MAT– Pas lëkundjeve sizmike të një dite më parë, në zonat e prekura nga tërmetet mbërriti sot dhe drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, i cili u njoh nga afër me dëmet e shkaktuara kryesisht në bashkitë e Matit dhe Bulqizës.

Kreu i Emergjencave Civile gjatë këtij inspektimi ka publikuar të dhënat e para të dëmeve të shkaktuara, ndërsa disa nga banesat janë shpallur si të pabanueshme për shkak të dëmeve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Raportohet se dëme ka në 211 banesa.

Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Haki Çako, ju ka apeluar të gjithë banorëve të banesave të shpallura si të pabanueshme të largohen prej tyre, pasi në rast të përsëritjes së lëkundjeve pasojat mund të jenë fatale.

Në zonat e prekura nga lëkundjet sizmike ka filluar konstatimi i dëmeve nga katër grupe që janë në terren, ndërsa Emergjencat Civile po bëjnë shpërndarjen e ndihmave të para me çadra për familjarët e banesave të shpallura si të pabanueshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb