BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
06 Mars 2013 - 17:14 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. Amaneti pėr tė afėrmit: Mos qani pėr mua
Shuhet ikona e Teatrit, Roland Trebicka. Amaneti pėr tė afėrmit: Mos qani pėr muaTIRANE - Aktori i njohur Roland Trebicka nuk ka mundur tė fitojė betejėn me sėmundjen e rėndė qė e mundonte prej kohėsh. “Mjeshtri i madh” i aktrimit, qė njihej mė sė shumti si “Jovan Bregu” pėr shkak tė rolit tė tij nė komedinė “Pallati 176”, i cili vijon tė mbetet nė kujtesėn e artdashėsve si interpretimi i tij mė i mirė, ėshtė ndarė nga jeta pasditen e sotme nė moshėn 65-vjeēare. Mėsohet se aktori i ka kaluar momentet e fundit tė jetės me tė afėrmit  nė shtėpinė e tij nė Tiranė. 

Ndėrkohė qė nė familjen Trebicka janė hapur dyert e mortit, vajza e aktorit ka bėrė tė ditur se babai i saj vdiq duke menduar pėr familjen, madje u ka lėnė amanet qė tė mos qajnė e tė mos dėshpėrohen nga humbja e tij. 

Ndėrkaq nė dyert e Teatrit Kombėtar ėshtė vendosur edhe lajmėrimi pėr vdekjen e aktorit tė madh, ndėrsa homazhet nė nderim tė tij do tė zhvillohen tė enjten nė ambientet e Teatrit nga ora 11:00-13:00. 

Shenjat e sėmundjes iu shfaqėn sė tepėrmi gjatė kohės qė Trebicka po merrej me dramėn "Njė tablo absurde" nė vitin 2011. Ai u kurua nė njė klinikė tė specializuar nė Paris tė Francės, kundėr kancerit nė mushkėri, ku iu nėnshtrua edhe njė ndėrhyrjeje kirurgjikale. Nė kryeqytetin e Francės, pėr tė u kujdes vajza e tij, qė ndodhet prej vitesh me banim atje. Dy muaj pas shtrimit tė tij nė spital, qeveria shqiptare miratoi njė fond pėr financimin e kurimit tė aktorit, i cili mbante titullin "Mjeshtėr i madh". 

Sė fundi Roland Trebicka pritej tė kthehej nė skenėn e Teatrit Kombėtar me rolin e Seit Beut nė dramėn “Ėndrra e Ismail Qemalit”, fituese e konkursit pėr dramėn shqipe me rastin e 100-vjetorit tė Pavarėsisė.

MTKRS: DITE ZIE PER KULTUREN SHQIPTARE
Ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Aldo Bumēi, shprehu sot ngushėllimet pėr ndarjen nga jeta tė aktorit tė madhe tė skenės shqiptare, Roland Trebicka. “Njė ditė zie pėr kulturėn shqiptare”, e ka cilėsuar Bumēi ndarjen nga jeta tė aktorit tė madh.
“Shenjtėria qėndron dhe nė njė buzėqeshje ka thėnė Nėnė Tereza. Roland Trebicka ka dhuruar njė jetė tė tėrė buzėqeshje pėr tė gjithė. Kur ndėrron jetė njė aktor, nuk vdes vetėm ai si njeri duket sikur shuhen dhe personazhet e tij, por nė fakt ndodh e kundėrta”, shprehet Bumēi nė mesazhin e tij. 

“Pikėrisht kėto personazhe e sjellin midis nesh, e ringjallin me magjinė e artit. Kėtė mund tė themi pėrballė aktorit tė pėrmasave tė Roland Trebickės i cili u ka dhuruar hare dhe buzėqeshje tė gjithė shqiptarėve, pėr mė shumė se 40 vjet”, shton ministri Bumēi. 
“Ndoshta hyrja e Trebickės nė rrugėn e artit ishte e rastėsishme, kur ai ishte vetėm 14 vjeē, por nuk ishte e rastėsishme lidhja e tij e pėrjetshme me skenėn, ashtu siē nuk ishte e rastėsishme qė pas disa roleve tė spikatur tė planit dramatik, nė teatėr apo nė filmin “Koncert nė vitin 1936”, Roland Trebicka e gjeti veten si njė aktor i shkėlqyer i komikes, nė rolin e Jovan Bregut, tek komedia “Pallati 176”, rol qė e bėri tė famshėm”, vijon mė tej Bumēi. 

Ai thekson se “dashuria e Roland Trebickės me skenėn ishte sa e ndėrsjelltė, aq dhe e veēantė. Skena e donte fort Landin, me talentin e tij tė dukshėm dhe vullnetin e paepur. Por edhe ai e donte atė me tė gjithė fuqinė e shpirtit tė tij, deri nė vetėmohim”. “Nga sot e tutje, skenave sė teatrit shqiptar do t’u mungojė sharmi i kėtij gjeniu tė humorit, do t'i mungojė familjes, gjithė tė dashurve, spektatorit, por ai e la veten nė artin kombėtar shqiptar tė skenės. Qė aty ai ėshtė futur nė skenėn e zemrės sė tė gjithėve”, pėrfundon Bumēi. 

MARGARITA XHEPA: U HIDHĖROVA KUR MĖSOVA VDEKJEN E ROLANDIT NĖ NEWS24

Nė njė lidhje telefonike me studion e "News24", aktorja e mirėnjohur Margarita Xhepa u shpreh e tronditur mbi vdekjen e Roland Trebickės.
“U hidhėrova shumė kur dėgjova pėr vdekjen e tij nė News24. Ishte babai i komedisė. Spikaste ndėr aktorė. Ai kishte batuta dhe pa folur, sepse shikimi i tij ishte kaq domethėnės, ishte kaq i vecantė, nuk fjalė tė shpreh boshllėkun qė krijohet me ndarjen nga jeta tė Roland Trebickės”. 

SUELA KONJARI: SKENA SHQIPTARE KA HUMBUR NJĖ KOLOS
Nė njė lidhje telefonike nė “News24”, edhe aktorja Suela Konjari deklaroi se humbja e Roland Trebickės ėshtė njė humbje pėr tė gjithė. Pėrmes lotėve, zonja Konjari tha se “skena shqiptare ka humbur njė kolos, ka humbur njė aktor tė mrekullueshėm. Janė humbje tė thella qė jam e sigurt qė do tė shėnojnė tek tė gjithė ne. Rolandi ishte i madh nė jetė, i madh nė skenė, i madh si mik, i madh si baba.” 

ZAMIRA KITA: KORĒA ESHTE KRENUAR GJITHE JETEN ME ROLANDIN
Pėr aktoren Zamira Kita humbja e Roland Trebickės ishte e papritur dhe shumė e dhimbshme. Ajo deklaroi pėr “News24” se Korēa ėshtė krenuar gjithė jetėn dhe do tė krenohet gjithnjė me aktorin korēar Roland Trebicka.

“Jam shumė keq nė kėtė moment, nuk gjej dot fjalėt. Eshtė tejet e dhimbshme. Nuk e besoj dot qė ai nuk do tė jetė mė. Ai mė telefononte shpesh pėr vajzėn time. Mė pyeste si e ke vajzėn. Nuk kishte ditė qė tė mos komunikonim bashkė, ishte njė nga miqtė e mi mė tė mirė.”- deklaroi Kita.

EDI RAMA: KOMIK I PASHOQ, NJERI I MREKULLUESHĖM
Kryetari i Partisė Socialiste ka ngushėlluar nė rrjetin social Twitter dhe Facebook mbi vdekjen e aktorit tė madh, Roland Trebicka.
“Cfarė lajmi i keq vdekja e Roland Trebickės! Komik i pashoq, njeri i mrekullueshėm, i lehtė dheu, ngushėllime familjes e miqve tė tė ndjerit”.

REGJIZORI ALFRED BUALOTI: NĖ SKENĖ DERI NĖ FUND, SĖMUNDJA NUK E MPOSHTI
Regjizori Alfred Bualoti ndau me mikrofnin e News24 momentet e punės qė ka kaluar gjatė viteve me Roland Trebickėn.

“Kujtimet janė tė panumėrta. Moment kaq tragjik dhe i parakohshėm pėr talentin dhe dėshirėn e tij, sidomos pėr tė luajtur nė skenė. Ai dhe pse nuk e thoshte nga mėnyra sesi vepronte donte qė dhe frymėn e fundit ta kishte nė skenė. Dhe pse kishte sėmundje tė rėndė, ai nuk reshti sė krijuari pėr rolin tij, angazhimin tij. Pėr humorin e tij se ajo na ka mbetur nė kujtesėn tonė. Ai vetėm buzėqeshte, na bėnte tė qeshnim, tė krijonte njė atmosferė qė zor se vijnė mė pėr tėrė jetėn. Jam i bindur qė tė gjithė do mbajnė kujtime tė mrekullueshme nga aktori Roland Trebicka”.

ANDON QESARI: PALLATI 176 NUK DO BĖHEJ I FAMSHĖM NĖSE DO I MUNGONTE TREBICKA
“Nuk dua tė qaj se kjo ishte dhe porosia e fundit e Trebickės. Por teatrit shqiptar i iku gjeniu i Komedisė dhe padyshim Teatrit i humbi njė gjigand i kėsaj gjinie. Shumė e vėshtirė tė identifikohet njė aktor me personazhin. Dhe Trebicka njihet si Jovan Bregu i ‘Pallatit 176’. ‘Pallati 176’ nuk do ishte ajo vepėr qė ėshtė nėse nė tė nuk do tė ishte Roland Trebicka. Nuk ka ndodhur nė histori qė njė vepėr teatrore tė shfaqet 154 herė”.

KICO LONDO: SOT PA TY NE JEMI MĖ TĖ VARFĖR
Ish-drejtori i Teatrit Kombėtar, Kico Londo pėrcolli gjithashtu sot ngushėllimet mbi humbjen e e aktorit tė madh tė skenės sė teatrit, Roland Trebicka.
“Nuk do ta harroj kurrė herėn e fundit kur tė pash! Miku im i shtrenjtė!Sot ti i kapėrceve kufijtė e tokės pėr tė prekur me siguri fytyrėn e Zotit. Ti ishe me fat se njohe ne tokėn qė deshe suksesin e madh dhe me talentin tėnd tė pazakontė e ngrite shpirtin njerėzor nė njė vend mė tė lartė.
Sot pa ty ne jemi mė tė varfėr. Unė ndihem me fat qė tė takova, tė njoha dhe tė duartrokita ty. Udhėtim tė mbarė miku im!” 

LUIZA XHUVANI: DO JETE PERJETE NE MENDIMET TONA
Aktorja Luiza Xhuvani shprehu dhimbje pėr humbjen e aktorit Roland Trebicka.
“E prisja ta shihja nė rolin e “Doktor Shuster”, por sėmundja nuk e lejoi. E prisja ta shihja edhe nė shumė projekte tė tjera, sepse ai, artisti i mrekullueshėm i skenės shqiptare, Roland Trebicka, kishte tė gjithė pjekurinė artistike pėr ti dhėnė skenės role dhe karaktere. Tani takimet me ty do tė jenė vetėm nė kujtesė, nė kėtė memorie tė shkėlqyer qė na fale tė gjithėve me rolet e tua. Aktor i shkėlqyer i teatrit, me njė elegancė dhe sharm skenik, zė kumbues dhe i ngrohtė, pantomimė e jashtėzakonshme, ai jepte gjithēka pėr tė arritur dhe pėr tė shprehur saktė dhe qartė pasionet dhe ndjenjat e personazheve. Nuk kishte nevojėn pėr t’i shkėputur personazhit “elementin narcist”. E adhuroja pėr kėtė, heshtas e falenderoja qė na e dhuronte ndjesinė e barazisė tė gjithėve, larg aktorit tė parė, gjatė orėve tė shfaqjes. Trebicka nuk e synonte lojėn aktoriale, por e harmonizonte me tė gjithėaktorėt, ai e fitonte duartrokitjen, pa e patur synim nė vetvete. E kam parė disa herė tė arrinte majėn e ndjeshmėrisė intelektuale dhe kompetencės estetike nė skenė, mund tė them se shpesh herė, me mendje e kam barazuar aktorin Trebicka me poetin. Kjo ishte forca e tij aktoriale. Ai nuk kishte kufizime. Kishte gjithēka qė do tė donte njė artist, zėrin, lėvizjen, prezencėn. Sa shumė biseda, para dhe pas shfaqjes, sa diskutime, sa ide dhe dėshira pėr teatrin. Ai dinte tė krijonte atmosferė, ai dinte tė mėsonte pa treguar aftėsinė e mė tė mirit.
“Dua tė largohem me dinjitet nga skena. E kam mėsuar nga mė tė vjetrit e kėtij teatri se skena ėshtė e shenjtė. Dhe ėshtė vėrtetė e tillė, jo kushdo mund tė ngjitet nė tė. Ndaj dhe unė doja tė bėja njė largim si duhet nga skena”-u shpreh ai nė njė nga mediat, ndoshta nga tė fundit herė.....por askush nuk e mendonte largimin e tij tė parakohshėm, kėtė ikje pa kthim....Ti do tė jesh pėrjetė nė mendimet e mija dhe tė gjithė njerėzve qė adhuruan personazhet e tua, qė jetuan dhe ėndėrruan bashkė me ty.... Lamtumirė Mik, Artist, Njeri me zemėr tė madhe....tė qoftė i lehtė dheu!”- deklaroi aktorja Luiza Xhuvani.

MIRUSH KABASHI: NJE HUMBJE E PAKRAHASUESHME
Pėr aktorin Mirush Kabashi humbja e Trebickės ėshtė njė humbje e pakrahasueshme pėr artin shqiptar.
“Ai kishte njė pasion tė jashtėzakonshėm. Ai mblodhi tė gjitha forcat qė t’i dhuronte spektatorit edhe njė rol tjetėr nė atė dramė qė i kushtohej njė ngjarje tė jashtėzakonshme siē ėshtė 100- vjetori i pavarėsisė. Eshtė njė dhimbje e madhe, ata janė brenda nesh dhe pėrbėjnė njė dhimbje. Jam i trishtuar.” –deklaroi Kabashi.

KARRIERA E ROLAND TREBICKES 
Roland Trebicka lindi nė Korēė nė vitin 1947. Karriera e Roland Trebickės si aktor fillon me rolin e Kostės, nė filmin "Debatik", mė 1961. Ishte kjo pėrvojė qė shėnoi kursin qė do tė merrte mė vonė jeta e djaloshit korēar. Prirja e tij e jashtėzakonshme pėr humor spontan, i siguroi njė pozitė tė "privilegjuar" nė kohėn e shėrbimit ushtarak. Vitet nė kėtė trupė profesioniste ku debutuan edhe aktorė tė tjerė, tė cilėt mė vonė do tė bėheshin tė famshėm nė fushėn e humorit skenik dhe televiziv si Aleko Prodani, Koēo Devole, Zef Deda, Sejfulla Myftari (Cekja), Mehdi Maljak, Behar Mera etj, ishin pėr Trebickėn stazhi i nevojshėm, qė i hapi mė pas rrugėn drejt Teatrit Popullor, sot Teatri Kombėtar. Kritika dhe kolegėt e kanė vlerėsuar vazhdimisht me nota maksimale pėr sensin e jashtėzakonshėm tė humorit brenda dhe jashtė skene, nė rol dhe jashtė rolit.

Ishtė mjeshtėr i farsės dhe i groteskut, qė e bazoi lojėn e tij nė njė fantazi tė shfrenuar dhe improvizime tė paparashikueshme, jo vetėm pėr shikuesit, por edhe pėr partnerėt. Nga ana tjetėr ėshtė kampion i pėrkushtimit dhe disiplinės nė punė. Kėto cilėsi tė tij e kanė bėrė njė nga aktorėt mė tė kėrkuar nga regjisorėt. Kulmin e suksesit nė publik e arriti me rolin e Jovan Bregut nė komedinė "Pallati 176".
Por rolet e Trebickės nė teatėr janė tė shumta. Shikuesit e kujtojnė me nostalgji nė rolet e Xhenarinos tek "Magjia e madhe", Zganarelit tek "Don Zhuani", Hlestakovit tek "Inspektori" ("Revizori")... tek "Njė burrė me trėndafil".

Nė vitin 2002, pėr rolin e rojės tek "Mbreti po vdes", Trebicka ishte kandidat pėr ēmimin "Aktori mė i mirė mbėshtetės" nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Teatrit Eksperimental, nė Kajro. Ka luajtur edhe nė disa filma, ndėr tė cilėt vlen tė pėrmenden "Ėndėrr pėr njė karrige" (Vaska) dhe "Koncert nė vitin 1936" (Nesti).

(er.nu/d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Vuli, Tetove, Maqedoni mė 07-03-2013 nė 13:37
Zoti te meshirrofte, o JOVAN BREGU ! Humori yt na ka kenaq te gjitheve !

Dėrguar nga Gezimi, tirane albania mė 07-03-2013 nė 10:46
Kur degjova lajmin, u ndejva sikur nje person i familjes u largua nga jeta.
Me te vertete qe ka qene nje njeri i ralle, per me teper nje aktor i madherishem i skenes qe me tipin e tij ta detyronte simpatine, dashurine, respektin dhe nje menyre qe nuk mund te kishte shance qe te anashkalojekenaqesine e te kujtuarit te roleve te tij. "Me bere te lotoj duke shkruar per ty"
Do te ngelesh i paharuar ne Mendjet tona, i madhi ROLAND TREBICKA.

Dėrguar nga Korabi, London mė 07-03-2013 nė 10:45
Ngushellime familjes. Me te vertete nje humbje e madhe per skenen Shqiptare por dhe per familjen e tij.

Jovan Bregu do te jete ne zemrat tona pergjithmone dhe to do te jete nje komedi qe nuk vdes kurre.

Dėrguar nga starka, tirane mė 07-03-2013 nė 10:37
@Bledi une e kuptoj qe ka njerez qe gjithmon duan te duken unik me sjelljen e tyre dhe per kete shfrytezojne momentet kur te gjith jane ne nje mendje, dhe tipat si ty devijojne per te treguar se jane ndryshe. Por ketu realisht qe nuk te shkojne fjalet qe ke shkruar.Nuk besoj ti kesh kaluar me po kaq indiferentizem komedit dhe rolet e tij.
Roland Trebicka eshte komediani me i madh qe ka pasur ndonjehere shqiperia. "me te medhenjte" jane disa...ndersa "me i madhi" eshte nje dhe ai eshte Rolandi.

Dėrguar nga Anton mė 07-03-2013 nė 10:26
Roland Trebicka eshte i pakrahasueshm, padiskutim aktor legjendar. Nuk do harrohet asnjihere. Ngushellime familjes.

Dėrguar nga AK47, Mozambik mė 07-03-2013 nė 08:43
Eshte nje humbje e madhe per te gjithe ne. Ishte pjese e shpirtit te gjalle shqiptar. Lamtumire Roland !!

Dėrguar nga Edmond, Itali mė 07-03-2013 nė 08:39
Ngushellime familjes.

Fati i nje artisti te tille eshte se veprat vazhdojne ta mbajne ne jete, Jovan Bregu do jetoje akoma shume e shume vite, e pamundur te barazohet nje interpretim i tille.
Shfaqur 154 here, ne youtube pare mbi 255.000 here, neper tv shqiptare shfaqur pafund e mendoni sa here batutat e tij ne bisedat tona te perditshme.

Dėrguar nga Bledi mė 07-03-2013 nė 06:10
Kur je vend i vogel ter aktore te medhenj te duken.

Dėrguar nga MATURA 80, ARLINGTON USA mė 07-03-2013 nė 04:59
Lamtumire GJIGAND....

Dėrguar nga Altin, Edmonton, Kanada mė 07-03-2013 nė 03:58
Ngushellimet me te sinqerta per humbjen e njerit nga simboleve te artit shqiptar. Te gjithe ne shqiptaret kemi dite shtese ne jete per shkak te te qeshurave qe nha dhuroi kjo ikone e teatrit dhe humorit shqiptar. Qendro ne Paqe Roland Trebicka!
 Vazhdimi komenteve: 1   2   3   4   5   6   7   8  
       Shqiperia
18 Prill 2014
Basha: Hetim trafikut tė drogės nė ushtri, Rama-Kodheli s'mund t'i ikin transparencės
Kryetari i Partisė Demokratike Lulzim Basha nėpėrmjet njė konference pėr shtyp kėrkoi sot tė bėhet transparenca e plotė pėr ēėshtjen e trafikut tė drogės nė ushtri.
KOMENTO
       Kosova
18 Prill 2014
SHBA paralajmëron qytetarët e saj në Kosovë: Kujdes gjatë festimeve të Pashkëve
Byroja për Siguri Diplomatike e Departmentit Amerikan të Shtetit, u bënë thirrje qytetarëve amerikanë në Kosovë që të jenë të kujdesshëm gjatë festës së Pashkëve.
KOMENTO
       Rajoni
18 Prill 2014
Deputetët e Preshevës-Nikolicit: Të zgjidhen problemet e shqiptarëve
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic ka pritur në një takim sot dy deputetët shqiptarë ga Lugina e Preshevës Riza Halimin dhe Shaip Kamberin me të cilët ka biseduar për situatën në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
KOMENTO
       Bota
18 Prill 2014
Ortek në Everest, humbin jetën 14 alpinistë
KATMANDU-Të paktën 14 alpinistë kanë humbur jetën sot në mëngjes dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur në Everest për shkak të një orteku.
KOMENTO
       Sport
18 Prill 2014
Sampaio: Mazrekaj gënjen, ja e vërteta për lojtarin
Më në fund klubi i Partizanit ka pranuar se ekziston çështja "Mazrekaj". Pikërisht për të sqaruar gjithçka në lidhje me futbollin kosovar, që ka vetëshpallur largimin nga të kuqtë.
KOMENTO
       Kulture
18 Prill 2014
Rexha, bashkautorja e këngës "The Monster" të Eminem e Rihanna
Kënga e njohur “The Monster”, interpretuar nga Eminem dhe Rihanna, është krijim i një shqiptaro-amerikaneje. Ajo quhet Bebe Rexha dhe është vetë një këngëtare e re që po fillon të bëjë emër
KOMENTO
       Metropol
18 Prill 2014
Zëra se Rita Ora me Robert Pattinson janë të lidhur bashkë
Rita Ora dhe Robert Pattinson bashkë? Çifti ishte parë së bashku së paku dy herë brenda një jave, fillimisht në festivalin muzikor ‘Coachella’ dhe pastaj në koncertin e Sam Smith në Los Anxhelos
KOMENTO (1)
       Teknologji
18 Prill 2014
Zbulohet njė planet i ngjashėm me Tokėn
Astronomėt thonė se kanė zbuluar njė planet tė largėt qė ngjan shumė me Tokėn. Planeti, pėr rreth 10 % mė i madh se Toka, ėshtė zbuluar nga teleskopi orbital i NASA-s, Kepler
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Pukė, reshjet e dėborės dėmtojnė 500 shtylla tensioni
 
 
BALKANWEB.TV
Grekėt kėngė pėr dhunėn nė burg ndaj Karelit: Gardianėt si krimba!
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top tė ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Lavrov njofton njė marrėveshje kapėrcimin e krizės nė Ukrainė
 
 
BALKANWEB.TV
Pornostarja shikon pėr herė tė parė videot e saj, ja reagimi
 
 
BALKANWEB.TV
Operacion nga ajri nė ndihmė personave tė bllokuar nė Tropojė
 
 
BALKANWEB.TV
Zgjedhjet nė PD, sugjerimi i Aldo Bumēit: Tirana me 3 degė
 
 
BALKANWEB.TV
Pasagjerja i kėrkon seks, taksisti e refuzon
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat pėr terrorizėm, familja e 30-vjeēarit: Gerti nuk prek armė, s’ka qenė kurrė nė Siri
 
 
BALKANWEB.TV
Durrės, shpėrthen makina e biznesmenit, pak minuta pasi zbriti
 
 
BALKANWEB.TV
Nga shtatori regjistri elektronik nė klasat e 10-a, lidhje mėsues-prindėr-shkollė
 
 
BALKANWEB.TV
Punonjėsit e kompanisė ‘Armo’ protestė: Tė paguhen pagat e 4 muajve tė fundit
 
 
BALKANWEB.TV
Bizneset ankohen pėr kreditė e shtrenjta, Buxhuku: Fajtore BSH, s’funksionon
 
 
BALKANWEB.TV
'FA-droga', Kodheli: S’ka prova. Berisha: Avioni fluturoi. Rama: Ishin mushkonjat
 
 
BALKANWEB.TV
Gazetarja Irena Vreto nė gjendje tė rėndė, UGSH: Thirrje kryeministrit pėr fond kurimi
 
 
 
 
FOTOGALERI
Belen Rodriguez gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Serena Williams, forma prej kampioneje
 
 
FOTOGALERI
Irlandė, kryeveprat e Shania, artistja ėshtė 16 vjeē
 
 
FOTOGALERI
Australi, Kate me kėpucė tė larta nė majė tė shkėmbit, polemika
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, i vogėli sapo ėshtė ushqyer dhe tani fle nė gjoksin e saj
 
 
FOTOGALERI
Kinė, lama nė dritare, udhėtim me makinė nė Changchun
 
 
FOTOGALERI
Madonna, kėmbė seksi prej njė ylli tė vėrtetė
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė shkrimtari Gabriel Garcia Marquez, fitues i ēmimit “Nobel”
 
 
FOTOGALERI
Julia Roberts nuk njihet, problemet dhe shqetėsimet transformojnė aktoren
 
 
FOTOGALERI
Ēfarė ka ndodhur me Mariah Carey?
 
 
FOTOGALERI
Pornostarja shikon pėr herė tė parė videot e saj, ja reagimi!
 
 
FOTOGALERI
NASA zbulon planetin e ngjashėm me Tokėn
 
 
FOTOGALERI
Pashkėt, Papa Francesco lan dhe puth kėmbėt e 12 njerėzve me aftėsi tė kufizuar
 
 
FOTOGALERI
Mario Balotelli takon pėr herė tė parė vajzėn, Pia
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga mė e shpifur se kurrė pa Photoshop
 
 
FOTOGALERI
Modelja seksi me tė brendshme nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Veshjet transparente pėr pranverė verė 2014
 
 
FOTOGALERI
Nė Brazil kėrkohet Miss Fundshpina, ja kandidatet