KORCE- Gjashtë vepra të reja në skulpture të realizuara në edicionin e 9-të të simpoziumit “Skulptura e Parkut”, i janë bashkuar veprave të tjera të ekspozuara në parkun “Rinia ” të qytetit të Korçës.

Këto vepra janë sjellë nga artistë të skulptorë nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia, Gjermania, Japonia, dhe Zelanda e Re. Për artistët pjesëmarrës kjo është një mundësi e mirë për të shkëmbyer kulturat dhe përvojat.

“Simpoziumet na japin mundësinë të shkëmbejmë mendimet, kulturat dhe eksperiencat tona. Unë ndjehem shumë i lirë në simpoziume të shpreh atë që mendoj përmes artit tim”, thotë një artist, Vasi Kolevica.

Ndërsa për Sotiraq Filon, kryetarin e bashkisë së Korçës, një organizim i tillë është më shumë se kaq, pasi promovon Korçën jashtë kufijve ndërkohë që lë pas vepra arti që dekorojnë qytetin.

Simpoziumi “Skulptura e Parkut” zgjati 10 ditë, dhe krahas punës artistët u njohën edhe me vlerat kulturore e natyrore të rajonit të Korçës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb