Nga: ZONJA KATERINA
1 pako peta
300 gr djathë
2 gota kos
5-6 kokrra vezë
2 lgj miell gruri
2 lgj miell misri
1 filxhan vaj
1 filxhan qumësht
Kripë, piper i zi

Lyejme fillimisht nje tave me vaj ulliri. Përziejmë vajin e ullirit me qumështin dhe e lemë mënjëanë për spërkatjen e petëve. Në një tas trazojmë vezët me kosin, djathin dhe dy llojet e miellit. Vendosim në tavë 3 petë, i spërkasim me masën me vaj dhe qumësht. Më pas vendosim mbushje me djath dhe kos, vendosim përsëri 3 petë spërkatur me yndyrë, përsëri mbushje dhe në fund petë të spërkatura mirë me vaj dhe qumësht. E vendosim byrekun ne furrën e parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për 40-45 minuta.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb