi Ramės
 
 
BALKANWEB.TV
Gjiknuri: Ēmimi i energjisė, do ketė surpriza. S'i kemi paguar HEC-et e vegjėl, sektori nė krizė
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Terrorizmi kėrcėnim pėr botėn e Ballkanin, Shqipėria pėrkrah BE e SHBA
 
 
BALKANWEB.TV
Dėshton zgjedhja e kryetarit tė Kuvendit tė Kosovės
 
 
BALKANWEB.TV
Surprizė, mbrapa dritares njė fole me bletė gjigande
 
 
 
 
FOTOGALERI
Itali, vritet njė shqiptar dhe njė afrikan, njė plagoset
 
 
FOTOGALERI
Arrestohet kėngėtari Don Amar
 
 
FOTOGALERI
Duket makinė, lundron si vark por ėshtė njė Ferrari
 
 
FOTOGALERI
Gazetari i rrėmbyer nga ISIS: Ju tregoj tė vėrtetėn pėr Shtetin Islamik
 
 
FOTOGALERI
I hėngri qenin e shokut, mėsuesi kap anakondėn 5 metra
 
 
FOTOGALERI
Marianne Ranieri dhe Tiago Fernandes spektakel ne jaht
 
 
FOTOGALERI
Anxhela Martini si njė kaujbojse seksi
 
 
FOTOGALERI
Burrė gjen njė skelet misterioz nė kuzhinė
 
 
FOTOGALERI
Modelja shpenzon 38 mijė euro pėr t’u shndėrruar nė njė kukull seksi
 
 
FOTOGALERI
Sportive, elegant dhe hipi, ja femra e Milano Fashion Week
 
 
FOTOGALERI
Kur hapėsirat nuk janė tė mjaftueshme, ja shpikjet qe nevojiten
 
 
FOTOGALERI
Sot 70 vjet nga ēlirimi i Gjirokastrės, nė parakalim dhe foto e Enver Hoxhės
 
 
FOTOGALERI
11 imamėt e arrestuar dje, dalin para Gjykatės
 
 
FOTOGALERI
Leonard Cohen, albumi i ri ’Popular Problems’, pėr 80 vjetor
 
 
FOTOGALERI
Marco Mengoni, zhvishet ne Formentera
 
 
FOTOGALERI
Dekolteja qė nxeh Bollywoodin dhe ylli indinjohet
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga, show nė aeroportin e Athinės
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lawrence, sėrish dėshmitare e Dior