BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Analiza
17 Shkurt 2011 - 12:18 | LAJME
TRANSLATE
 
“Zemërata” ndaj Amerikës
Nga: LUAN RAMA
“Zemërata” ndaj AmerikësTIRANE - Ka një lloj “zemërate” që fryn sot në atmosferën shqiptare edhe pse në sinoptikën e mbrëmjes nuk thuhet gjë për të. Një “zemëratë” e mpleksur. me një lloj habie e absurditeti. Gazetarë të njohur, studiues, deputetë, analistë kombëtarë e ndërkombëtarë, të habitur me qëndrimin e ambasadorit amerikan në Tiranë shfryjnë një lloj “zemërate” që e gjen gjithashtu dhe në opinionin publik. Përse vallë kjo? A mund t’i zemërohemi Amerikës që e ka mbështetur gjithnjë Shqipërinë në tranzicionin e saj aq të vështirë? A mund t’i zemërohemi Amerikës së presidentit Willson që e mbrojti me ngulm Shqipërinë nga copëtimi i mëtejshëm me pëlqimin e Fuqive të Mëdha pas Luftës së Parë Botërore? Amerikës që nxitoi ta integrojë vendin tonë në NATO dhe që kërkon me ngulm dhe sa më parë integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian? Kurrsesi! Kjo zemëratë nuk është ndaj Amerikës. Kjo zemëratë është ndaj ambasadorit amerikan në Tiranë, i cili mesa duket, përballë problemit të vështirë dhe tepër të komplikuar shqiptar, e ka humbur qartësinë e mendimit duke mos e kuptuar siç duhet se çfarë ka ndodhur, çfarë ndodh dhe për më tepër se çfarë mund të ndodhë nesër në Shqipëri. Ai duket se nuk e ka kuptuar ende se cili është kryeministri i këtij vendi dhe dëmet e mëdha që i janë shkaktuar demokracisë shqiptare, duke e kthyer atë akoma më mbrapa, drejt një “demo-krature”, një përzierje e demokracisë me pushtetin e pakufi të princit. Të vlerësosh një “burrë shteti” në momentet kur qeveria vret qytetarët e pambrojtur (ky kryeministër për më tepër i cilëson vrasësit heronj) kjo padyshim i kalon kufijtë e habisë dhe shkon drejt zemëratës. Madje, gazetarët që kritikojnë ashpër dhe që kërkojnë mbrojtjen e institucioneve, ky ambasador i cilëson të majta dhe në shërbim të opozitës. Vallë cili ambasador evropian do t’i cilësonte gazetat që kritikojnë qeverinë si të majta? A nuk e kanë të shkruar ato në krye të titujve se janë “Gazetë e Pavarur”. Vallë, po të kritikosh qeverinë bëhesh “Gazetë e Varur”? Se i shërben opozitës, ndërkohë që po këto gazeta dje kanë sulmuar ashpër liderët e së majtës. T’i karakterizosh gazetarët kaq lehtë, padyshim është diçka naive, që nuk shkon në diplomaci. Madje ta njësosh demokracinë e një vendi vetëm me “lirinë e fjalës”, siç është shprehur ai, nuk është jo vetëm e drejtë por dhe e mundur, pasi mund të kesh liri fjale dhe përsëri të nëpërkëmbesh, të të shkelen të drejtat e tjera, të burgosesh përdhunisht dhe të vritesh padrejtësisht kur t’i manifeston protestën tënde. A mund ta cilësosh korrupsionin si “fenomen shqiptar dhe jo të qeverisë”, siç thotë zoti ambasador, në një kohë kur po e shohim në dritë të diellit se kjo qeveri është një qeveri korrupsioni dhe asgjë tjetër, dhe kryeministri i saj një mbrojtës i aferave korruptive? Ne i kemi ndjekur me vëmendje deklaratat e matura të Bashkimit Evropian dhe të vendeve të tjera anëtare (madje, bisedat jo publike tregonin qartë hallin e madh të Evropës me problemin shqiptar). Deklarata e “Quai d’Orsay” në Francë e dënonte ashpër përdorimin e armëve më 21 janar, që çoi në vrasjen e katër njerëzve të pambrojtur. Për Evropën është e pa imagjinueshme të qëllosh mbi demonstrues dhe t’i vrasësh ata. Askush nga kancelaritë e diplomacisë evropiane nuk doli t’u thotë forcave “Bravo, ju bëtë detyrën! - në një kohë që ka të vrarë e të plagosur. Mendoj se ambasadori amerikan në Tiranë nuk duhet të sillet si “kavalier” i vetëm, për më tepër në një situatë që kërkon ekuilibër dhe largpamësi. Në skenën evropiane, Amerika ka nevojë ta bashkërendisë politikën dhe diplomacinë e saj me atë të Evropës. Nuk është e nevojshme ta paraprijë atë dhe tu thotë të tjerëve “ecni pas meje” apo “bëni sipas meje”! Madje as të bëjë “porte-parole”-in e ekspertëve të ardhur për të shqyrtuar ngjarjet e 21 janarit në Tiranë. Kjo nuk është punë ambasadorësh. Ja pse, ambasadori amerikan në Tiranë duhet t’u rikthehet dosjeve të ngjarjeve të viteve 1996-1997-1998 në Shqipëri për të njohur akoma më mirë aktorët politikë të djeshëm dhe të sotëm, për të zbuluar shkaqet që e çuan Shqipërinë drejt shkatërrimit, për të gjetur shkaqet e vërteta të konflikteve dhe çfarë do të thotë termi “puç apo grusht shteti”, dhe jo të bëjmë politikën e “strucit” t’i mbulojmë gjërat se gjoja mund të destabilizojmë më shumë, konflikte këto të vazhdueshme që na kanë bërë të humbim shumë kohë për të kapur trenin e Evropës. Ne nuk duam të mbetemi nostalgjikë prustianë të “kohës së humbur”. Ne duam të fitojmë kohën e humbur, të nxitojmë që ta vëmë në themele të forta e solide demokracinë shqiptare dhe jo të vazhdojmë në të njëjtat themele të hedhura shkel e shko, madje keq, siç po i shohim dhe sot. Demokracia shqiptare ka nevojë për një “përmbysje” të klasës politike, ku politika dhe paraja e përfitimi personal në dëm të varfërisë popullore janë kthyer në një. Për sa kohë do të mbështeten verbërisht qeveritë korruptive dhe arbitrare, demokracia e një vendi do të vazhdojë të gërryhet nga gangrena, progresi do të jetë një “pseudo-progres” edhe pse mund të proklamohet me pompë nga qeveritarët se “Shqipëria ka arritur rezultate të shkëlqyera në ritmet ekonomike”, se është ndër vendet më të përparuara etj, etj, etj, gjepura që mund t’i hanë vetëm ata që nuk arrijnë dot të shohin realisht Shqipërinë. Progresi i një vendi nuk bëhet me “Urra!” politike, por me akte, me fakte, me rrugë të hapura që funksionojnë, me fabrika e uzina që prodhojnë, ku njerëzit gjejnë punë për të ndërtuar një jetë më të mirë e të mos shohin drejt kufirit. Me të drejtë korrespondenti i “New York Times” Joel Brinkley në shkrimin e djeshëm të botuar te “Shekulli” thoshte në artikullin e tij se “Për herë të parë në kujtesë, miliona njerëz të shtypur në mbarë botën, që jetojnë nën thundrën e drejtuesve të korruptuar, janë duke u ngritur me grushtat lart duke klithur: Nuk durojmë më! E pra, që mos të arrijmë deri aty, le t’i mbrojmë siç duhet institucionet dhe të drejtat e qytetarëve. Pushtetarët nuk mund të vazhdojnë të ngihen në kurriz të tij.
(GSH/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Alban, Selanik mė 17-02-2011 nė 20:56
Me te vertete ka kaq injorante gazetare ne Shqiperi te shkruajne artikuj te tille ??!!!
Se per njerez injorante e kuptoj se ka ne te gjithe boten. Populli eshte bageti.
Edhe 5 vjete te tjera dhe do kemi ne Shqiperi nje rryme antiamerikane sic ka ketu ne Greqi. Jepini idiota, jepini...dilini kundra te vetmit mik qe keni ne bote,per hir te nje Saliu apo Rame. Popull injorant, qorr!!
Ne 100 vjetet e fundit Amerika e ka treguar me fakte (politike dhe lufte) se ne anen e kujt eshte.

Dėrguar nga Canada mė 17-02-2011 nė 17:42
Nje pyetje me mundon per kete gazetarin, kush ka nevoje ne per ameriken apo amerika per ne, dhe kjo i ven kapakun kesaj perrale qe mund tja tregosh femijeve se perrallat me partizane mbaruan

Dėrguar nga Canada mė 17-02-2011 nė 17:18
Cfare kerkon ti more gazetar te beje ambasadori amerikan ti thote Rames vazhdo se keshtu vihet ne pushtet. Dihet qe kjo qeveri nuk eshte perfekte ka abuzime sa te duash ka korrupsion, por lufta behet ne parlament se atehere per cfare e duam parlamentin per ta mbajtur me rroga.
Dhe kujton se po erdhi Rama korrupsioni mbaroj, je qesharak more gazetar me ate pavarsine tende.

Dėrguar nga Erion, Atlanta mė 17-02-2011 nė 16:49
ky autor komunist thote :" Nė skenėn evropiane, Amerika ka nevojė ta bashkėrendisė politikėn dhe diplomacinė e saj me atė tė Evropės. Nuk ėshtė e nevojshme ta paraprijė atė dhe tu thotė tė tjerėve “ecni pas meje” apo “bėni sipas meje”
Ik ore pisanjoz serbogrek komunist.! U be bytha jote ti tregoj amerikes se c'fare duhet te beje. Sipas logjikes tende amerika duhet te rrinte duarkryq si Europa, kur Serbia vriste boshnjaket apo kosovaret?!
Ai qe eshte kundra amerikes, eshte Antishqiptar!!!

Dėrguar nga Erion, Atlanta mė 17-02-2011 nė 16:41
@detari...ti je nga me trangujt qe egzistojne. Ose je serbogrek, ose duhet te jesh krejt injorant ,sepse te gjitha komentet qe ti ben Jane antiamerikane.
C'lidhje ka ku klus klani, me ate krahasimin tend ?! Do qe te tregohesh dhe i zgjuar por injoranca rrjedh nga te gjitha anet.
Shko ne shkolle 8 vjecare pastaj hajde komento ketu!

Dėrguar nga Erion, Atlanta mė 17-02-2011 nė 16:37
ambasadori amerikan nuk eshte budalla. Ai flet ne baze te qeverise amerikane, dhe qeveria amerikane e di se c'fare pleherash ka sot ne politiken shqiptare. Jo se Saliu eshte njeri apo kryeminister I mire, por Edi eshte akoma me I keq. Prandaj amerika nuk e perkrah Edin. Te heqi ēolon te veje lolon.?!
Amerikes t'ja dime per nder te gjithe shqipetaret, se sot, sic e tha edhe ky komunisti : kemi 2 shtete Shqiptare ne ballkan fale amerikes. Perndryshe do flisnim serbisht apo greqisht !

Dėrguar nga Detari, tirana mė 17-02-2011 nė 15:42
Arvizuja ka ngatarruar koherat dhe kujton se jeton ne kohen e Ku Klus Klanit.

Dėrguar nga mentari, shqiperia mė 17-02-2011 nė 15:21
fyhrer berisha do ti kete dhene ndonje luge corbe te prishur ketij avziut

Dėrguar nga r.m, tirana mė 17-02-2011 nė 15:18
Njerez! Ambasadoret shkojne ne vendet ku ushtrojne dtyren per te mbrojtur INTERESAT E VENDEVE TE TYRE dhe kjo dhe vetem kjo eshte detyra e tyre dhe jo te bejne arbitrin. Si duket interesat e USA sot perputhen me qeverine BERISHA per fat te keq.

Dėrguar nga Ambasadoret shojne e vijne,rrofte USA ! mė 17-02-2011 nė 14:01
... thua te jete ne pune ndonje "fabrike" si e ajo e Gerdecit dhe ne do ta marim vesh vetem kur ti dale "flaka ne hava" ?!

Se nje gje eshte mese e sigurt,asnje nuk ka per te dale me qe te deshmoje siē beri Trebicka, e as te veje tek Ambasada ku eshte me pune ky zotnia me emrin Arvzi !

Ky zotnia qe sapo ka ardhur po shfaq te njejtat cilesi si dhe ai qe u largua para tije ne po kete detyre !

Mbasi takoi dhe shkollaret,po kalamajt e kopshtit kurre do i takoj e te na tregoje pralla?
 Vazhdimi komenteve:   1   2   3   4  
       Shqiperia
31 Korrik 2014
Kundër “Territoriales”, banorët bllokojnë aksin Burrel-Tiranë, paralizohet qarkullimi i mjeteve
Banorët e Ulzës dhe Balzës në shenjë proteste kundër Reformës territoriale kanë bllokuar mbasditen e sotme rrugën nacionale Burrel-Tiranë.Mësohet se për rreth 30 minuta, aksi rrugor është bllokuar, duke krijuar kështu një radhë të gjatë automjetesh
KOMENTO (1)
       Kosova
31 Korrik 2014
Lavdrim Muhaxheri: Ju nuk e dini çka ka ndodhë, zoti ju mallkoftë
Lavdrim Muhaxheri, që tmerroi njerëzit me veprimet e tij makabre, duke prerë koka njerëzish e duke postuar fotot në Facebook, së fundi është arsyetuar tek komentuesit
KOMENTO (14)
       Rajoni
31 Korrik 2014
Gruevski: Nuk pres ndonjë ndryshim për emrin
Ndërmjetësuesi në problemin maqedonaso-grek Methju Nimic ka detyrë të vështirë thotë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nuk pret që vizita e Nimicit në Maqedoni dhe Greqi të sjellë ndonjë zgjidhje përçështjen e emrit.
KOMENTO
       Bota
31 Korrik 2014
Rusi: Akuza atomike e Uashingtonit, e pabazë
Rusia thotë se akuzat e Shteteve të Bashkuara se Moska e ka shkelur Marrëveshjen për Armatimin Atomik me Rreze të Mesme, është e “pabazë”. Ministria e jashtme ruse tha dje se akuzat amerikane janë “të pabaza, sikur edhe të gjitha pretendimet e Uashingtonit”
KOMENTO
       Sport
30 Korrik 2014
Mavraj: Ja pse zgjodha Këlnin para Lacios
Mërgim Mavraj ësh të një nga ata lojtarë të Kombëtares shqiptare, të cilit nuk i kanë munguar ofertat e shumta, duke filluar që nga sezoni i shkuar i merkatos. Emri i tij u lakua në disa skuadra me emër në Gjermani, por edhe jashtë, ku ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte Lacio në Itali
KOMENTO (3)
       Kulture
31 Korrik 2014
‘Facebook-u i nënës së Stalinit’, në Galerinë Kombëtare të Arteve
"Mos shpresoni të çliroheni nga librat" qe menduar të titullohej biseda mes Umberto Ecos e Jean-Claude Carrière. Vetë Eco, prezantimin e botimit të kësaj bisede në libër e bënte në një artikull në "Expresso" më 2010, titulluar "Mos ua bëni librave funeralin (varrin)", duke nënkuptuar, zëvendësimin e librit të printuar me atë elektronik
KOMENTO
       Metropol
31 Korrik 2014
Nicolas Sarkozy me pushime, kontrollon ‘stolitė’ e familjes -FOTO
Harrojeni klasin e francezėve. Nicolas Sarkozy gjatė pushimeve nė Cap Negre nė shtėpinė e vjehrrės sė tij Marisa, nėna e Carla Brunit, ka qenė aq i shpėrqėndruar, saqė si ka vėnė re paparacėt qė e kanė fotografuar duke prekur me dore pjesėt e tij intime.
Ky sigurisht nuk ėshtė njė moment i artė pėr Sarkozy.

KOMENTO
       Teknologji
31 Korrik 2014
Njihuni me veçoritë e telefonit “selfie”, Nokia Superman
Divizioni i pajisjeve mobile të Microsoft-it po merret me krijimin e dy telefonave të rinj inteligjentë që do të dalin së shpejti në treg. Telefoni i parë quhet Superman
KOMENTO (1)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, debati Rama-Dule
 
 
BALKANWEB.TV
Bombardohet njė treg nė Gaza, vriten 17 persona dhe plagosen 200 tė tjerė
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si argėtohen kroatėt pas pėrmbytjeve nga shiu
 
 
BALKANWEB.TV
Itali, sekuestrohen 300 kg drogė, nė njė rulotė qė vinte nga Shqipėria
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Marrėveshja me CEZ, krim financiar. Vjedhja, 600 herė mė e madhe se ajo nė BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Kamerat e sigurisė kapin "fantazmėn" e teatrit
 
 
BALKANWEB.TV
Duken si dallgė tė vogla, por arrijnė dhjetė metra
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Polici e ndalon pa shkak nė rrugė, nje makine tjeter perplaset mbi te tijėn
 
 
BALKANWEB.TV
Supervjedhja nė BSH, Fullani: Thesaret nuk janė prekur
 
 
BALKANWEB.TV
Komuna Fratar protestė kundėr “Territoriales”: Nuk zgjidhen problemet 15 km larg Ballshit
 
 
BALKANWEB.TV
Rikonstruktohet urgjenca nė QSUT, Manastirliu: Shėrbim cilėsor ndaj pacientit
 
 
BALKANWEB.TV
Orlando Bloom tenton tė rrahė Justin Bieber pėr shkak tė Mirandės
 
 
BALKANWEB.TV
MAS mbyll nė 300 ditė 12 shkolla private: Regjistrat pa emra e nota, jepnin diploma fiktive
 
 
BALKANWEB.TV
Gazetari raporton live, raketa izraelite i shpėrthen pas shpine
 
 
 
 
FOTOGALERI
Provokon Justin, poston foto tė Orlando Bloom duke qarė
 
 
FOTOGALERI
Selfiet mė tė ēmendura qė keni parė ndonjėherė
 
 
FOTOGALERI
Nicolas Sarkozy me pushime, kontrollon ‘stolitė’ e familjes
 
 
FOTOGALERI
Mario Goetze, fund-shpinė Botėrore
 
 
FOTOGALERI
Raffaella Fico - Gianluca Tozzi, pėrkėdhelje tė nxehta nė det
 
 
FOTOGALERI
Hilary Duff, bikini dhe masazh hot ne breg
 
 
FOTOGALERI
Afrikė e Jugut, delfinėt si serfistėt, tufa kalon nje dallgė
 
 
FOTOGALERI
Jessica Alba, me bikini pėr Maxim
 
 
FOTOGALERI
Jessica Simpson dhe Jessica Biel, yjet mė seksi
 
 
FOTOGALERI
Martohet Bihteri, ja fotot e dasmės
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus selfie seksi
 
 
FOTOGALERI
Miranda s’do t’ia dijė pėr sherrin, Bloom-Bieber, pozon topless
 
 
FOTOGALERI
Kur fotot me barkun e madh i bėn babai
 
 
FOTOGALERI
Politikania dhe doktoresha mė seksi nė botė!
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli nudo nė Ibiza
 
 
FOTOGALERI
Selfie nė vendin dhe kohėn e gabuar
 
 
FOTOGALERI
Concordia e parė nga lart, kėrcimi i rimorkiatorėve
 
 
FOTOGALERI
Kafshėt qe fshihen me mirė ne ambient