BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Kryesore
11 Prill 2013 - 15:54 | LAJME
TRANSLATE
 
Fier, 20-vjeçarja rrëmbehet dhe rrihet në mes të fshatit
Fier, 20-vjeçarja rrëmbehet dhe rrihet në mes të fshatitFIER - Rrëmbehet dhe rrihet në mes të fshatit 20-vjeçarja. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e djeshme në fshatin Frakull e Madhe të Fierit. Sipas Policisë, dy të rinj, Aleksandër Muçaj dhe Donald Hila, kanë qenë në rrugën kryesore të fshatit kur janë ndeshur me 20-vjeçaren me inicialet B. S. Blutë nuk konfirmuan nëse vajza ka lënë takim me Aleksandër Muçajn apo nëse takimi me të ka qenë rastësor, por hetimet vijojnë. Kanë qenë bashkëfshatarët e vajzës ata që e kanë shpëtuar nga dhuna, pasi dëgjuan ulërimat e saj. Siç mësohet, 20-vjeçarja u ka thënë familjarëve që do të dilte për të shkuar te dentisti që ndodhet në qendër të komunës.

Por pasi ka bërë pak metra nga banesa, në rrugën kryesore të fshatit ajo është ndeshur me një mjet në të cilin ndodheshin dy të rinjtë, banorë të zonës. Ngjarja nuk ka dëshmitarë, pasi në momentin e rrëmbimit nuk ka pasur asnjë banor në rrugë. Por dyshohet se ajo është marrë forcërisht në mjet nga Aleksandër Muçaj, dhe pasi e ka kërcënuar, ai e ka keqtrajtuar dhe rrahur në mjet duke i shkaktuar plagë dhe shenja të dukshme në fytyrë dhe në trup. Thirrjet për ndihmë të saj janë dëgjuar nga banorët, të cilët kanë shkuar në vend dhe arritën t’ia nxirrnin nga duart agresorit. Sipas familjarëve dhe të afërmve të vajzës, dy djemtë e kanë marrë atë forcërisht në automjetin me të cilin udhëtonin dhe më pas e kanë keqtrajtuar, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Policia mbërriti në vend dhe ndaloi dy të rinjtë e dyshuar. Por më pas, vetëm ndaj njërit prej tyre, Aleksandër Muçajt, u firmos arresti.

Ai akuzohet për veprën penale të përndjekjes, pasi dyshohet se ka ndjekur, kërcënuar dhe më pas rrahur 20-vjeçaren. Në Polici është marrë në pyetje edhe e dëmtuara, por sipas burimeve, ajo nuk ka pranuar të flasë në lidhje me ngjarjen. As i akuzuari për përndjekjen e saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të policisë, duke përmbledhur të gjithë ngjarjen me faktin se gjithçka kishte ndodhur në një moment gjaknxehtësie. Burime nga grupi hetimor bënë të ditur se dyshohet se ndërmjet dy të rinjve ka pasur një lidhje të fshehtë. Kjo është një ndër pistat e shumta që po hetohet dhe që dyshohet si më e mundshmja edhe për faktin se e dëmtuara nuk ka bërë asnjë deklaratë kundër dhunuesit të saj.

Dyshohet se shkëputja e marrëdhënies apo një zënkë e momentit ka bërë që i riu të hakmerret ndaj saj dhe ta keqtrajtojë atë në mes të rrugës. Policia la të lirë drejtuesin e mjetit, Donald Hila. Pas ngjarjes reaguan mjaft ashpër edhe familjarët e vajzës së dhunuar, të cilët u shprehën se ajo ishte nisur për te dentisti. Ata akuzuan të dy të rinjtë për keqtrajtimin e 22-vjeçares, ndërsa pohuan se kishin njohje me të dy djemtë për shkak se ata janë banorë të zonës ku ndodhi ngjarja. 

(er.nu/panorama/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga Xhumbo mė 11-04-2013 nė 19:26
@adriano kukes. Ti qenke komplet jashte loje, ose me mire te themi je UFO i zbritur ne planetin Toke! Lexoje ja dhjet here artikullin, ateher ndoshta kupton dicka? I dashuri rref dashnoren. As behet fjale per martese o kungull, eshte pune dashurickash, pune ku****

Dėrguar nga Fshatari-shqiptar, Kam dhe ste jap mė 11-04-2013 nė 17:30
@Ina25 eh moj Ina keshtu e peson kur qerrohesh nga syte dhe kur te hypen vetja ne qef! Femrat sot po nuk pate makine, biznes, celular me numer me 20 nuk ti hedhin syte! Prandaj ndodh dhe kjo aksion-reaksion! Ti Ina po te djeg shume, dhe per ket e kuptoj edhe arsyen perse, nuk je as e para dhe as e fundit!cdo njeri eshte pergjegjes vete per jeten e tij!

Dėrguar nga ardriano, kuks mė 11-04-2013 nė 16:37
edhe ktu dilni thuni se sali berisha i ka fajet, ktu i kan fajet burracaket se nuk jan te aft tmartohen qysh ju ka hije por me kercnime e me dhune tentojn tmartohen turp!!pa besmimtari i ban kta gjera .

Dėrguar nga Ina25 mė 11-04-2013 nė 16:06
Dilni ujqer ne komente dhe thoni qe femra e ka fajin vet. Se mire keta fshataret e trashe qe rrahin femra, po mbeshteten dhe nga disa "qytetare" qe fajin ua vejne femrave. T'emen!
       Shqiperia
31 Tetor 2014
Rama: Durrësi, sezonin tjetër nga Kandahar në hapësirë turistike mesdhetare
Kryeministri Edi Rama, me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook” ka bërë të ditur se sezoni i ardhshëm veror për plazhin e Durrësit do ta kthejë atë në një hapësirë turistike mesdhetare.
KOMENTO
       Kosova
30 Tetor 2014
Jahjaga: Po kërkoj zgjidhje e jo zgjedhje
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga deklaroi në një prononcim sot për RTK-në se po përpiqet që në takimet me liderët politikë të gjejë zgjidhje e jo zgjedhje
KOMENTO
       Rajoni
30 Tetor 2014
Maqedoni, ja shenjat e sulmit me granata ndaj godinės sė qeverisė- FOTO
Ja shenjat e sulmit me granata ndaj qeverisė sė Maqedonisė. Sulmi ėshtė regjistruar mbrėmjen e djeshme ndėrkohė qė njė vrimė e madhe ėshtė hapur nė katin e dytė tė ndėrtesės
KOMENTO
       Bota
31 Tetor 2014
NATO: Aktivitet i pazakontë i aeroplanëve luftarakë rusë mbi Evropë
NATO-ja thotë se ka ndjekur katër grupe të aeroplanëve luftarakë rusë “që kanë ndërmarrë manovra ushtarake domethënëse” në hapësirën ajrore afër kufijve të Bashkimit Evropian, gjatë 24 orëve të fundit
KOMENTO
       Sport
31 Tetor 2014
Igli Tare: Kombëtarja të vlerësohet si skuadër, jo individë të veçantë
Igli Tare ka theksuar se meritat për atë që ndodhi në Beograd nuk duhet t’iu atribuohen individëve, por grupit.
KOMENTO
       Kulture
31 Tetor 2014
Restaurohet mburoja e betejave të Aleksandrit të Madh
Viti 1983 i dhuroi Apollonisë një pasuri të rrallë arke ologjike: në tumat e fshatit Kryegjat, arkeologu Vangjel Dimo zbuloi një varr që ngriti mendjen e të gjithë specialistëve të fushës. Në varr ndodhej një mburojë prej bronzi, e mbi të skeleti i shtrirë anash i të zotit të saj
KOMENTO (1)
       Metropol
30 Tetor 2014
Rita Ora: Calvin Harris ishte i duhuri, por në kohën e gabuar
Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka folur në revistën “Cosmopolitan”, në lidhje me ish të dashurin e saj, Calvin Harris
KOMENTO (2)
       Teknologji
31 Tetor 2014
Ja si ta zbuloni kush ju ka fshirë nga lista e miqve në ‘Facebook’
Facebook refuzon të shtojë opsionin i cili të tregon se kush ju ka larguar nga lista e miqve në rrjetin social, sepse kjo ka impakt negativ tek përdoruesit.

KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
   
   
   
   
   
  No Flash  
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Atentat me armė 40-vjeēarit me tė kaluar kriminale, pranga njėrit prej autorėve
 
 
BALKANWEB.TV
Ambasadori turk Bayraktar: Shqipėria, rol kyē pėr stabilitetin nė rajon
 
 
BALKANWEB.TV
Meta nė Marok: Pėrpjekje tė pėrbashkėta nė luftėn kundėr terrorizmit
 
 
BALKANWEB.TV
Llalla: Dėrguam para gjykatės 1 prokuror e 5 gjyqtarė, vijojmė hetimet pėr zyrtarėt
 
 
BALKANWEB.TV
Nga data 1 janar 2015 hyn nė fuqi pensioni social, ja si pėrfitohet
 
 
BALKANWEB.TV
Dervishi: Energjia, pjesė e kostove tė ujėsjellėsave, tė trajtohen si klientė specifikė
 
 
BALKANWEB.TV
Rihapin dyert 6 universitete private tė pezulluara nė gusht
 
 
BALKANWEB.TV
Ruēi kritika ministrave: Justifikoni besimin te elektorati jo tė silleni si kryeministra
 
 
BALKANWEB.TV
Kutia e ndihmės sė shpejtė, specialisti Alija: E domosdoshme kur ambulanca vonohet nė vendngjarje
 
 
BALKANWEB.TV
Fotoshopi, teknologjia qė kthen kėtė plakė, nė vajzė tė re
 
 
BALKANWEB.TV
Zv.kryetari i Komitetit tė Buxhetit nė Parlamentin Europian interviste per News24
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 30 tetor
 
 
BALKANWEB.TV
Qytetari denoncon nė News24: Njė vajzė vdiq se polici mė vonoi teksa e ēoja nė urgjencė
 
 
BALKANWEB.TV
Energjia, Rama takon pensionistėt dhe PAK: Do rrisim pensionet e kryefamiljarėve
 
 
 
 
FOTOGALERI
Krahasimi nėna-vajza, shakatė e gjenetikės
 
 
FOTOGALERI
Rrathėt gjigandė nė Jordani tė fotografuar me satelitė
 
 
FOTOGALERI
Kylie Minogue del nga torta e ditėlindjes dhe kėndon Happy Birthday
 
 
FOTOGALERI
Bud Spencer feston 85 vjetorin
 
 
FOTOGALERI
ISIS masakron edhe 30 anėtarė tė njė fisi sunni
 
 
FOTOGALERI
Dasmė romantike, nė qiell shfaqet reja nė formė zemre
 
 
FOTOGALERI
Atentat me armė njė 40-vjeēari nė Tiranė, pranga njėrit prej autorėve
 
 
FOTOGALERI
Nxjerr motrėn e tij nė eBay qė t’i gjejė burrin ideal, pėr 50 paund
 
 
FOTOGALERI
Brazil, vrasėsja gjen dashurinė nė burg dhe refuzon tė dalė
 
 
FOTOGALERI
Modelja serbe qė po ēmend Neymar
 
 
FOTOGALERI
Njė avion i vogėl pėrplaset me njė ndėrtesė nė Kansas
 
 
FOTOGALERI
Maqedoni, ja shenjat e sulmit me granata ndaj godinės sė qeverisė
 
 
FOTOGALERI
Japoni, “Princesha e trishtuar” shfaqet nė publik pas 11 vitesh
 
 
FOTOGALERI
Eric dhe Ariel, ja dasma e vėrtetė e protagonistėve tė “Sirena e vogėl”
 
 
FOTOGALERI
Shefi ekzekutiv i “Apple” pranon publikisht: Jam homoseksual
 
 
FOTOGALERI
Kim spektakėl nė ndeshjen e Lakers, korseja mbledh ‘tulet’ e Kardashian
 
 
FOTOGALERI
Kate Moss me tė kuqe, tregon vithet
 
 
FOTOGALERI
Edi Rama njė shėtitje vetėm nė Tiranė