BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Politike
24 Tetor 2013 - 21:40 | LAJME
TRANSLATE
 
Mazhoranca ndryshon buxhetin me 79 vota. Rama: Shkak, borxhet qė la qeveria "Berisha"
Mazhoranca ndryshon buxhetin me 79 vota. Rama: Shkak, borxhet qė la qeveria "Berisha"TIRANE - Pas njė debati maratonė sot rreth orės 21:40 minuta Kuvendi miratoi nė seancė parlamentare, Aktin Normativ pėr pr/buxhetin 2013. Ligjvėnėsit kaluan draftin e qeverisė ‘Rama’ me 79 vota ‘Pro’. Opozita mori pjesė nė votim dhe votoi pėrkatėsisht me 42 ‘Kundėr’. Drafti qė nuk mori asnjė ‘Abstenim’ mbylli kėshtu seancėn parlamentare tė nisur prej orės 10:45 minuta tė paradites.

Nė votim nuk mori pjesė kryeministri Edi Rama qė u shkėput nga seanca parlamentare rreth pasdites pasi mori pjesė nė mbledhjen e Kėshillit Ekonomik Kombėtar qė u mblodh pėr herė tė parė nė ambientet e kryeministrisė.

Akti normativ i qeverisė pėr disa ndryshime dhe shtesa nė buxhetin e vitit 2013 nxiti debate sot nė seancėn plenare tė Kuvendit pėr rreth 12 orė me radhė. Mazhoranca pretendoi se pėrmes kėtyre ndryshimeve synohet pėrmirėsimi i situatės ekonomike, ndėrsa pėr opozitėn, ky akt ėshtė i paligjshėm dhe do tė rrisė nivelin e borxhit publik tė vendit. Kryeministri Edi Rama e argumentoi aktin normativ pėr disa ndryshime nė buxhetin e vitit 2013 me domosdoshmėrinė e shlyerjes sė borxheve qė qeveria paraardhėse i ka lanė mazhorancės sė re. 

Sipas deputetėve tė PD-sė, qeveria do tė marrė borxh pėr shpenzime administrative. Ish-kryetari i PD-sė Sali Berisha tha se ky ėshtė njė skenar ogurzi, qė do ta zhysė Shqipėrinė nė recesion. Nga ana tjetėr, Ministri i Financave deklaroi se “mazhoranca nuk mund tė vijojė zbatimin e tė keqes qė i ka lėnė qeveria paraardhėse”.

Ne nje takim qe pati sot, Kryetari i opozitės, Lulzim Basha shprehu shqetėsim pėr aktin normativ pėr buxhetin, si njė akt tė paligjshėm, pasi qeveria mund tė marrė hua pėr tė financuar investimet publike, por jo pėr tė mbuluar rroga apo shpenzime operative. “Pėrmes aktit normativ, - theksoi zoti Basha, - i cili nė mėnyrė tė paprecedentė ligjėron heqjen dorė nga qeveria tė mbledhjes ēdo muaj, tė 80 milionė dollarėve mė pak se parashikimi, pritet tė pėrkeqėsojė treguesit e zhvillimit ekonomik tė vendit dhe tė cėnojė rėndė mirėqenien e ēdo shqiptari”.

Diskutime jane mbajtur nga dhjetra deputete. Mė i ashpri nė fjalime ka qenė ish-kryeministrit Sali Berisha qė ka shigjetuar kryeministrin dhe ministrat e kabinetit qeverisės.
PARLAMENT MBYLLET VOTOMI
DEBATI SOT NE PARLAMENT

KUVENDI MIRATON ME 79 VOTA PRO AKTIN NORMATIV PĖR NDRYSHIMET NĖ BUXHET

Ora 21:40-Kuvendi miratoi me 79 vota pro Aktin Normativ pėr rishikimin e buxhetit pėr vitin 2013.

Opozita mori pjesė nė votim dhe votoi pėrkatėsisht me 42 ‘Kundėr’. Drafti qė nuk mori asnjė ‘Abstenim’ mbylli kėshtu seancėn parlamentare tė nisur prej orės 10:45 minuta.
Pėrmes njė akti normativ, qė u botua nė fletoren zyrtare nė datė 9 tetor, qeveria bėri ndryshime tė buxhetit tė vitit 2013.
Nė buxhetin pėr vitin 2013, tė ardhurat parashikohen nė 321 919 milionė lekė, shpenzimet 405 408 milionė lekė, ndėrsa defiēiti 83 489 milionė lekė.

Sipas kėtij akti normativ, tė ardhurat pėr buxhetin e shtetit pėr vitin 2013 janė 252 113 milionė lekė, shpenzimet 335 602 milionė lekė, ndėrsa defiēiti 83 489 milionė lekė. Shpenzimet e buxhetit tė shtetit, sipas grupeve kryesore, llogariten shpenzimet korrente nė masėn 256 119 milionė lekė, shpenzimet kapitale 74 283 milionė lekė, fondi rezervė 2 000 milionė lekė, kontingjenca 800 milionė lekė, ndėrsa fondi pėr rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2 400 milionė lekė.

Nė muajin dhjetor tė vitit 2012, kur Kuvendi miratoi p/buxhetin pėr vitin 2013, niveli i tė ardhurave parashikohej rreth 360.7 miliardė lekė ose nė nivelin 25.2 % tė PBB, ndėrsa shpenzimet totale buxhetore pėr vitin 2013 parashikoheshin nė masėn 409 miliardė lekė ose 28.6 % e PBB-sė.

VELIAJ: E LE MANDATIN QE SOT NESE VERTETOHET QE FAMILJARE TE MI PUNOJNE NE TATIME
Ora: 21:31
-Ministri i Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė, Erjon Veliaj ka reaguar ndaj deklaratave tė ish-kryeministrit Sali Berisha, se e gjithė familja e tij punon tek tatimet. Nė njė prononcim pėr mediat jashtė kuvendit, Ministri Veliaj u shpreh se: “Jam gati tė lė mandatin qė tani nė rast se Berisha mė tregon se cili familjar i imi punon nė administratėn tatimore, mamaja ime ėshtė pa punė, vėllai punon jashtė Shqipėrisė”. 



Mė tej, Veliaj me njė raport nė dorė, sqaroi se: “Kontrolli i Lartė i Shtetit, i cili ka nė krye njė njeri qė ėshtė vėnė nga vetė Berisha, ka zbuluar 530 milionė lekė shkelje, nė ministrinė ku unė drejtoj, por ta dinė se ēdo person qė ka shkelur ligjin do tė ndėshkohet”.

Sipas Veliajt: “Nė rast se nuk do ta votonim kėtė ligj, administrata do mbetej pa rroga, ashtu si edhe mėsuesit , pensionistėt pa pension, po fatmirėsisht ne i kemi tė gjitha voatat”.

BEN BLUSHI: NA GJYKONI PER 40 DITE, NA MOHUAT T'JU GJYKOJME PER 8 VJET
Ora: 20:32-
Deputeti Ben Blushi, nė fjalėn e tij, iu drejtua opozitės se: “Ju kam zili, pėr lehtėsinė me tė cilėn vini nė sallė. Jam i habitur se si na gjykoni pėr 40 ditė dhe na mohuat tė drejtėn tju gjykojmė juve pėr 8 vjet. Bėni sikur keni qenė 40 ditė nė pushtet. A e dini si e keni lėnė Shqipėrinė, qė nė fakt janė pėrmasat e gropės pėr tė cilėn po flasim. Asnjė ditė skeni punuar pėr tė shlyer borxhin, ne po shlyejmė borxhin qė na latė ju, po as kėtė spo na lini tė bėjmė”.

Sipas Blushit: ”Doganat ishin tė shqyera, se po punonin pėr fushatėn tuaj. S’keni paguar bankat, spitalet, shkollat, pėrveēse tė papaguara por edhe tė lėna pėrgjysėm. Si ka mundėsi njė parti nė pushtet ti shtojė vendit mė shumė invalidė. Debiti sot ėshtė 26 milion dollarė.Kjo ėshtė fatura juaj e mediokritetit. Jemi nė krizė sepse 8 vjet nuk u bė asnjė reformė nė shėndetėsi e arsim. E keni ndarė Shqipėrinė nė dy klasa, tė pasur e tė varfėr. Tė varfėrit i pėrdorėt pėr tė paguar borxhet, tė pasurit i futėt nė borxh”.

BERISHA: SOT 40-DITESHI I QEVERISE. RAMA SI ENVERI, ME KĖTĖ AKT NDĖSHKON POPULLIN, MBRON INTERESAT PERSONALE
sali berisha ne parlamenti  
Ora 20:00-Ish-kryeministri Sali Berisha ka ridalė nė foltoren e Kuvendit, kėtė radhė rreth orės 20:00 minuta duke theksuar se drafti i sjellė sot nė Kuvend ėshtė antishqiptar sepse qeveria aktuale tha ai, mbron vetėm interesat e veta.

“Do u them njė moment nga shtetarėt e Europės. Tek po ecja nė njė korridor sė bashku me njė ndėrkombėtar, ai mė tha “mirė Sali, se Edi Rama ėshtė kaq antishqiptar ėshtė evidente pėr cdo njeri, por sesi ata njerėz qė janė pranė tij e pranojnė tė shkelė interesat e vendit dhe tė tyret, kėtė nuk arrij ta kuptoj. Pėrgjigja ime ishte se ata mbrojne interesat e tyre, jo tė vendit”.

“Nė tė 40-t e qeverisė, nuk e them nė rrafshin pezhorativ, ju sillni sot verdiktin, sillni sot njė dekret me tė cilin ndėshkoni cdo fėmijė shqiptar, cdo tė papunė shqiptar, cdo tė punėsuar shqiptar, tė sėmurėt, shtatzanat, tė moshuarit shqiptar vendin nė tėrėsi. Pasi vendosėt aleancė me Haitin tani vendosi ta shtyni vendin drejt recensionit dhe krizės. Kjo ėshtė makabre. Kushėrira jote u bė drejtoreshė tatimesh, tani vjen e ligjėron sot pas kushėrirės. Ctė bėjnė shqiptarėt nė vend qė tė shohin njė shprese. Ėshtė e vėrtetė qė ju kanė votuar dhe nuk iu kanė mohuar”.

Sipas Berishės, deklaratat e qeverisė se ekonomia shqiptare ėshtė e rrėnuar, janė tragjedi-komedira dhe se deklaratat e kryeministrit Rama janė baraz me ato tė diktatorit Enver Hoxha.

“Cbėni kėshtu more e keni kthyer nė njė tragjedi-komedi tė papranueshme. Ekonomia shqiptare ėshtė nė vėzhgim tė vazhdueshėm nga institucionet ndėrkombėtare dhe ata nuk e pohojnė kėtė. Dhe ata qė njohin abc-nė e ekonomisė e dinė qė investimet publike janė jetike. Cfarė po bėni?
Piktori dėshtak flet pėr gropė e krizė, kur tė tjerėt flasin pėr rritje. Ku jemi kėtu? Vetėm Enveri fliste kėshtu, ‘e gjithė bota e ka gabim, unė kam tė drejtė’. Dilni lakuriq 100 herė mė keq se ai qė doli nė plazhe, se ajo qė doli ai ishte individuale”.

“Mburruni me vendimet tuaja, se deri me tani nė 40 ditė kemi dėgjuar pėr qofte nga njėri ministėr, ballokume nga njė tjetėr. Mos e votoni kėtė, ėshtė e turpshme, do tė dėmtoni vendin”, theksoi Berisha.

BLENDI KLOSI: PSE NUK DOREZUAT ASNJE IVENTAR KUR IKET?
Ora 19:50-
Deputeti Blendi Klosi, kėrkoi nga opozita tė japė pėrgjigje pėrse nuk dorėzoi iventar para se tė largohej. 

Deputeti Klosi theksoi se: “Ne kemi gjykimin tonė mbi tė vėrtetat, duhet tu flasim hapur shqiptarėve jo duke u fshehur mbas shifrave, qė pėr hir tė sė vėrtetės shumė pak i marrin vesh. Sot jemi shumė pranė asaj tė vėrtete. Pse nuk dorėzuat asnjė iventar pėr shtetin qė latė, sepse realiteti qė ju ngritėt ishte realitet mashtrues. Shifrat tuaja tė gjitha gėneshtra, duke fshehur shifrėn e katastrofės ekonomike. Paguat njė administratė super tė fryrė, mbushėt vetėm mitingjet elektrolale tė Sali Berishės".

PALOKA-RAMES: KĖSHTU SI E KE NISUR DO MARRESH 1 MILION SHKELMA
Ora 19:30-
Kreu i grupit parlamentar, Edi Paloka, nė fjalėn e tij nė kuvend, iu drejtua kryeministrit Edi Rama, se: “Kėshtu si e ke nisur vėshtirė se do ti kapėsh 4 vjet. Tė shohim sa do durojnė shqiptarėt, ato 1 milion shuplakat, qė shumė shpejt do tu kthehen nė 1 milion shqelma”.

“Ēfarė u thotė Rama atyre 1 milionė njerėzve qė presin tė punėsohen. Kanė kaq kohė qė pėrsėrisin se qeveria Berisha u paska lėnė njė gropė financiare. Dėgjova shumė ekspertė kėtu, por si qytetarė i thjeshtė dua qė Rama tė mė shpjegojė diēka, si ka mundėsi qė kjo qeveri pasi bllokoi nėpėrmjet ēupave evazionin e kontrabandės, paratė nė arkė nė vend tė shtohen po pakėsohen” – u shpreh kreu i grupit parlamentar tė Partisė Demokratike, Edi Paloka.

Mė tej, Paloka kėrkoi nga kryeministri Rama t’i shpjegojė, se :” Si qeveria s’paska para tu japė atyre qė po vuajnė pėr bukėn e gojės, por ka lekė qė tė kombinojė zyrat me ngjyrėn e xhorapeve. Kjo qeveri nuk po i kursen paratė pėr tė udhėtuar me bileta avioni qė shkojnė deri nė 4 mijė euro nė klasin e parė. Kanė vendosur tė marrin borxh , jo pėr investime, as pėr rrogat, por pėr para xhepi”.

“Ky zotėria qė qante pėr invalidėt, vishet me kostume me nga 10 mijė euro, pi vetėm shampanjė tė shtrenjtė. Ne vėrtetė nuk veshim Versaēe, jo se nuk i njohim, por nuk po zbulojmė se si po vishesh ti, gjithēka ti po i bėn pa para, na shpjegoni si bėhen gjithė kėto ndryshime pa para, tė dimė dhe ne si tė zgjidhim hallet. Asnjė nga deputetėt e PS nuk na llogaritėn se sa para do tu kushtojė xhepave tė shqpitarėve ky borxh, vjet kėtė e bźte"- pėrfundoi fjalėn e tij, kreu i grupit parlamentar tė PD, Paloka.
 
BRACE: LUFTA DHĖMBĖ PĖR DHĖMBĖ E OPOZITĖS NĖ KUVEND ME 3 DEPUTETĖ
erjon brace 
Ora 18:50
-Deputeti socialist Erjon Brace ka ironizuar prezencėn e deputetėve tė opozitės nė sallėn e Kuvendit sot teksa diskutohej akti normativ pėr pr/buxhetin 2013. Sipas Braces, opozita qė shpalli se do tė luftonte nė Kuvend sot pėrfaqėsohet nga 3 deputetė. Socialisti Brace poston dhe njė foto nė rrjetin social Facebook pėr tė vėrtetuar atė qė thotė.

“Opozita e bashkėkryetarėve Lulezim Berisha ka BRAKTISUR Kuvendin.

Shihini, ka tė paktėn 4 orė qė janė vetėm 3 DEPUTETE NE SALLE!

Kjo ishte ajo opozita qė do luftonte dhėmbė pėr dhėmbė nė Kuvend.
Por mė e bukura ėshtė se: Eduard Halimi, ish degustatori i supės sė burgut si element bazė i Mirėqenies berishiste, cohet nė sallė dhe kėrkon PREZENCEN E KRYEMINISTRIT!
Ky ėshtė NJERI nga 3 deputetet e OPOZITES sė Berishės”, thekson Brace nė postimin e tij nė Facebook.


REPLIKA, BALLA-TOPALLIT: KA ARDHUR KOHA TĖ RRISH NĖ SHTĖPI, 8 VJET NGELE NĖ AJĖR
Ora18:35
-Balla-Topallit: “Miqėsisht po tė them qė tė ka ardhur koha tė rrish nė shtėpi, se ke 8 vjet qė rri nė ajėr, aq milje se ke bėrė ti me avion si ka bėrė njeri, mos na akuzo se po merret borxhi pėr qejfet tona”.

TOPALLI:RAMA-META PO HAPIN GROPĖN FINANCIARE, NUK DO KETĖ MĖ RRITJE RROGASH SI NE KOHĖN E BERISHĖS
Ora 18:10-
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli nė fjalėn e saj nė kuvend, ku po diskutohet akti normativ pėr rishikimin e buxhetit, e konsideroi si njė akt krize, si njė greminė pėr ekonominė shqiptare.

“Ku po e ēoni ekonominė, ku po e ēoni Shqipėrinė pas kėtij dekreti, ky ėshtė konfirmimi i dėshtimit tė Ramės. Kėtu po votohet Shqipėria drejt greminės. Kėto janė tė 40-at e ekonomisė, nuk do tė ketė mė rritje rrogash si nė kohėn e Berishės, nuk ka mė asnjė fjalė as pėr ish-pronarėt e as pėr ish-tė pėrndjekurit. Me urdhėr nga lart ėshtė vendosur qė tė ardhurat mos tė hyjnė nė arkėn e shtetit, por kanė vendosut t’i zhvasin buxhetit tė shtetit 240 milion dollarė pėr qejfet e veta”- u shpreh ish-kryetarja Topalli. 

jozefina topalli ne parlament

"Meta-Rama po hapin gropėn finaciare, duke rritur borxhin vetėm pėr 3 muaj aq sa ne e rritėm pėr 8 vjet.Ky akt normativ i Ramės-Metės ėshtė tėrsisht i paligjshėm, njėsoj si akti normativ pėr nėpunėsin civil. Tani nuk ka mė ligje, nuk ka mė as tender me Rilindjen.Nuk mund tė ndodh qė me njė letėr ju tė merrni 240 milion dollarė vetėm pėr qejfe, imagjinoni, ēdo tė bėhet me 4 vite. Mbajeni mend shqiptarė se vendi do lėngojė, papunėsia do rritet, ēmimet do rriten, rrogat e pensionet do tė ulen” – pėrfundoi fjalėn e saj Jozefina Topalli.

HALIMI: RAMA NUK KA MARRE VESH NDONJHERE NGA EKONOMIA, NUK PYET AS PER LIGJIN QE SE LEJON KETE BORXH 
Ora 16:45-
Ish-ministri i Drejtėsisė, Eduard Halimi shpjegoi se ligji nuk e lejon marrjen e borxhit pėr shpenzime tė brendshme, por vetėm pėr investime.

Sipas Halimit, ky borxh po merret pėr zyrat e bukura dhe qytetarėt shqiptarė do tė jenė ata qė do ta paguajnė. “Rama i bie shkurt, qė po merr para borxh pėr shpenzimet, por duhet ta dijė qė ligji nuk e lejon, ligji e shkruan se borxhi lejohet vetėm pėr investime, por ky kryeministėr nuk pyet pėr ligjin. Rama as nuk merr vesh nga ekonomia,as nuk ka pėr tė marrė ndonjėherė” – theksoi deputeti Halimi.

Mė tej, ish-ministri i drejtėsisė, kėrkoi sqarime pėr mėnyrėn se si u zgjodhėn Drejtoresha e doganave, drejtori i Albpetrolit, apo drejtoresha e tatimeve. “Situatėn ua la nė dorė cunave e gocave pa eksperiencė, nuk mbajti ekspertėt, por vuri tė gjithė njerėzit e tij” – u shpreh Halimi.

Nė fund tė fjalės sė tij, Halimi i bėri thirrje kryeministrit Rama, qė tė mėsojė se ligji dhe vetėm ligji ėshtė pėr tė qeverisur. “Nuk mund tė jesh mbi ligjin zoti Rama, kushtetuta nuk lejon tė miratosh njė akt pa konsensus, prandaj duhet tė vendosėsh dialog dhe jo tė jesh hakmarrės” – pėrfundoi fjalėn e tij deputeti Halimi.

MIMA: BORXHI? SI FSHATARI QĖ NUK KA LEKĖ PĖR FARĖN E TOKĖS, PO MERR BORXH PĖR XHAKETĖ VERSAĒE 
Ora 16:25
- “Njėlloj si njė fshatar qė nuk ka lekė pėr tė blerė as farat pėr tė punuar tokėn, por shkon e merr para borxh pėr tė blerė xhaketė Guēi e Versaē”- kėshtu e cilėsoi deputeti demokrat, Florion Mima marrjen e borxhit nga qeveria.

Deputeti Mima u shpreh se: “Do tė thahet likuiditeti, bizneset do tė vuajnė, papaunėsia do rritet, po tė ishim cinik po ta fillonim aty ku e latė ju, tek 1 milionė tė papunėt, apo tek rritja e aksidenteve, por nuk e bėmė. Dėgjojeni krtikiėn tonė lė tė tingullojė e pakėndshme , mos e sėmurni mezor Shqipėrinė”.

NOKA: BORXHI PO MERRET TE PAGUANI VOTAT E BLERA DHE KLIENTET TUAJ
Ora:16:00-
Ish-Ministri i Brendshėm , Flamur Noka e cilėsoi aktin normativ pėr rishkimin e buxhetit tė vitit 2013, si ēeljen e siparit tė rrėnimit.

“Pse po merrni 40 miliardė borxh, kėtė e keni detyrė ta shpjegoni, pse nuk merrni aq borxh sa kemi pra 13 miliardė lekė, por ju keni qėllim tė rrisni shpenzimet e kėsaj qeverie, sepse spo pėrballoni dot shtimin e ministrive tuaja, do paguani dy administrata, asaj qė do spastroni dhe asaj qė do tė vijė, do paguani edhe votat qė bletė, votat qė bėtė fushatė, klientėt qė ju ndihmuan pėr votat tani kėrkojnė harxhin, por e kėrkojnė dyfish” – u shpreh Ministri Noka gjatė fjalės sė tij nė kuvend.

Sipas Nokės: “Shqiptarėt sot po qeverisen nga qeveria e rrrėnimit, akti normativ ėshtė hapi i parė i asaj qė paraljamėruam, ėshtė larja e duarve nga premtimet elektorale, edhe premtimet janė “alla Papandreu”, as njė muaj nuk ka kaluar dhe gjysma juaj nuk mendon mė si para njė muaji pėr kryetarin tuaj, prisni se do shikoni edhe mė keq”.

“Vetė Rama i ka gėlltitur deklaratat qė kishte 1 milionė tė papunė, vetė e keni firmosur qė janė shumė mė pak, kjo tregon se po i tėrhiqni mbrapsht tė gjithė gėnjeshtrat e shpifjet ndaj qeverisjes tonė. Ky rishikim i buxhetit ėshtė njė pretekst pėr tė mbuluar shpenzimet e brendshme, por ky borxh po merret pėr njė qeveri ndėr mė tė kushtueshmet nė kėto 23-vjet” – theksoi Noka.

Nė fund tė fjalės sė tij, ish-ministri Noka iu drejtua shqiptarėve me shprehjen: “Zoti ju ruajtė nga kjo qeveri”.

BUSHATI: SHĖRBIMI I JASHTĖM KA NJĖ BUXHET MIZERJE, AMBASADAT JANĖ KTHYER NĖ KONVIKTE
Ora 15:40- “Shėrbimi i jashtėm sot po operon me njė buxhet mizerje , nuk mund ta fsheh kėtė realitet” – kėshtu bėri tė ditur ministri i jashtėm , Ditmir Bushati gjatė fjalės sė tij nė Kuvend, ku po diskutohet akti normativ pėr rishikimin e buxhetit 2013.

Sipas Bushatit: “Akti normativ qė po diskutojmė shkurton me rreth 21 milionė lekė buxhetin e ministrisė sė jashmė, nga 63 milionė qė kishte nė plan. Hallet nuk na i zgjidh akti normativ, por jemi nė kushtet e mospasjes sė njė alternative tjetėr, sjemi kėtu pėr medalje apo trofe, jemi pėr tė pėrmirėsuar ekonominė shqiptare. Do doja shumė sikur njė nga kolegėt e opozitės tė mė thotė se kemi alternativė tjetėr”.

Mė tej nė fjalėn e tij, Ministri Bushati kritikoi mėnyrėn se si po funksionon shėrbimi jonė i jashtėm. 

Sipas tij, “Ambasada sot ėshtė kthyer nė njė vend qokash, ėshtė kthyer nė njė agjenci lobiste, tė 55 pėrfaqėsitė qė kemi nė botė operojnė pa strukturė, pa organikė, janė shndėrruar nė konvikte, sepse kanė futur tė gjithė motrat e vėllezėrit, ku cdo gjė zgjidhet po tė marrėsh nė telefon ndonjė njėrin nga ata”.

“Vjet pėr 100-vjetorin e pavarėsisė, ambasadat nuk arritėn tė organizonin njė festė, pėr shkak tė mungesės sė buxhetit, prandaj po flasim pėr njė buxhet qė na e la qeveria paraardhėse, nuk ka vend pėr krenari, por ka vend pėr njė hapėsirė pėr tė parė situatėn emergjentė nė tė cilėn gjendemi, ėshtė koha pėr mė shumė realizėm, ėshtė koha tė gjejmė njė pikėtakim tė shpėtojmė” – theksoi ministri Bushati.

Gjithashtu, Bushati nėnvizoi se: “Qeveria Berisha, deri nė ditėn e fundit akordoi buxhete pėr kompanitė lobiste, nuk na shpejguat se pėrse ishin tė nevojshme gjithė kėto investime pėr kompanitė lobiste. E gjetėm ministrinė e jashtme me 78 milionė lekė borxh, sikur mos tė mjaftonte vetėm nga planifikimi janė hequr 4% mė pak nga viti parardhės. Ēėshtja ėshtė si ta kthejmė nė favorin tonė”.

VELIAJ: KEMI NUMRIN ME TE MADH TE INVALIDEVE, IA KALOJME IRAKUT E AFGANISTANIT 
Ora:15:10
-Nė fjalėn e tij nė Kuvend, Ministri i Mirėqėnies Sociale dhe Rinisė, Erjon Veliaj bėri publike shifrėn alarmante tė numrit tė inavlidėve nė Shqipėri. Sipas Veliajt, nė Shqipėri ka 2 mijė invalidė, shifėr kjo mė e madhe se nė dy vendet e luftės, nė Irak e Afganistan. 

“Mesa duket nė Shqipėri larg syve tanė, paska ndodhur njė kasaphanė qė ka kaq shumė invalidė e ne nuk e dinim, por kjo ėshtė e padrejtė pėr ata qė realisht janė invalidė”- u shpreh Ministri Veliaj.

Ministri, Veliaj nėnvizoi se: “Akti normativ po bėhet pėr tė shėruar ekonominė tonė, ne i kemi votat nuk ėshtė problemi tek miratimi i kėtij akti, por ajo qė nė po themi ėshtė qė ta mbajmė pėrgjegjėsinė bashkė, qė mund tė mos biem dakord pėr shumė ēėshtje tė tjera, por duhet tė biem dakord tė paguajmė kėtė faturė, sepse nė fund tė fundit ėshtė faturė qė nuk e krijuam ne, kėto shifra i konsumoi qeveria tjetėr. Kemi marrė mjaftueshėm borxh pėr tė mos na kapur shqiptarėt prej “mėnge” dhe tė thonė u ēuat nga tavolina pa paguar”. 
edi rama ne parlament
KUVEND, BEQAJ: BORXHI NĖ SHĖNDETĖSI, 45 MILIONĖ DOLLARĖ
Ora 15:00-Ministri i Shėndetėsisė, Ilir Beqaj, tha sot nė Kuvend, ku po diskutohet Akti Normativ pėr buxhetin 2013, se ai jep mundėsinė e funksionimit tė qendrave shėndetėsore dhe spitaleve deri nė fund tė vitit.
Beqaj tha "borxhet ndaj shėndetėsisė janė rreth 45 milionė dollarė, kjo ėshtė gjendja nė 30 shtator. Nė Qendrėn Spitalore Universitare janė sot 35 milionė dollarė fatura tė papaguara, barna, materiale mjekėsore, shėrbime, ushqim, fjetje". Sipas tij, nė Qendrėn e Traumės janė 1.2 milionė dollarė borxhe dhe po kėshtu ka dhe nė Sanatorium, 1 milion dollar, nė Shėrbimin e Hemodializės, 1.2 milionė dollarė, por dhe nė Shėndetin Publik.
"Nėse kėto duam t’i shlyejmė, ėshtė e drejtė qė duhet tė ndryshojmė Aktin Normativ, qė tė garantojmė minimum tė domosdoshėm, furnizim dhe funksionim tė spitaleve deri nė 31 dhjetor", shtoi Beqaj. "Akti Normativ jep mundėsinė e funksionimit tė domosdoshėm tė spitaleve dhe qendrave shėndetėsore nė fund tė vitit", tha Beqaj, duke shtuar se "kur tė flasim pėr buxhetin e 2014 do t’ju shpjegojmė edhe sesi do tė funksionojė shėndetėsia falas".

REPLIKA RAMA-BODE
ridvan bode ne parlament  
Ora: 14:30-Bode: "Zoti kryeminister do tė doja tė adresohesha se kėtu ju pėrmendet qė nuk ka pare pėr tė paguar pensionet , nuk ka pare pėr invalidėt, ka borxhe. Pėrderisa qatė me lotė krokodili pse nuk bėni njė xhest shtetari pse nuk pėrdorni nga ato 400 milionė dollarė, 100 milion dollarė pėr ndihmėn ekonomike, invalidėt , borxhin.

Pse 400 milionė dollarė i merr pėr ti hapur dyert administratės pėr tė administruar mė keq. Pse nuk ja jep kėtyre qė pėrmende por administratės pėr qėllimiė tė tjera. Ti demogogjinė di ta bėsh mirė. Ti zarfin e parė e dogje ende pa hapur nė pushtet. Nuk shfrytėzove dot dinamizmin qė sjell rortacioni. Ti ke ardhur me ligjet e kalifit tė madh."

Rama:"Pėrfitoj pėrsėri para tė gjithėve qė na dėgjojnė qė tu them ja shembulli se sa jashtė realitetit janė akoma dhe sa shumė e kanė humbur shkallėn e dėgjimit. Po e pėrsėris pėrsėri atė qė thashė mė parė nga ato 400 milionė, 193 milion do tė pėrdoren pėr tė siguruar pagat, 26 milionė pėr tė ndihmuar pėr atė bukėn e gojės sė hequr nė prill, maj, qeshor, 74 milionė pėr ujė pėr drita dhe shėrbime publike jetike, dhe 227 milion pėr investime nė vazhdim.

Doni tė shkurtoni? Ēfarė do shkurtoni pagat pensionet, do shkurtoni akoma pasi u morėt atyre tė shkretėve nėpėr karroca 94% tė fondit pėr fushatė. Doni tė shkurtoni dhe ato qė u japin tani apo doni tė shkurtoni investimet nė vazhdim. Pėrsa i pėrket borxheve qė kėni lėn ju do i shlyejmė njė e nga njė para se tė fillojmė investimet e reja. Ne mendojmė qė arka e shtetit ėshtė e rėndėsishme po aq i rėndėsishėm ėshtė edhe fondi i ēdo kompanie. Ėshtė vetėm degjenerim por shtet nuk ėshtė. Pėrsa i pėrket asaj zarfit tė paraardhėsit dhe pasardhėsit sqarojeni nė Partinė Demokratike se atje ka dallim midis prijėsit tė kurorės dhe kalifit tė madh. 

Po ju them qeveria me dy kate nuk ka kat pa leje dhe pėrkundrazi ja u thashė edhe herėn tjetėr keni probleme me tė dėgjuarit se keni 8 vjet qė nuk dėgjoni. Qeveria jonė Kryeministria dhe ministritė do tė kushtojė mė pak se qeveria e para 23 qėershorit. Shkurtimi ėshtė kryer dhe do ta shikoni vetė nė buxhetin e vitit tė ardhshėm se mbajtja e administratės sė nivelit tė parė do tė kushtojė mė pak se administrata e kaluar. Ne jemi kėtu pėr tė qeverisur pėr shqiptarėt dhe me shqiptarėt. Pėr tė qeverisur pėr ata qė na dhanė 1 milionė vota dhe pėr ata qė ju i latė rrugėve. Pėrgatituni bashkė me ata tė oborrit qė tė paguani shumė mė shumė se keni fituar shumė mė shumė."

RAMA-PD-SĖ: HARXHUAT FONDET PĖR FUSHATĖ, I LATĖ INVALIDĖT PA BUKĖN E GOJĖS
edi rama ne parlament  
Ora: 14:05 -
Kryeministri Edi Rama e argumentoi aktin normativ pėr disa ndryshime nė buxhetin e vitit 2013 me domosdoshmėrinė e shlyerjes sė borxheve qė qeveria paraardhėse i ka lanė mazhorancės sė re.

Shefi i qeverisė pėrmendi vonesat nė shlyerjen e detyrimeve pėr personat me aftėsi tė kufizuar, harxhimin e fondit tė emergjencave dhe borxhet qė shteti u ka bizneseve, duke theksuar vendosmėrinė e qeverisė sė tij pėr tė tejkaluar atė qė e cilėson si situatė tė rėndė tė financave tė vendit. 

“Buxheti i kėtij shteti i detyrohet personave mė nė hall tė kėsaj shoqėrie, personave me aftėsi tė kufizuar njė shėrbim modest pėr vetė kushtet e Shqipėrisė, por qė pėr ta do tė thotė njė fjalė shumė tė thjeshtė bukėn e gojės. Pėr kėtė bukė goje, buxheti i kėtij shteti i miratuar nga ata qė nė 23 qershor morėn 1 mln shuplaka parashikonte 174 mln dollarė. Nga kėto para nė prill, maj qershor, nė prag tė fushatės janė shpenzuar 94% tė fondit pa u pėrpjekur se ku do ta gjejnė bukėn e gojės ata qė nuk kanė asnjė mundėsi tjetėr pėr tė siguruar bukėn e gojės. Ky vend ka dhe njė fond pėr ato qė quhen emergjenca civile dhe ka edhe njė rezervė tė vetėn pėr ato raste qė nuk janė pak, tė pėrsėritura kur njerėzve u duhet buka e gojės. Nė listėn e borxheve na janė shfaqur edhe fatura tė restoranteve qė thonė kanė ngrėnė kanė pirė dhe kanė ikur pa paguar asgjė. Keni pasur zorrėn mė tė babėzitur pėr tė thithur karburantin. 0 litra karburant pėr emergjencat civile.”- deklaroi kryeministri Rama.

Sipas kryeministrit Berisha, qeveria ėshtė e detyruar tė tejkalojė ngėrēin e krijuar nė ekonomi nga borxhi ndaj bizneseve, nė mėnyrė qė tė vazhdojė mė tej, nė realizimin e asaj qė e quan “Rilindje e vendit.”

“Volumi i borxheve ėshtė shkėmb qė e keni lėnė nė mes tė rrugės. Cfarė tė bėjmė tė ndalojmė. Ne do ta heqim atė shkėmb qė tė vazhdojmė mė tutje. Do lehtėsojmė dhimbjet e njė populli tė tėrė qė i keni hyrė nė hak, jo vetėm i keni marrė paratė por dhe fytyrėn. E keni lėnė borxhlije qeverinė me energjinė elektrike. Cfarė tu themi atyre qė skano bukė tė hanė, paguani ju energjinė se ne s’kemi.”- u shpreh Rama.

Mė tej kryeministri paralajmėroi se pasditen e sotme do tė startojė punėn Kėshilli Ekonomik Kombėtar. 
“Pėrfaqėsues tė FMN dhe BB do tė jenė pjesė e Kėshillit pėr tė trajtuar me pėrfaqėsuesit e sipėrmarrjes dhe bankave, me guvernatorin e Bankės sė Shqipėrisė me dhomat e tregtisė, me njė ekspertizė tė nivelit mė tė lartė botėror ēėshtjen e krizės sė thellė ku ju, jo ne, e keni zhytur ekonominė dhe ēėshtjen e pėrballimit tė kushteve nė tė cilat arka e buxhetit tė shtetit ėshtė bosh.”- tha Rama. 

Sipas shefit tė qeverisė, “Borxhet janė afėrsisht 200 mln dollarė punė tė tenderuara publike pėr ato shiritat dhe tė papaguara. 20 mln dollarė pėr ujė dhe kanalizime. 30 mln dollarė pėr shėndetėsinė, i keni lėnė pas nė formė faturash. Keni marrė sa keni mundur ilaēe. Pėr arsimin keni lėnė pas fatura 20 mln dollarė. Pėr tė bindur shqiptarėt me ēdo kusht se uria e tyre nė shtėpi s’ishte uri por lumturi dhe tė gjitha broēkullat qė i treguat kėtij populli qė nė 23 qershor jua dha atė qė meritonit.”- tha Rama.

Duke ju pėrgjigjur deputetėve tė PD-sė tė cilėt thanė se qeveria duhet tė japė llogari pėr premtimet e fushatės, Rama deklaroi: “Ju do jepni llogari pėpara popullit pėr kėtė gjendje qė keni lėnė, ne do japim llogari pas katėr vitesh. Qė nė pr/buxhetin e parė qė do tė vijė pas kėtij akti, do tė shikoni qė ne jemi shumė seriozė nė premtime.” 

KODHELI: AKTI NORMATIV, NJĖ ZGJEDHJE E VĖSHTIRĖ, POR E NEVOJSHME
Ora: 13:30 -
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatė seancės sė sotme parlamentare, nė diskutimin pėr aktin normativ tė propozuar nga Qeveria pėr disa ndryshime nė Buxhetin e Shtetit 2013, theksoi se ky akt ėshtė njė zgjedhje shumė e vėshtirė, e dhimbshme, por e nevojshme nė kushtet e njė trashėgimie ekonomike tė lėnė nga qeverisja e kaluar abuzive.
Pėr fat tė keq, tha Kodheli, "ky problem do tė lėrė gjurmė nė jetėn ekonomike tė vendit edhe pėr shumė gjatė, pasi keqmenaxhimi i financave dhe parave publike nga qeverisja e djeshme nė gjithė kėto vite ėshtė dėmi mė i madh qė na ėshtė bėrė". 

"Planifikimi buxhetor i gėnjeshtėr, i realizuar njė vit mė parė, kishte parashikimet sa jo realiste, aq edhe fantazmagorikė, duke u mbėshtetur nė skenarė butaforikė dhe kjo, vetėm e vetėm nė funksion tė pushtetit tė kaluar, tė larguar me 1 milion vota", nėnvizoi Ministrja e Mbrojtjes.
Sipas saj, "kjo solli pėr pasojė komprometimin e buxhetit qė nė fillimet e tij. Referuar tė dhėnave tė thesarit, tė publikuar nga qeveria e kaluar pėr periudhėn janar-gusht 2013, huamarrja e brendshme thuajse kishte ezauruar huamarrjen e parashikuar pėr gjithė vitin, ēka pėrkthehet se qeveria e re nuk do kishte mė mundėsi tė rimerrte hua. Kjo kishte bėrė qė tė fuste vendin nė njė borxh alarmant 66% ndaj produktit tė brendshėm bruto, pa llogaritur kėtu pagesė vonesa apo detyrime qė institucione buxhetore, nėn drejtimin e qeverisė sė djeshme, i kanė kompanive private apo tė tretėve pėr punė tė pa kryer apo tė kryer dhe tė papaguar", theksoi Ministrja e Mbrojtjes. 

Duke folur pėr ministrinė e Mbrojtjes, Kodheli bėri tė ditur se detyrimi i prapambetur, apo borxhi qė qeveria i ka tė tretėve ishte nė Tetor dhe ėshtė edhe sot 1.6 miliard lekė ose 12 milion euro borxh i trashėguar. "Plot 440 mijė euro ėshtė detyrimi qė Ministria e Mbrojtjes i ka organizatave mė tė rėndėsishme ku aderon apo tė tretėve jashtė vendit, pra ku Forcat e Armatosura kryejnė veprimtaritė, apo misionet tona ushtarake", shtoi Kodheli.
"Ushtria shqiptare, vijoi ajo, ka rekorde tė jashtėzakonshme pozitive, kur flitet pėr misionet tona paqeruajtėse. Por kjo si ka dhėnė mundėsi atyre djemve dhe vajzave tė marrin sigurimet shoqėrore dhe shėndetėsore si dhe kushtet minimale, apo mungesė edhe nė disa raste tė ushqimeve".
Ministrja Kodheli theksoi se "akti normativ qė qeveria sjell dhe shkurtimi qė i bėhen tė ardhurave ėshtė njė detyrim i dhimbshėm, qė ne sforcohemi ta bėjmė nė kushte e njė trashėgimie tė lėnė nga qeverisja abuzive".

PATOZI: AKTI NORMATIV, I PAPĖRGJEGJSHĖM
Ora 13:02 -
Deputeti i PD-sė, Astrit Patozi duke shprehur qėndrimin kategorik kundėr aktit normativ pėr buxhetin ka ironizuar propozimin e qeverisė, duke thėnė se “ėshtė njėsoj si tė hash te “Piazza” kur nuk ke bukė pėr tė ngrenė nė shtėpi”. 

“Ky akt normativ ėshtė i papėrgjegjshėm, i pamoralshėm,i pacipė, nė kundėrshtim flagrant me ligjin dhe njė goditje e rėndė pėr ekonominė kombėtare, mu nė ditėn qė ajo pret tė ringjitet si dikur, nė ditėt me diell tė parakrizės globale. Por pėrtej kėtyre tė vėrtetave tė hidhura, ky akt i qeverisė Rama-Meta shkon edhe mė larg se kaq. Ėshtė preludi i njė stine tė frikshme evazioni dhe abuzimesh, jo vetėm nė tatime dhe dogana, por nė cdo qelizė tė kėsaj qeverie. Ky akt normativ qelbet era korrupsion, dhe, pėr fat tė keq, kjo nuk vlen vetėm pėr kėto dy muaj, qė kanė mbetur deri nė mbylljen e 2013-ės.”- tha Patozi.

NIKOLLA:TĖ MARRĖ FUND DHUNA VERBALE NDAJ FEMRAVE NĖ POLITIKĖ
Ora: 12:35-Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla ka ndėrhyrė njė moment ndaj mungesės sė vėmendjes dhe vlerėsimit ndaj anėtareve femra nė Kuvend. Nikolla kėrkoi tė mari fund dhuna verbale ndaj deputeteve femra. Ajo kėrkoi nga deputetėt e Kuvendit mė shumė vėmendje dhe respekt pėr koleget e tyre. 

BASHA: AKTI PRITET TE CENOJE MIRQENIEN E CDO SHQIPTARI
Ora 12:30-Kryetari i opozitės, Lulzim Basha shprehu shqetėsim pėr aktin normativ pėr buxhetin, si njė akt tė paligjshėm, pasi qeveria mund tė marrė hua pėr tė financuar investimet publike, por jo pėr tė mbuluar rroga apo shpenzime operative. “Pėrmes aktit normativ, - theksoi zoti Basha, - i cili nė mėnyrė tė paprecedentė ligjėron heqjen dorė nga qeveria tė mbledhjes ēdo muaj, tė 80 milionė dollarėve mė pak se parashikimi, pritet tė pėrkeqėsojė treguesit e zhvillimit ekonomik tė vendit dhe tė cėnojė rėndė mirėqenien e ēdo shqiptari”

BRACE: PO NJOHIM DHE PO LIGJEROJME BORXHET QE NA LANE
Ora 12:20 -
Deputeti socialist Erion Braēe hodhi poshtė akuzat e opozitės pėr rritjen e borxhit publik, duke theksuar se mazhoranca po njeh dhe do tė paguajė borxhet qė i la qeveria paraardhėse.

“Ish-qeveria ka harruar qė ka qeverisur, nuk po jep llogari por po kėrkon llogari. Po thotė ju po rrisni borxhin, ne po njohim, po shkruajmė dhe po ligjėrojmė borxhin qė kėta zotėrinj morėn dhe e konsumuan brenda 9 muajve. Eshtė mashtruar me shifrat e rritjes ekonomike nė kėtė vend.
Ne do ti njohim borxhet dhe do ti paguajmė pėr tė pėrmbushur interesin ekonomik tė shqiptarėve.”- deklaroi Braēe.

Sipas deputetit socialist, janė tė pabaza edhe akuzat pėr rritjen e shpenzimeve tė luksit tė qeverisė, pasi tė gjitha shpenzimet janė reduktuar.

BODE: AKTI NORMATIV, ATENTAT NDAJ EKONOMISĖ SĖ SHQIPTARĖVE
Ora: 12:10 - Ish- ministri i Financave, Ridvan Bode e konsideroi aktin normativ pėr ndryshimet nė buxhetin e vitit 2013, si sulm tė pamoralshėm ndaj ekonomisė dhe financave tė vendit Bode tha se nė progres raportin e Komisionit Europian, dokument qė pėrmbledh tė gjithė konsideratėn pėr institucionet, thuhet se ekonomia shqiptare ka bėrė progres tė madh dhe po shkon drejt njė ekonomie funksionale tregu. 

"Ky akt normativ pėrbėn atentatin mė tė madh ndaj ekonomisė sė vogėl tė shqiptarėve qė e kanė ndėrtuar atė me mund e djerse. Diferenca e kėtij akti ėshtė se pėrpjekja juaj ėshtė pėr tė rrėnuar financat e Shqipėrisė", deklaroi Bode. 

Ish-ministri Bode akuzoi qeverinė se po rrit nivelin e borxhit, pėr tė justifikuar mosmbledhjen e tė ardhurave. “Nuk mund tė merret hua,veēse pėr investime publike, nė tetė vite ky rregull ėshtė respektuar nė mėnyrė rigoroze”- deklaroi Bode.

REPLIKA TOPALLI-META
Ora 11:50 -
Ish-kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli kėrkoi tėrheqjen e aktit normativ pėr buxhetin, me pretendimin se ėshtė nė thyerje tė rregullores sė kuvendit dhe rregullores pėr pr/buxhetin. Duke sulmuar kryetarin e parlamentit Meta, Topalli tha se “mazhoranca po kalon sot nė kuvend njė akt terrorist”.

Nė pėrgjigje tė akuzave tė Topallit, kryetari i parlamentit Meta tha se aktet normative hyjnė automatikisht nė rendin e ditės.
“Sė pari mirėmėngjes njėherė, se ju erdhėt tani. E vetmja shkelje e rregullores qė unė kam bėrė deri tani ėshtė qė jua jap juve fjalėn vazhdimisht. Ju e dini shumė mirė qė aktet normative hyjnė automatikisht nė rendin e ditės dhe kryetari nuk mund ta nxjerrė jashtė rendit tė ditės.”- deklaroi Meta.

BERISHA: HIDHENI POSHTĖ DEKRETIN QĖ DO TĖ ZHYSĖ SHQIPĖRINĖ NĖ RECESION
sali berisha  
Ora 11:40-
Ish kryeministri Sali Berisha ka cilėsuar aktin normativ pėr buxhetin e vitit 2013 si fazėn e dytė tė skenarit tė Jorgo Papandreut. Gjatė fjalės sė tij nė Kuvend ai bėri thirrje qė ky akt tė mos miratohet pasi sipas tij kjo ėshtė faza e dytė e zhytjes sė Shqipėrisė nė recension. 

“Natyrisht nė kėto tre minuta unė nuk do ndalem nė shqyrtimin e dekterit por dua tė paralajmėroj shqiptarėt se sot vendoset faza e dytė e skenarit tė Jorgo Paopandreut, me matematikėn e Ramiz Alisė qė paraqiti eksperti i mbjelljes sė patateve dhe vjedhjes sė floririt. Thirrja imė ėshtė hidheni poshtė kėtė dekret qė pėrmban fazėn e dytė e zhytjes sė Shqipėrisė nė recension . 

Skenari i pa pėrshtatshėm do tė cėnojė ekonominė dhe punėn e ē'do shqiptari. Opozita do tė bėjė gjithēka por ka mjetet e kufizuara. Qeveria ka detyrė tė rishqyrtojė buxhetin nė Parlament por kjo qeveri po pėrdor njė set tė dhėnash qė ekzistojnė vetėm nė mendjen e qeveritarėve. Mbi kėtė bazė kėta po katėrfishojnė borxhin po katėrfishojnė uljen e pritshmėrisė. E ri theksoj ky ėshtė dekreti i stadit tė dytė tė skenarit Papandreu nė Shqipėri.”-deklaroi Berisha. 

CANI: S’MUND TĖ ZBATOJMĖ TĖ KEQEN SIĒ NA E LANĖ
edi rama  
Ora 10:45 -
Ministri i Fincancave Shkėlqim Cani i cilėsoi tė domosdoshme ndryshimet nė buxhet, nė mėnyrė qė si tha ai, “qeveria e re tė mos vijojė zbatimin e tė keqes qė i ka lėnė qeveria paraardhėse”.

“Kjo qeveri qė iku e ka riparė 11 herė buxhetin, ose mesatarisht 2 herė nė vit. Pėr qeverinė tonė dy janė shqetėsimet themelore, si mund tė ringremė ekonominė dhe tė mbajmė nėn kontroll financat dhe borxhin publik dhe tė fillojmė ta ulim atė nė njė plan afatmesėm. Ky buxhet ėshtė fakt, nuk bėn gjė tjetėr veēse tė zbatojmė atė tė keqe qė na lanė”- u shpreh ministri Cani.

Sipas ministrit tė Financave, me kėtė akt normativ qeveria synon marrjen e masave konkrete pėr pėrmirėsimin e situatės ekonomike tė vendit.
“Natyrisht nuk mund tė bėjmė pėr 3 muaj atė qė nuk ėshtė bėrė pėr 5 vjet rresht. Akti shkurton tė ardhurat duke e mbyllur vitin 2013 me 321 mld lekė, ose sa 23.9% e PBB-sė, ndoshta shifra mė e ulėt nė gjithė historinė e demokracisė shqiptare”- theksoi Cani.

Pėr ministrin e financave, situata e vėshtirė e financave tė vendit ėshtė rezultat i performancės sė dobėt tė tatimmbledhėsve.
“Faktet e dala nė dritė kohėt e fundit me evazionin marramendės, me lojėrat e fatit, karburantet, e tregojnė mė sė miri kėtė. Ju pjesėtarė tė qeverisė sė shkuar keni patur dijeni dhe nuk keni vepruar ose keni keqvepruar”- deklaroi ministri.

SEANCA NIS ME 1 MINUTĖ HESHTJE PĖR 5 TĖ RINJTĖ QĖ HUMBĖN JETĖN NĖ AKSIDENT
Ora 10:42 -
Seanca e sotme e Kuvendit nisi me njė minutė heshtje nė nder tė 5 tė rinjve qė humbėn jetėn nė aksidentin tragjik nė Shkodėr. 

“Duke u bashkuar me kėrkesėn e deputetėve tė qarkut tė Shkodrės, u shprehim ngushėllimet e sinqerta familjarėve tė 5 tė rinjve, tė cilėt u ndanė nė mėnyrėn mė tragjike dhe tė parakohshme nga jeta. Ju ftoj tė gjithėve tė mbajmė njė minutė heshtje”- u shpreh kryetari i Kuvendit, Ilir Meta. 

NDRYSHIMET NĖ BUXHETIN 2013, NĖ KUVEND AKTI NORMATIV
Ora: 09:24 -
Akti normativ pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin e buxhetit 2013, pritet tė miratohet sot nė seancėn plenare, e parashikuar tė mblidhet nė orėn 10:00.

Nė kėtė akt normativ, Ministria e Financave ka ulur tė ardhurat me 38.7 miliardė lekė, duke i pozicionuar ato ne nivelin 23.8% tė Prodhimit tė Pėrgjithshėm Kombėtar. Nė kėtė shkurtim, pėrfshihet reduktimi me 38.2 miliardė leke i tė ardhurave tatimore, 4.1 miliardė lekė i granteve, ndėrkohė qė tė ardhurat jotatimore tė institucioneve rriten me 3.6 miliardė lekė.

Qeveria parashikon shkurtimin me rreth 16.2 miliardė lekė tė shpenzimeve, nga tė cilat 10.2 miliardė lekė janė shpenzimet korrente dhe 6 miliardė lekė shpenzimet kapitale, tė njohura ndryshe si investimet.

Ulja e te ardhurave dhe shpenzimeve padyshim do tė reflektohen te treguesit e tjerė tė buxhetit. Kėshtu, deficiti buxhetor parashikohet tė rritet me rreth 22.6 miliardė lekė, duke arritur nė 6.16% tė PBB-sė.

Thellimi i gropės nė buxhet detyron qeverisė tė rrisė borxhin me 24.8 miliardė lekė kėtė vit. Me kėtė rritje tė re, borxhi publik i vendit prek nivelin e 68% tė PBB-sė, pa pėrfshirė kėtu detyrimet e pashlyera ndaj biznesit, qė e ēojnė kėtė tregues nė mbi 73%. Ministria e Financave shpjegon nė relacionin qė shoqėron aktin normativ se synohet pėrshtatja e buxhetit 2013 me pėrbėrjen e qeverisė dhe reflektimi i disa emergjencave tė programit tė saj. 

(d.b/m.s/er.nu/a.n/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga troc, TIRON mė 24-10-2013 nė 18:47
A I SHIKONI KETA KUSARET E PD QE NUK KAN SE CA TE THOJN KUR JA NZJERRIN TE PA LARAT NE SHESH ...VETEM QESHIN DHE TREGOJ BARCALETA ..KETA PLEHRA QE VOLLEN EDHE U BEN TE GJITH MILIONERA ..TANI SHKOJN EDHE TREGOJN BARCALETA NE PARLAMENT

Dėrguar nga artur, ny mė 24-10-2013 nė 18:34
Nese Finacat jane ne veshtiresi! Si pretendojne Socialkomunistet a ka kuptim qe Administrata te Fryet me Kater ministri
me teper ?!!! Ministria e mardhenieve me Parlamentin !!!! etj.
A nuk duhet konsideruar ulja e pages se Administrates etj.
Kazinot nuk duheshin mbyllur, por duhet te ishin Taksuar. Taksat mlidhen 5 Leke ketu 5 Leke atje.
Por ju interesonte me mire demostrimet, sekuestrimet, e budalliqet e tjera.

Dėrguar nga Pilaf Popull, durres mė 24-10-2013 nė 18:27
Edi Rama sot ne parlament deklaroi se populli shqipetar eshte popull pilafi.
Tan gezoni emrin e ri ore shqipetar.

Dėrguar nga Iku per Lesh Shqiperia, AL mė 24-10-2013 nė 18:15
Mori fund Shqiperia qe mezi arrinte te ngrinte koken pas shkaterrimit dhe korrupsiont te deri 2005, qe me veshtiresi i mbijetoi recesionit por qe me vendosmeri arriti te hynte ne NATO dhe te hiqte vizat, te rriste rrogat e pensionet, te mbante nen kontroll deficitin, te bente investimet me temedha ndonjehere ne infrastrukturen rrugore, shkolla, spitale, uejsjellesa e kanalizime...Me Edvinin ne krye...Iku per Le*** Shqiperia o popull...

Dėrguar nga ALDO, TR mė 24-10-2013 nė 18:07
Fillimi i deshtimit te kesaj qeverie dhe rrenimit te ekonomise dhe financave shqiptare sapo ka filluar. Shqiptare shtrengoni rripin se dera e FERRIT u HAP.

I ka ardhur koha LLUMIT te JUGUT te vjedhe dhe sakatose shqiptaret.

Dėrguar nga Shoku Kopi mė 24-10-2013 nė 18:03
Ne 1945, partizanet e Enver Hoxhes, kur zbriten ne Tirane e filluan me fjale e sllogane ku dominante ishte shprehja "ne emer te popullit". (si rilindasit pink sot). Ne emer te popullit shtetezonin, ndeshkonin, petjashtonin, mbyllnin biznese dhe grabisnin floririn e shtepite e tregtareve vetem ne emer "te popullit". Sot njesoj si dje nuk duhet te harruar se historia ndeshkon rende ata qe nuk mesojne prej saj. Ne fakt ky eshte dallimi mes tr mencurve dhe naiveve...te paret mesojne nga pesimet...!!

Dėrguar nga TO: HIS EXELLENCY MR EDVIN RAMA, staten island NY mė 24-10-2013 nė 17:42
Dear Prime Minister Edvin Rama:
I am a USA Citizen living in Staten Island NY.
This WebSite it was suggested to me by my dear albanian hard-working immigrants.
I have heard from them that since you won the elections the hospitals and doctors are all free of any charge.
In here for the Obama Care my family has to pay 350-500 dollars every month.
For me is much cheaper to fly to Albania for free healthcare than pay the 350 every month.
Please let me know if this "thing" is true. Publish This PLS.

Dėrguar nga desaret mė 24-10-2013 nė 17:41
sali serbi!

e pame se cfare bere ti me mercenaret e tu kur e kishe pushtetin. e vodhe e shite dhe e vrave kete popull. nuk te duam, te urrejme per padrejtesite qe i bere kesaj toke.
anti-shqiptar race e poshter serbe.

Dėrguar nga Shqiptari mė 24-10-2013 nė 17:38
Haha dy mundesi egzistojn e para obama&fleksat do jet ndonje i thyer ne mes qe nuk e leshon dot shtepine dhe eshte i detyruar te rri 24 ore ne net,qe te mbushi mendjen shqiptarve se shqiperia eshte shteti me i zhvilluar se gjermania! Ose tedenca e dyte eshte Abi dhondri i Sales qe komenton neper net? Eshte shume e thjesht bw mund te na thote kush nga keta te dy mund te jete?

Dėrguar nga artur, ny mė 24-10-2013 nė 17:30
Shkelqim Cani !
A nuk ishte ky ministri i Financave ne Administraten e Nanos ?!!!
Shqiptaret kane memorien e peshkut !!!
 Vazhdimi komenteve:   1   2   3   4   5   6  
       Shqiperia
31 Korrik 2014
Grabitja e BSH-sė, pranga 5 punonjėsve, 1 nė kėrkim. Shpėrdoruan me detyrėn
Policia e Tiranės ka vėnė nė pranga pesė punonjės tė Bankės sė Shqipėrisė, tė cilėt mendohen tė kenė lidhje me super vjedhjen e kėtij institucioni. Arrestimi i punonjėsve, u bė me urdhėr gjykate. Deklarata e Prokurorisė Tiranė pėr urdhėr arrestet
Vjedhja nė BSH, Bitraj: Nuk do zbulohej po tė mos prekja paratė e vjetra

KOMENTO
       Kosova
31 Korrik 2014
Reshjet në Prishtinë, shkaktohen 550 mijë euro dëme
Fiks 548.542 euro janë dëmet që iu shkaktuan qytetarëve të Prishtinës në infrastrukturë dhe prona private, nga reshjet e javës së kaluar. Prej tyre 370.100 euro janë dëmtime në infrastrukturë, ndërsa 178.442 janë dëme që kanë pësuar pronat private
KOMENTO
       Rajoni
31 Korrik 2014
Gruevski: Nuk pres ndonjë ndryshim për emrin
Ndërmjetësuesi në problemin maqedonaso-grek Methju Nimic ka detyrë të vështirë thotë kryeministri Nikolla Gruevski, i cili nuk pret që vizita e Nimicit në Maqedoni dhe Greqi të sjellë ndonjë zgjidhje përçështjen e emrit.
KOMENTO (1)
       Bota
01 Gusht 2014
Tajvan, shpërthim në tubacionet e gazit, 20 të vdekur, qindra të plagosur
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën, ndërsa 270 të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimeve të njëpasnjëshme të tubacioneve të gazit në Tajvan.

KOMENTO
       Sport
31 Korrik 2014
Mourinho: Torres qėndron
Sipas rregullave tė Ligės Premier, skuadra prej 25 lojtarėsh nuk ka tė drejtė tė pėrmbajė mė shumė se 17 lojtarė tė huaj, ndėrsa Blutė e kanė njė mė shumė pas transferimit tė Diego Costa, Didier Drogba, Cesc Fabregas dhe Filipe Luis
KOMENTO
       Kulture
31 Korrik 2014
‘Facebook-u i nënës së Stalinit’, në Galerinë Kombëtare të Arteve
"Mos shpresoni të çliroheni nga librat" qe menduar të titullohej biseda mes Umberto Ecos e Jean-Claude Carrière. Vetë Eco, prezantimin e botimit të kësaj bisede në libër e bënte në një artikull në "Expresso" më 2010, titulluar "Mos ua bëni librave funeralin (varrin)", duke nënkuptuar, zëvendësimin e librit të printuar me atë elektronik
KOMENTO
       Metropol
31 Korrik 2014
‘Polici’ i “Portokallisë”: Ja idhulli im i humorit shqiptar
Florian Binaj, aktori i shout humoristik, “Portokalli” është tepër aktiv në faqen në Facebook dhe shfrytëzon cdo moment të ditës ta përcjellë në rrjetin social për fansat
KOMENTO (1)
       Teknologji
31 Korrik 2014
Njihuni me veçoritë e telefonit “selfie”, Nokia Superman
Divizioni i pajisjeve mobile të Microsoft-it po merret me krijimin e dy telefonave të rinj inteligjentë që do të dalin së shpejti në treg. Telefoni i parë quhet Superman
KOMENTO (1)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Sherr masiv pėr njė ėmbėlsirė, pėrleshen shqiptarėt me italianėt
 
 
BALKANWEB.TV
Tahiri: Ligji pėr policinė, hap pėr depolitizimin, Ndreu: Policėt presin trajtim dinjitoz
 
 
BALKANWEB.TV
Zbardhet axhenda e Papa Franēeskut, Ati i Shenjtė me makinė tė hapur nė Tiranė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, debati Rama-Dule
 
 
BALKANWEB.TV
Bombardohet njė treg nė Gaza, vriten 17 persona dhe plagosen 200 tė tjerė
 
 
BALKANWEB.TV
Ja si argėtohen kroatėt pas pėrmbytjeve nga shiu
 
 
BALKANWEB.TV
Itali, sekuestrohen 300 kg drogė, nė njė rulotė qė vinte nga Shqipėria
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Marrėveshja me CEZ, krim financiar. Vjedhja, 600 herė mė e madhe se ajo nė BSH
 
 
BALKANWEB.TV
Kamerat e sigurisė kapin "fantazmėn" e teatrit
 
 
BALKANWEB.TV
Duken si dallgė tė vogla, por arrijnė dhjetė metra
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Polici e ndalon pa shkak nė rrugė, nje makine tjeter perplaset mbi te tijėn
 
 
BALKANWEB.TV
Supervjedhja nė BSH, Fullani: Thesaret nuk janė prekur
 
 
BALKANWEB.TV
Komuna Fratar protestė kundėr “Territoriales”: Nuk zgjidhen problemet 15 km larg Ballshit
 
 
BALKANWEB.TV
Rikonstruktohet urgjenca nė QSUT, Manastirliu: Shėrbim cilėsor ndaj pacientit
 
 
 
 
FOTOGALERI
Alicia Keys shtatzėnė pėr herė tė dytė
 
 
FOTOGALERI
Provokon Justin, poston foto tė Orlando Bloom duke qarė
 
 
FOTOGALERI
Selfiet mė tė ēmendura qė keni parė ndonjėherė
 
 
FOTOGALERI
Nicolas Sarkozy me pushime, kontrollon ‘stolitė’ e familjes
 
 
FOTOGALERI
Mario Goetze, fund-shpinė Botėrore
 
 
FOTOGALERI
Raffaella Fico - Gianluca Tozzi, pėrkėdhelje tė nxehta nė det
 
 
FOTOGALERI
Hilary Duff, bikini dhe masazh hot ne breg
 
 
FOTOGALERI
Afrikė e Jugut, delfinėt si serfistėt, tufa kalon nje dallgė
 
 
FOTOGALERI
Jessica Alba, me bikini pėr Maxim
 
 
FOTOGALERI
Jessica Simpson dhe Jessica Biel, yjet mė seksi
 
 
FOTOGALERI
Martohet Bihteri, ja fotot e dasmės
 
 
FOTOGALERI
Miley Cyrus selfie seksi
 
 
FOTOGALERI
Miranda s’do t’ia dijė pėr sherrin, Bloom-Bieber, pozon topless
 
 
FOTOGALERI
Kur fotot me barkun e madh i bėn babai
 
 
FOTOGALERI
Politikania dhe doktoresha mė seksi nė botė!
 
 
FOTOGALERI
Vildane Zeneli nudo nė Ibiza
 
 
FOTOGALERI
Selfie nė vendin dhe kohėn e gabuar
 
 
FOTOGALERI
Concordia e parė nga lart, kėrcimi i rimorkiatorėve